Tadiç betohet në Deçan: Institucionet serbe do të mbeten në veri

7 Janar 2012, 11:18Rajoni TEMA

Presidenti serb Boris Tadiç, përkundër garancive të autoriteteve shtetërore të Kosovës, në Natën e Krishtlindjeve Ortodokse, edhe mbrëmë në Deçan, si gjithnjë deri më tash, vizitën e “fetare” i shndërroi në vizitë të qartë politike duke i shkelur kështu normat elementare edhe të  mysafirit të paftuar. Në mesnatë, kryetari serb ka bërë një deklaratë tipike politike madje edhe kërcënuese. Ai theksoi se kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.

“Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social si dhe të tjera nevoja shoqërore”, ka thënë Boris Tadiq nga Deçani për TV Mostin e Zveçanit.

Sipas tij, shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së po bëjnë presion në Serbinë që të heq institucionet nga Kosova, porse kjo nuk do të ndodhë.

Boris Tadiq dhe suita e tij politike Deçan është pritur me gurë dhe me protesta.

1 komente në “Tadiç betohet në Deçan: Institucionet serbe do të mbeten në veri”

  1. Shefqet Cela says:

    Heren e pare e shkeli premtimin per te mos bere deklarata politike.
    Shtetaret, duket se i thane: “bjer dhe nje here pa ta shikosh”.
    Tani e beri edhe se dyti.
    Mos i thnae ” E TRETA, E VERTETA”?
    Lum Kosova per drejtuesit shteterore qe ka!? Lum e lum e vcaj medet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje