Arrestimi dhe dhuna e përdorur jo vetëm mbi protestuesit, por edhe mbi nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e së shtunës, është një tregues se Policia e shtetit shkeli më të “dyja këmbët”, të gjitha ligjet e aplikueshme, për të cilat është e thirrur që t’i zbatojë.
Ekspertë juridikë thonë se deputetët e Lëvizjes që drejton Albin Kurti, të cilën u ngritën në mbrojtje të vendimit të Kuvendit, që obligon Qeverinë të aplikojë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar më Serbinë, gëzojnë imunitetit për raste të tilla.
Megjithatë, ky privilegj nuk iu ka hyrë në funksion gjatë protestës së 14 janarit, as nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca as katër deputetëve tjerë, Visar Ymeri, Liburn Aliu, Albana Gashi e Afrim Hotit, të cilët janë arrestuar dhe rrahur njësojë sikurse secili qytetarët tjerë që kanë qenë pjesë e aksionit për mbylljen e dy pikave kufitare në Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Avokati Tomë Gashi shpjegon se sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, nuk ka pasur asnjë arsye që të arrestohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, ngase veprimet e tyre nuk kanë qenë të kundërligjshme, përveç shprehje e protestës në respektim të vendimit konform mocionit për reciprocitet të plotë që është aprovuar më 7 dhjetor të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës… /zeri