Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, ka nisur të enjten në Prishtinë dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën. Qëllimi i këtij dialogu është që eventualisht të hiqet obligimi për pajisjen me viza për qytetarët e Kosovës.
Sidoqoftë, siç theksohet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Kosovë, kjo do të jetë e mundshme vetëm pasi që Qeveria e Kosovës të ketë zbatuar reforma të rëndësishme në fushat kryesore siç janë siguria e dokumenteve të udhëtimit, menaxhimi i kufijve, migrimit dhe azilit, rendi publik dhe çështjet e sigurisë (sidomos luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni) si dhe çështjet e të drejtave themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.
“Përkushtimi ynë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i vërtetë dhe jam shumë e kënaqur që tani mund të fillojmë me përparim konkret drejt këtij qëllimi. E di sa i rëndësishëm është udhëtimi pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam e kënaqur që e kemi nisur këtë proces. Megjithatë, nëse dhe sa shpejt qytetarët e Kosovës do të kenë privilegjin e udhëtimit pa viza, varet plotësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe përparimin konkret në terren”, tha Cecilia Malmstrom.
Pritjet në Prishtinë për një kohë të gjatë kanë qenë që BE-ja nga e enjtja t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat, por Malmstrom ka thënë se procedurat janë të njëjta për të gjitha vendet, kështu që “së pari niset dialogu, e më pas caktohen parakushtet që sjellin deri të marrja e udhërrëfyesit”. /Zëri/
Te kesh nje shtet te korruptuar,ku ska drejtesi,ku ska pune ku ska perspektiv,ku shteti e favorizon me shum armikun se popullin e vet,ku pushtetaret ,nuk e ndiejn veten se jan sherbetor te popullit,por behen milionera mnrenda 2-3 viteve nuk na duhes as liberalizimi vizave,sepse liberalizimi vizave nuk dot naj lufton gjitha keto te keqija qe ka populli shqipetar,ne duam nje shtet qe funksionon drejtesia ku ligji eshte mbi gjitha,ku qeveritaret me punen qe bejn,populli duhet qe ato te mira ti prek me doren e vet me jeten e vet ,por tek ne me shum na kan mbulu te keqijat se te mirat .sna vyen as europa
i hoqen vizat per shqiperine nuk ka pse te mos ja heqin kosoves
te dy jane vende gjysem diktature
ndryshimi eshte se saliu vrau njerez ne demostrate kurse thaqi nuk ka vrare akoma