Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se është shansi i fundit që Kosovës t`i jepet ndihma për marrjen e liberalizimit të vizave.
Ai në një intervistë për mediat kosovare, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e shtetit gjerman në aspektin e brendshëm politik, ekonomik si dhe atë ndërkombëtar për të rritur numrin e njohjeve.
Hoxhaj ka thënë se vetëm hartimi i një udhërrëfyesi të mirëfilltë dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të stabilizim asocimit do të ishte kornizë e mirëfilltë për integrimin evropian të Kosovës.
Ministri i Jashtëm ka njoftuar po ashtu se gjatë këtij viti do të rritet stafi diplomatik. “Gjatë këtij viti mendojmë se duhet rritur stafi diplomatik jo vetëm në nivel të ambasadorëve, por do të kemi edhe rreth 40 persona që do të qëndrojnë në ambasada”, ka bërë me dije Hoxhaj.
Më tej, ministri i Punëve të Jashtme ka folur edhe për pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar se e vetmja mundësi që Serbia të shkojë në një proces efikas të integrimit evropian është që gradualisht të normalizojë marrëdhëniet me Republikën e Kosovës, ta pranojë Kosovën si një realitet gjeopolitik, Kosova e pavarur do të ekzistojë përherë.
“Nuk mund të ketë paqe, siguri në rajon derisa Serbia synon përmes forcave të policisë, të sigurisë, formacioneve paramilitare t`i kontrollojë disa qytete në veri të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Z.minister e rendesishme eshte qe te ndryshoni ju dhe jo serbia,
pasi ata bojne punen e tyre,ju duhet te ndryshoni dhe te perpiqeni
me shume per ceshtjen shqipetare,dhe kur them ju,kam parasysh te
gjithve ne Tirane,ne Prishtine,ne Shkup,dhe kudo qe ndodhen shqipetaret
Deri tani te gjithe ju politikanet ne te gjitha trevat nuk keni bo gjo
tjeter po keni ndihmuar me teper armiqte tane serb e grek.
Ky i joni ne tirane nuk po len as dhe nji pllam toke pa ndertu varreza
okupatoresh grek,duke ju fal det e toke shqipetare.
Por dhe ju atje nuk jeni me te pakte,prandaj duhet qe te reflektoni
dhe te gjithe juve te bashkoni popullin,se ne nuk jemi dy kombe por nji
komb nji gjuhe dhe te njejtat zakone.Ne rast se kete detyre te shejte
qe ju kane ngarkuar nuk e boni dot,atehere ju duhet qe tia lini vendin nje shqipetari te devotshem nje njeriu qe mbi te gjitha ve interesat
e popullit shqipetare.!! Pas takimit te fundit qe kishit ne mal te zi
figura juaj le shume per te deshiruar.