Lagjia ku ndodhet shtepia e viktimes
Ka vdekur M.M, vajza katërmbëdhjetë vjeçe nga Vushtrria, e plagosur aksidentalisht me armë zjarri në natën e Vitit të Ri. Varrimi i saj është bërë të dielën. Nga ajo natë, si pasojë e djegieve në trup, në gjendje të rëndë kome dhe i shtrirë në QKUK është edhe 29 vjeçari Ilir Rraci. Nata e ndërrimit të viteve la në Kosovë 27 të lënduar.
Viti 2012 ishte fatkeq për një vajzë katërmbëdhjetë vjeçe nga Vushtrria.
Ajo nuk do t’u bashkohet të martën shokëve dhe shoqeve të klasës për të nisur gjysmë vjetorin e dytë.
M.M (identiteti i njohur për redaksinë) është varrosur të dielën në Vushtrri. Kjo vajzë ka vdekur tetë ditë pas ndërrimit të moteve.
E pikërisht atë natë, M.M u plagos aksidentalisht nga një familjar i saj, i cili kishte shkrepur plumbat për të shprehur gëzimin për ardhjen e Vitit të Ri. Tetë ditë pas asaj mbrëmjeje të gëzueshme, e cila në mesnatë u kthye në tragjedi, 14 vjeçarja vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./express
te prehet e qete vajza dhe ngushellime familes se saj…..
Nëse e gjen vetën në Kosovë në dasmë ose në festë, duhet të ruhesh më shumë nga plumbat se gjatë luftës së armatosur.
Vajza e gjorë nga Vushtrriu nuk është rasti i vetëm. Sa çmenduri është të vdesësh për kënaqësinë e zhurmës së pushkës së një individi me mendje të sëmurë. Pushka nuk ka çka të kërkoj në aheng! Ahengu është për tu gëzuar, jo për të vrarë.
Tmerr,,,Shkrehin pushken edhe per vitin e ri.
Te gjithe kosovaret duhet te kene te qarte se nuk jane me njerez pyli.
Edhe ata jane njerez te barabarte si gjithe te tjeret dhe ashtu si gjithe te tjeret duhet te reflektojne te pakten minimumin e kultures.
Eshte nje video ne u-tube ku kosovaret festojne si njerez primitive duke gjuajtur, qelluar, shtjere me revole ne ajer. Ishte si nje pune gare ku njerezit ne piknik ose ne ndonje festim gjuanin me rradhe ne ajer dhe dukej se qellimi i gares ishte :”kush do te shtiente ose qellonte me shume plumba per nje minute. Dhe une ,Agimi, vetem ne ate video kam pare fytyre njerezore te shprehte ate lloj ndjenje-gezimi kur ndonjeri thyente rekordin duke levizur shpejt (shume shpejt ) njerin gisht te njeres dore tek mekanizmi shkrepes i revoles ndersa me doren tjeter mbante revolen ..dhe zhurma e plumbave ishte nje zhurme trullosese grrrrrrrrrrrrrrrrrr …dhe ftyrat e shpellareve rreth e perqark shijonin festen.
Kosovar, ju nuk jeni shpellar !!!
Ju jeni njerez po aq te mire , biles edhe me te mire se une dhe shume te tjere si une…por mos beni festime idioteske..mos u argetoni duke qelluar me plumba se vrisni femijet e juaj te pafajshem.
Mos u tregoni idiota duke pretenduar se doni qe t’i tregoni serbit se ky vend ka zot , prandaj kaloni ne ekstreme (idiotizma) ne garen me plumba.
Po kujt i jepini leksione ju, more te mjere, sikur ju jeni me te mire, Ne Vushtrri ishte fatkeqesi, po ne Shqiperi qe ndodhin gjithe ato vrasje neper familje, keni ndonje sqarim?