Udhëheqësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka paralajmëruar se aksioni për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë më 14 janar do të jetë paqësor. Por, ka vlerësuar ai, “me këtë do ta tronditim Serbinë”. Në një tubim që ka mbajtur me qytetarë në sallën e kinemasë në Podujevë, Kurti ka thënë se Beogradin e ka kapur paniku për aksionin e “Vetëvendosjes” për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar. Ai gjithashtu ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës që të dalë në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës e jo, siç ka thënë ai, të deklaratave të ministrit Bajram Rexhepi, “i cili ka dalë haptas kundër ‘Vetëvendosjes”.
“Më 14 janar do të jemi plotësisht paqësorë e të pa dhunshëm. Nuk do të gjuajmë gurë e as shishe. Por do të fillojmë të zbatojmë një vendim që është më i rëndësishmi që e ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës”, u ka thënë Kurti qytetarëve llapjanë. Lideri i “Vetëvendosjes” ka theksuar se nuk mund të ketë prodhim vendor në Kosovë pa e bllokuar Serbinë. E pa e ndalë Serbinë ekonomikisht, sipas tij, nuk do të mund të bëhet Kosova politikisht sovrane.
Sipas tij, okupimin e dikurshëm me ushtri, polici e në mënyrë institucionale dhe politike, Serbia tashti e ka zëvendësuar me okupim ekonomik e tregtar, “përveç asaj që edhe çerekun e territorit ende e kontrollon me struktura ilegale, kriminale e armiqësore”.
“Pra, ajo (Serbia) po i bjen mallrat e veta këtu, qytetarët e varfër të Kosovës po i blejnë ato. Dhe kësisoj prej Kosovës si tokë e djegur po na shndërron në treg të konsumatorëve dhe mallrave të saj. Këtë duhet ta ndërpresim. Vetëm atëherë do të bëhemi plotësisht të pavarur e sovran, atëherë kur do të jemi të pavarur edhe në aspektin ekonomik e tregtar prej Serbisë”, ka theksuar Kurti. Udhëheqësi i Lëvizjes “Vëtevendosje” ka thënë se Serbia dërgon çdo javë nga një zyrtar të vetin në Kosovë dhe i ndërsen serbët e Kosovës kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër shqiptarëve.
“Më 14 janar angazhohemi që të fillojë një epokë e re në Kosovë. Që t’ia marrim pushtetin Serbisë në Kosovë. E ky pushtet është politik, ekonomik e tregtar. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës nuk po do ta forcojë shtetin tonë. Pushteti në Kosovë është i fuqishëm duke e mbajtur shtetin e dobët, duke ia mbajt kufijtë e dobët, buxhetin e dobët e të varfër që po ia keqpërdorin, po manipulojnë me tendera, kontrata të dëmshme, po ia shesin pasuritë, etj”.
Aktivisti tjetër i kësaj lëvizje, Visar Ymeri ka përsëritur slloganin se më 14 janar “Serbia nuk kalon” dhe se do të bllokojnë mallrat e Serbisë dhe politikën e saj në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, sipas tij, po bën çmos për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe t’i mundësohet asaj që t’i shesë prodhimet e saj këtu.
“Qeveria e Kosovës po i nënshtrohet Serbisë dhe nuk po ndërmerr asnjë hap për reciprocitet ndaj saj”, është shprehur Ymeri.
Ndërkohë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të vendoset reciprociteti i plotë me Serbinë.
“Ne nuk do të protestojmë vetëm një ditë, sepse nuk ka kuptim një ditë ta mbyllim kufirin e ta lirojmë ditëve tjera. Pra, do të qëndrojmë aty deri atëherë kur mekanizmat shtetërorë do të jenë në nivel të detyrës, në nivel të vendimit të Kuvendit të Republikë së Kosovës për reciprocitet të plotë”, ka thënë Kurti. /KD
More miq te forumit, a e di njeri nga forumi, ne se udheheqesit e Vetvendosjes kane biseduar me udheheqesit e KFORIT apo jo, dhe ne se po, cilat kane qene rezultatet e ketyre bisedimeve.
Cfare kupton levizja e Vetvendosjes me reciprocitet me Serbine? A prodhohen mallrat qe livron Serbia ne Kosove, nga Kosova vete ose Shqiperia? Ne se jo, atehere nga do ti marri Kosova keto mallra dhe me cfare cmimi. Ne se po, atehere qeveria e Kosoves duhet te mbroje prodhuesin vendes te ketyre mallrave duke ju vene dogane mallrave serbe. Nuk kuptoj se pse duhet te mbyllen kufijte me Serbine. Une mendoj se interesi reciprok dhe jo konfrontimi eshte zgjidhja.Mos harrojme se KFORI kundershtoi bllokimin e kufirit nga serbet, kuptohet qe KFORI do beje te njejten gje me kosovaret qe do tentojne te bllokojne kufirin. Kam frike se edhe kete radhe ky aksion do perfundoje si nje flucke sapuni. Cili eshte mendimi i organizates Kuq e zi ne lidhje me kete aksion ? A do jene edhe anetare te Kuq e Zi ne kufirin Kosove-Serbi ? Mendoj se futja e anetareve te Kuq e Zi ne kete valle eshte jo me shume mend. Anetaret e kuq e zi nuk jane qytetare kosovare por qytetare te Republikes se Shqiperise. Ne fakt nuk jam ne gjendje te diskutoj ne lidhje me kete pune dhe nuk e njof juridicjonin midis shteteve. Uroj qe levizja Vetvendosjes te kete ndonje udheheqes visionar dhe jo populist se do tallet bota me ne. M.gj.ate si shqiptar i uroj levizjes me 14 janar sukses.
Serbia eshte si ajo Zvicra e juaj qe na bene zbor neve na shet jahresvigniete per nje here ne vit me kalu ne Zvicer 40 euro 5 euro nje filxhan kafe dhe para se ta kalosh kufirin te vejne als dankeschön edhe nje derr gjobe.
VV nuk konsultohet me nderkombtaret,KFOR,BE,SHBA ata prezencen nderkombetare e konsideroin kolonialiste,shiqo filmin propagandistik serb Weight of Chains ku glauk konjufca i quan amerikanet kolonialist.
Per aresyen pse importoim mallera nga serbia eshte pune interesi,konkurence,produktet serbe(materiali ndertimor,gruri,misri,mielli,vaji ushqimor)jane 10-15% me te lira se produktet e shteteve tjera.Kosova nuk ka mundesi ti plotesoi nevojat e saje me te gjitha produktet,ne kemi qen ne nje treg ne ish jug.dhe ekonomia eshte e ndervarur,linjat energjetike kaloin neper serbi,rruget,dhe e vetmja linje rentabile hekurudhore kalon neper serbi.Protesta e VV nuk eshte per aresye ekonomike por thjesht per perfitime politike,ne sondazhe nuk qendroin mire ide e alternativa ekonomike e politike nuk kan,mendoin se mund te perfitoin me patriotizem folklorik e trazira.Edhe me u mbyll kufijt me serbin mallerat serbe do te hyjn ne Kosove permes Malit te zi dhe Maqedonise.Kosova nuk mund te vendos dogan ne produktet serbe sepse jemi nenshkrues te marrveshjes CEFTA te cilen jemi obligu ta respektoim,madje edhe ne deklaraten e pavaresise thuhet se do ti respektoim marreveshjet dhe konventat e nenshkrauara nga unmiku.Edhe po te donte qeveria dhe kuvendi i KOSOVES ti mbyll kufijt me serbin ata nuk mund ta bejn,ICO ka kompetenca ekzekutive dhe mund ti shfuizoi vendimet,ligjet qe i konsideron ne kundershtim me pakon e presidentit AHTISARI,ai ka te drejt ti shkarkoi zyrtaret e lart dhe ti shperbej institucionet(kuvendin,ministratmkryetaret e komunave,qeverin)nese e shkelin pakon e Ahtisarit e cila eshte mbi kushtetuten e KOSOVES.
O plak, ti me siguri ke nje lidhje (qe nuk e permend) me Serbine. Vetvendosja eshte levizja qytetare e munguar e shiptareve (qe nuk jane shquar kurre per kesi levizjesh). Ne vend te vandakut me pyetje pensionisti qe ben me larte te keshilloj te pyesesh nese lejohen mallrat me origjine Kosovare te kalojne ne Serbi.
P.s. punon gje tek AGNA, THG ose ELKOS?
shqiptari,
Mendoj se te thuash “JO” per gjithshka eshte nje gje shume e lehte dhe mund ta thote cdokush. Ne se pretendon se, je udheheqes visionor i ndonje partie ose organizate, duhet ti tregosh popullit se kush eshte “ALTERNATIVA”. Mendoj se, zoti Kurti nuk eshte ne gjendje ti tregoje popullit kosovar “ALTERNATIVEN”, dhe perdor vetem parulla populiste te nje patriotizmi folklorik qe nuk te shpie asgjekundi.
O popull,e keqja shqipetareve nuk u ka ardhe nga jashte po nga brenda.Mos u zini me serbin po me thacin,berishen,me ata thacet e berishet e shkupit.
Thaci ka telefonua BE me leshua deklarata kercnuese popullit Kosovar, ka lyp Thaci nga BE perkrahjen e mendimit te tij TRADHETAR per te mar dhune ndaj popullit shqiptar.
Sërbia kam bindjen që kërkon A N A R K I në Kosovë e Shqipëri dhe gjithë këto përplasje në dy vendet janë është vepra të politikës sërbe.
Albin Kurti!
Ti je shqiptar i vertete. Me Serbine nuk shkon me fjale. Me ta duhet vetem dhembe per dhembe. Asnje nga forumistat ketu nuk e di se kush eshte serbi e ti Albin Kurti e di shume mire. Te lumte Albin. Vetem keshtu vazhdo. Per sa kohe do te kemi ne pushtet Vucidolovicin dhe Thacovicin keshtu do te poshterohemi dhe keqtrajtohemi nga Serbistani, Greqistani dhe te gjithe stanet e tjere.
RROFTE ALBIN KURTI, ska nevoje per komente
RROFTE ALBIN KURTI DHE GJITHE ATDHETARET!!
Vo njerez AlbinKurti-VV po thone qe Jane paqesore, Pse Thaci ben berihaj si vllau V (vucidoliq), serbet s’jane pa paqesor, edhe se jane 5 kokrra te krymet dhe ne toke te botes!!! Qe duhet trajtim reciprok, kjo s’ka dyshim, dhe aq me mire hedhja tej e kolonizimit ekon. Serb( si kemi kendej ate grek) Po mire, ti thac si po e propozon zgjidhjen, se deri tani e ke ndrit, (ose se je ‘Kale Troje Serbi’ ose je I paafte sejmen!!). Forca VV, na keni mbrapa!!!!! ( nese Nuk jeni tjeter gjo!!! Me falni qe shpreh dyshimin, po kjo eshte e keqja SOT: Nuk dahet dot shpejt E Verteta nga E Rrema!!)
plaku
hallo! Kam lexuar disa nga komentet tuaja per ekonomine dhe ne te shumten e rasteve keto analiza sipas mendimit tim kane qene objektive, ne rastin e z.Kurti besoj se nuk keni qelluar ne shenje.Levizjet e kreut te VV, nuk jane spontane por, te studiuara mire, sa mire do te ishte qe edhe ne vendin tone te kishim nje levizje te tille, me nje lider si z. Kurti. Tschüß
te nderuar pjesmarres te vv kjo injicativ esht shum ne momentin e duhur un si mergimtar e perkrahi me te gjitha mundsit e mija vetvendosjen dh vetem nji sugjerim un jam nji nip i nji patrioti i cili ka vdek per flamurin ton kombtar ky njeri quhet FAZLI GREJQEVCI nga drenica ka vdek prej torturave te serrbeve per 17 dit ket histori e din te gjith drenica ku esht edhe vendlindja ime qe po e shkruaj ket koment ka qen bashk me ADEM DEMAQIN po ket flamur ne qender te kosoves kur e qiti i ndjeri IBRAHIM RUGOVA kta te pa shkolluarit.PDK, e hashim thaqit e djegshin e ne ne kosov kemi akoma edhe disa njerz qe jan po ne ket parti e jan kriminel po po fakt i gjall se kan vra shiptar per ket arsyje duhet me perkrah kit NAZIM BLLACEN ,se asht e vertet se kan vra shiptar dhe tash jan ne parlament po hashim thaqi asht vet faqezi se ka njerz qe nuk duhet mi pas parlamenti i kosoves po tash i ka dal era se vvendosja esht e paster sikur loti A KURTI ka qen ne prishtin i veshur me uniform sa e di un e ky hashim thaqi as qe eka njoft kush po tani esht ne pozit dhe vepron me kok te veten ku kta te PDK jan shumica pa shkoll pas lufte u ben te gjith me diploma te gjith ministra e nderuara redaksi vetem shikojeni kur ju si gazetar qe ju beni pytje ktyre qe jan ne politik sa jan te aft ne pergjigje asnji nuk esht ne gjedje te pergjigjet ne menyr direkte pa i lexu ne leter posaqerisht kta te partis se PDK PER KEQ ARDHJE PER NEVE KOSOVART QE NA UDHHEQIN KTA TE PA SHKOLL PERSHENDETJE RRNOFT VV RRNOFT SHIPTARIA posht kta idiota qe po bejn dialog me serrb ku po hyn ne kosov sikur ne shpi te tyre pse nuk po i ndalon shkit ku ne zemer te kombit shiptar presidenti qetnik serrb deklaron se kosova esht tok serrbe atiyre duhet meja ndalu hyrjen se per me ndalu nji VV ESHT KOLLAI PO POPULLIN NUK MUNDET ME NAL kjo qeveri plot korrupcion un punoj qe 22 vite ne mergim enuk po mundem mu be milioner sikur kta te pdk, te nderuar vllezer te redaksis nji pershendetje nga mergimtari i tronditur me kta politikan te PDK…
Serbia nuk kalon !!
MENDIMI IM PER DATEN 14 JANAR I ORGANIZATES VET VENDOSJE QE U BEN THIRJE PER BLLOKIM RUGE NUK ME DUKET SE DO KET SHUME REZULTAT SEPSE SERBET JAN AQ TE ZGJUAR DHE KAN ME SHUME EKSPERINC NE GJERA TE TILLA ..KETE E TREGON FAKTI SESI NE VERI TE KOSOVES PAKICA SERBE KAN MESUAR NGA QEVRIA E BEOGRADIT SESI TE BEJNE TE TILLA BARIKADA .E BLLOKADA ..POR TE PAKTEN ATA JAN AQ SHUME EKSTREMISTA SA REZITOJNE E U BEN BALLE JO VETEM QEVERIS SE DOBET TE KOSOVES POR DHE EULEX ..ME KETE VEPRIM TE ALBIN KURTIT DO DUKET NJI LEVIZJE DESHTAK SEPSE UN KAM PARANDIENJE QE ATE DITE PRA ME 14 JANAR PALA SERBE DO TI KET MARE MASAT E DUHURA DUKE E BER PUSHIM E DUKE MOS KALUAR DOGANAT E KOSOVES ..DHE KESHTU QE KJO PERPJEKJE E ALBIN KURTIT DO JET VETEM NJI FLUCK SAPUNI …SERBET JAN AQ TE ZGJUAR SA JO ME KOT KAN BERE LEVIZJEN E LIRE TE KOSOVARVE …SEPSE DUKE BER KETE GJE SHTETI SERB THITH PARAT DHE LEVRON MALLRAT E VETA NE TREGUN KOSOVAR ..HEHEHE ZGJOHUNI I SHQIPTAR ..HABITEM ME DISA QE JAN BER MIOP QE THON QE KOSOVA ESHT E LIRE ,,PERKUNDRAZI KOSOVA ESHT LIDHUR DHE GJUNJEZUAR NGA EKONOMIA SERBE …OPININISTI ADRIAN HAJDINAJ
me duket se ju ha b..ha,behuni gati se se shpejti vine ruset tja u kruajne bashke me ca si kroatet,dhe ata qe keni vene brenda,kur te filloni raundin e dyte me serbine,ne opinionin tim,dhe mesa lexova ne profeci do ta mbani perhere me dore,dhe per mua amin,sikur te fillonte neser,eshte e vetmja gjuhe qe kuptojne tiranet.
Albin ,je nje shqiptar i madh.Shqiperia etnike ka nevoje per me shume njerez si ty.
Ky Albin Kurti eshte ose revolucionar pa lidhje ose nje zot e di cfare???!!!!.Nuk e njoh shume.Po ju o popull i Kosoves me shume besojuni atyre qe luftuan maleve me UCK-ne se atyre qe jepnin intervista “patriotike” nga burgjet serbe ne kohen e luftes!!!!..
Ishin burra me te mire dhe nuk guxonin.
Respekte Thacit,Haradinajt,atyre qe luftuan me UCK-ne dhe nderime per ata qe dhane jeten.
TE GJITHE SHQIPTARET QE DUAN ATDHEUN NUK DUHET TE DEGJOJNE TE SHITURIT TEK SERBIA SI BERISHA THACI HAXHINASTO DHE KODOSHET E TJERE QE CIREN PER INTERESAT SHQIPTARE KURSE NE FAKT JANE INTERESAT E TYRE PERSONALE TE VJEDHJEVE DHE HAJDUTERIVE.TE GJITHE DUHET TE MBESHTETIN HEROIN E RI ALBIN KURTIN DHE JO VETEM TA NDJEKIN PAS POR DHE TA RRUAJNE ME JETEN E TYRE.QENDRESA DHE BURERIA JANE ATO QE E KANE NDRICUAR SHQIPTARIN.JARGAVITJET DHE PUTHJET SI KURVA E KANE SHKATRUAR TOKEN E SHQIPTARVE QE NE LASHTESI DHE DERI SOT.BASHKIMI VJEN VETEM ME VULLNET TE HEKURT TE BASHKUAR.
Albin Kurti.Qent le te lehin karvani shkon perpara.
Ne vend qe te bllokoj kufirin, A. Kurti me shoke, do te ishte me mire te diskreditonte “biznesmenet”, qe sjellin mallera nga Serbia, e qe ne kete rast jane gati te gjithe deputet ne Kuvendin e Kosoves, sigurisht edhe nga Partia e tij e quajtur Vetevendosje.
Sigurisht qe duhet te mbrohen prodhimet vendore, por per fat te keq, ato nuk i plotesojne as per se afermi nevojat e popullit ne Kosove, pastaj Kosova nuk prodhon barna (ilaqe) fare.
Problemi do te zgjidhej shume lehte, duke inkurajuar popullin, qe te mos bleje prodhime serbe, por ne anen tjeter, atij populli duhet ti ofrohet pune, nje popull i varfer sigurisht qe do bleje mallerat me te lira qe ofrohen ne treg.
Ka ndonje program ekonomik A. Kurti?, nuk kam degjuar kurre nga ai te flet gje per nje alternative ekonomike.
Ky njeri nuk me pelqen fare, vetem bene zhurme kot, nuk ofron asgje konkrete. Nese duan te vijne ne pushtet, kjo nuk behet me zhurme e sharje, me perralla patriotike, kjo arrihet vetem me pune te ndershme, duke i ofruar popullit nje alternative ekonomike te besueshme, populli nuk mund te ushqehet me fjalet e medha e boshe te nje popilisti te vogel, ai kerkon pune dhe dinjitet.
mos harro te marresh me vete nje brisk qe tua ruash grupi, po ske faj ti ne kohe te luftes i ke pas buzet me qumesht edhe tani te shpon elbi