Fundi i protestës zyrtarisht është konfirmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Në një komunikatë për media në 2:20 pas mesnate, partia e Kurtit ka përmendur kufizimet nga ana e policisë dhe temperaturat e ftohtit si shkaktarë të anulimit të protestës edhe në Merdare.
Komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:
Për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe teperaturës së ultë që po mbizotëron atje, është bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdar.
Në ora 00:30 policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato. Këto ishin mëtuar që t’ua mundësonte protestuesve qëndrimin e sigurtë në Merdar. Njëkohësisht policia i ka bllokuar të gjitha rrugët e kryesore për në vendin e protestës, më qëllim të bllokimit të komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës.
Në orën 01:35, përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kanë mbyllur protestën e sotme në Merdar që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit. Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjës VETËVENDOSJE! u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë.
Shpend Ahmeti iu drejtua protestuesve dhe gazetarëve të pranishëm: “Duke qenë se u bë i pamundshëm qëndrimi te Dheu i Bardhë ku tashmë hynë veturat dhe maunet me mallra serbe, u vendos që tani nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë do të njoftoheni me kohë.”
Me 14 janar dhe sot nga fillimi i protestës e deri në mbylljen e saj, në Kosovë, nuk ka hyrë asnjë maune me mallra të Serbisë dhe asnjë veturë me targa të Serbisë. Pra, këto dy ditë në Kosovë u zbatua reciprociteti.
Lëvizja VETËVENDOSJE! falenderon të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur, qoftë me prezencën fizike duke marrë pjesë masivisht në protestat tona, apo edhe përmes ndihmës së ofruar me ushqim dhe materiale të ndryshme.
Protesta paqësore e sotme e demokratizon republikën. Reciprociteti e mbron republikën dhe na i forcon kufijtë shtetëror.
02:00 – Ka marrë fund aksioni i Vetëvendosjes për ti bllokuar pikat kufitare me Serbinë, në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë. Disa orë pas Vetëvendosje dështoi ta vazhdoj aksionin e saj tek Dheu i Bardhë, paralajmërimi i njëjtë është bërë edhe për protestën tjetër në Merdare.
Nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti është ai që ka komunikuar para protestuesve rreth orës 2 pas mesnate se aksioni për mbylljen e pikës kufitare në Merdare merr fund sepse nuk ka logjikë dhe është e pakuptimtë që të vazhdohet përderisa maunet me mallra serbe po hyjnë tashmë në pikën Dheu i Bardhë.
Kësisoj Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti as të paktën 24 orë ti bllokoj pikat kufitare duke pëfunduar aksionin e saj brenda 12 orësh. /indeksonline/
Ishte nje “vetefundosje” e paralajmeruar. Albin Kurti vuan nga Deliri i Madheshtise. Eshte i rrezikshem si politikan, ndoshta mund te beje pune si udheheqes sindikatash.
Me thuaj shkurt pse?
Pse duhet trajtuar vetja si inferior karshi Serbise?
Nese ata s’lejojne kamionet e Kosoves te kalojne kufirin pse duhet t’i lejoje Kosova? Te gjithe hiqemi si patriote me llafe, ndersa kur llafet shoqerohen me vepra atehere vuajme nga deliri i madheshtise dhe behemi te rrezikshem.
Gjithesesi po pres arsyetimin tuaj, pse?
Nuk e kuptoni qe patriotizmat sot jane kthyer ne nacionalizma. Nuk ka kohe per keto gjera. Shqiperia ka halle me te medha sot se sa te merret me denglat e nje personi si ky i Vetevendosjes. Historirat per bashkim te Shqiperise sot nuk kane vend. Na ndahu historia tani te shohim realitetin. Ja u bashkuam u beme Shqiperi e madhe mendoni se do rritet ekonomia apo do dalin njerezit nga varferia apo do lulezojme me idealet. Nese ndodh qe bashkohemi do kemi ca me shume te koruptuar sec kemi tani qe do zihen per pushtet dhe populli do ti beje sehir. Shqiperia nuk ka nevoje per Kosoven. Secili komb te jete pergjegjes per te drejtuar vendin e tij ne te mire te popullit qe ka, nuk eshte Shqiperia shpetimtare e Kosoves.
Misionari i serbise ?-Apo i Thaçeve ?!
ALBIN KUTRI nji SHQIPTAR TRIM i MADH, kurse misionari nji bagel e sllavo-grekut me gjith TRADHETARIN THAC-JAHJAGA, Thaci se shpejti ka me lyp azil politik ne Serbi e Jahjaga ne Arabi.
Nje udheheqes i ekuilibruar i hedh pasuesit e tij ne aksione
per te realizuar nje objekt real; levizjet e Kurtit jane pasionante, shperthyese, por kur ndeshet me situaten konkrete shfryhet e gjithe levizja si fllucke sapuni, sic qe kjo e fundit(Te pengosh kalimin e kamionave me mallra tregtare eshte marrezi e hapur). Politikan nuk mund te behet kushdo; ne radhe te pare duhet te jete i lindur si nje njeri shume i vetepermbajtur, me nerva shume te forta, dinak dhe lojtar mesfushor, sic thote Bamir Topi. Nuk drejtohet shteti me aksione sindikaliste, me parrulla boshe e propagandistike. Me kujtohet kur ishin nje pale zgjedhje ne Kosove: qeveria e Beogradit i porosiste serbet e Kosoves te mos shkonin ne votime; te njejten porosi u jepta shqiptareve edhe Albin Kurti!? Une atehere e nxora perfundimin se
Albin Kurti vuan nga ideja fikse, eshte patollogjikisht i semure mendor, si pasoje vuan nga deliri i madheshtise. Me dhimbset kur shkruaj keto radhe, por Zoti ka nje thenie te mencur: O njeri njih veten se kush je. Une jam ne moshen e trete, i merguar per shkak bindjeve te te kunderta me dhenderrin e serbes dhe idhullin e tanishem te Hashim Thacit. Mund te jem edhe gabim, pasi jam nje vezhgues nga larg.Pershendetje vllazerore nga USA
Albin kurti eshte ne opozite. Nuk e drejton ai shtetin. Po ta drejtonte nuk do kish nevoje te protestonte ne pikat kufitare sepse do zbatonte reciprocitetin. Kaq. Pse cfare duhet te bente ai te ankohej infinitivisht ne Parlament per kete e Thachi ti thoshte: Pirdh, pirdh se lirohesh!
Albin Kurti u dha dinjitet shqiptareve te Kosoves dhe tregoi se ata jo cdo gje e presin nga te huajt.
albini eshte modeli i shqiptarit ,njeh nje flamur e nje komb.
Per misionarin,
Albini eshte nje patriot i madh dhe fatkeqesisht eshte unik si ne Kosove dhe ne Shqiperi.Por te gjithe patriotet e medhenj jane idealiste dhe per idealistet fitorja dhe humbja jane aty e aty,sepse ata rrezikojne shume
“Politikanet e ftohte” hyjne vetem per fitore,idealistet vene idete te parat pastajrezultatin, pasojat,taktikat,rreziku etj.
Albini ka kuptuar nje gje te thjeshte qe bashkimi yne rrit potencialet ekonomike ne fushen e brendeshme dhe peshen politike ne fushen e jashtme.Nuk mundte le pa permendur padrejtesine e vitit 1913.Mendoj qe i shikon gjerat ne distance:nese nje bashkim do te kete probleme te brendeshme ,le te themi 50 vjetet e para,keto do te zhduken pas 50 vjetesh.
A nuk e dine kete politikanet e tjere?Patjeter qe e dine,por bejne matematike me politiken.Politika nuk duhet te jete matematike pa zemer dhe ndjenja.Ky eshte ndryshimi i Albinit dhe risia e tij.
Thaçi ka shitur bythen se Serbi me kohe…dhe keshtu po ben edhe me kosoven. sa keq te vjen kur shikon qe mas 10 vjetesh qe kane kaluar nga lufta, serbi akoma e ka ne dore kosoven dhe e komandon indirekt.