Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Mallovic, ka mohuar spekulimet se është pezulluar fletarresti për Agim Çekun, njofton agjencia e lajmeve e Serbisë, “Tanjug”.
“Është e pavërtetë. Fletarresti vazhdon të jetë në fuqi. Pavarësisht se hetimet janë zhvilluar shumë dobët, me numër të madh lëshimesh, para kamerave të Radio televizionit të Serbisë aso kohe ka ndodhur krimi i rëndë në zonën e përgjegjësisë së Agim Çekut”, i ka deklaruar Mallovic gazetës “Danas”, transmeton Koha.
“Kanë pësuar shumë serbë, shumë civilë dhe robër të luftës. Kush është për këtë përgjegjës? Përgjigjen përkatëse për këtë mund ta japin vetëm prokuroria dhe gjykatat që merren me temat e krimeve të luftës”, citohet të ketë thënë ajo./zeri