Kosova ka 12 festa zyrtare brenda vitit dhe mund të renditet ndër shtetet e para për nga numri i tyre. Bashkë me festat vijnë edhe ditët e pushimeve. Në një përllogaritje të thjeshtë, del se gjatë vitit 2012, kosovarët pritet të pushojnë 150 ditë. Ky paradoks ndodh edhe për shkak të ligjit të çuditshëm për festat.
Kosova nuk mund të krenohet vetëm se është shteti më i ri në Evropë.
Përveç këtij fakti, qytetarët e këtij vendi mund të krenohen për diçka tjetër, e madje të rrahin gjoks se janë të parët.
Shtetasit e vendit më përqindjen më të madhe të të rinjve jo vetëm që janë në maje të listës kur bëhet fjalë për papunësi, por edhe ata që punojnë, kënaqen gjatë tërë vitit me shumë ditë pushimi.
Në Kosovë janë 12 festa zyrtare, por, sipas ligjit, nëse dita e festës i bie të jetë në ditët e fundjavës, kur normalisht dhe ashtu është pushim, kjo nuk kalon me kaq.
Në këtë rast, sipas ligjit të përçudshëm mbi festat zyrtare, duhet patjetër të sakrifikohet një ditë pune pasuese.
Nëse festa i bie të shtunën ose të dielën, atëherë patjetër që duhet të pushohet dhe të hënën.
Një ligj të njëjtë të përçudshëm e kishte deri vonë edhe Shqipëria deri vitin e kaluar, por qytetarët atje më nuk e kanë këtë luks.
Qeveria shqiptare e ka ndryshuar atë duke bërë që nëse dita e festës i bie në ndonjë nga dy ditët e fundjavës kur edhe është pushim, atëherë me kaq kalon ajo festë.
Në fakt kështu e kanë të gjitha vendet e rajonit, sigurisht, përveç Kosovës./express
Sa veta punojne ne administre mor aman? Pastaj me ato rroga qe kane shumica e nenpunsve krahasuar me fqinjet, e meritojne ndonje dite me shume. Le te dalin Drejtoret dhe titullaret ato dite.
Sa marrin njerëzit rrogë në Kosovë nuk e di askush, por sa i përket pasurisë që ka, është Kosova për kokë të banorit më e pasur se Zvicra.