(E plotësuar) Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë vendosur në pikën kufitare në Merdarë. Në këtë pikë vërehen edhe automjete të blinduara të PK-së, si dhe automjete tjera, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it.
Ndërkaq, siç raporton gazetarja e “Zërit” nga terreni, mësohet se edhe gjatë rrugës Prishtinë-Merdarë, ka numër të shtuar të forcave policore ndërsa numri më i madh i tyre është i përqendruar në hyrje të qytetit të Podujevës.
Policia po kontrollon pothuajse të gjitha automjetet që mësyjnë kufirin.
Policia me postbllok në drejtim të Dheut të Bardhë
Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është nisur me veturën e tij personale të tipit Renault Clio për në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në ora 1:00 është paralajmëruar bllokimi i kësaj pike nga aktivistët e kësaj lëvizjeje.
Ymeri shoqërohet nga katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa bëhet me dije se në hyrje të pikës kufitare drejt Serbisë, Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka ngritur një postbllok.
Po ashtu bëhet e ditur se, dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë stacionuar në udhëkryqin Kamenicë-Dheu i Bardhë, ku po i kontrollojnë të gjitha lëvizjet e automjeteve, ndërsa pak minuta më parë kanë ndalur një autobus me aktivistë të Vetëvendosjes, të cilin nuk e kanë lënë që të shkojë te pika kufitare.
Mirëpo, udhëtarët që ishin në atë autobus janë nisur këmbë drejt pikës kufitare Dheu i Bardhë, që ndodhet disa kilometra më tutje.
Raportohet po ashtu se, rreth 1 km në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë, mbi 20 policë të njësisë speciale kanë bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve në drejtim të kësaj pike kufitare. Ndërkaq, dhjetëra anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje, po qëndrojnë në oborrin e një pompe të benzinës, që ndodhet afër vendit ku është stacionuar policia.
Njëri nga pjesëtarët e njësisë speciale i ka deklaruar Zërit, se ka pasur një përpjekje të aktivistëve të Vetëvendosjes që të shkojnë në drejtim të pikës kufitare, por ata nuk janë lejuar nga njësitë policore.
“Sot, Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, që sot pritet të zbatohet në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.
Plani për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe është kundërshtuar ashpër si nga autoritetet kosovare, ashtu edhe ato ndërkombëtare, por aktivistët e Vetëvendosjes mbeten të vendosur për, siç thuhet, zbatimin e plotë të reciprocitetit tregtar, ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.
Ata kanë premtuar se protesta do të jetë paqësore, duke iu përgjigjur frikës së zyrtarëve për mundësinë e përshkallëzimit të saj në dhunë. /Zeri
Për më të rejat e protestës së Vetëvendosjes, do të ju informojmë nga çasti në çast.
Albin e çburrërove fare shokun Thaçi,me kopani bravo.
Jem krenar se jem Shqipetar .ALBIN KURTI do na behet,Kryetar do te pergjigjemi me 22 janar nga QENDRESA e DEQANIT. posht thaqi edhe serbia nuk ka nejt me nga qeveria