Më shtrenjtë servisi se vetura. Kjo gjë i ka ndodhur ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili para dy muajve i ka dhënë tenderin në vlerë prej 54 mijë e 830 euro kompanisë “Mercedes-Benz” nga Prizreni, për servisin dhe mirëmbajtjen e dy veturave zyrtare “Mercedes” për tre vitet e ardhshme.
Të njëjtat vetura, më 6 prill 2010, i kishte blerë ish-ministri i Financave, Ahmet Shala. Një për vete dhe një për zëvendësin e tij në atë kohë, Bedri Hamzën, i cili tashmë është në krye të kësaj ministrie. Këto dy vetura ish-ministri Shala i kishte paguar për më pak se 98 mijë e 400 euro në tenderin që e kishte fituar kompania “BAAF” nga Prizreni.
Mirëpo, për vetëm një vit e gjysmë në qarkullim, Ministria e Financave është detyruar ta japë tenderin për servis dhe mirëmbajtje të këtyre veturave.
Në kushte normale veturat e reja kanë garanci prej tre vjetësh, ndërsa veturave të Ministrisë së Financave i është dashur t’i paguhet servisi vetëm pak kohë pas shfrytëzimit.
Ndonëse në kohën kur janë blerë këto vetura, çmimi i tyre prej rreth 100 mijë eurosh ishte arsyetuar kinse veturat janë të reja dhe të sigurta. Mirëpo, me servisin e këtyre veturave zyrtarët e kësaj ministrie e arsyetojnë me faktin se ato nuk kanë qenë të reja, por të përdorura…/zeri
Mos u merzitni!ka dhe mè keq,”servisi”rikonstruksioni i 15 katshit ne tirane qe kushtoi 15 miljon$ dhe u shite per 5 miljon$ biznesmenve te sales dhe fatosit dhe u harrua nga shtypi,pozita-opozita e anasjelltas,se populli dihet qe harron shpejt..
Bedri Lopa…
Sa i përket krimit, ministrat nga Prishtina pas çlirimit nga Serbia, kanë bërë aq keq për shqiptarët sa nacionalistët serbë gjatë sundimit të tyre para luftës. Për shpërblim material edhe nënën e tyre e shesin.