Presidenti serb Tadiç viziton nesër Kosovën

5 Janar 2012, 11:34Rajoni TEMA

Krishtlindjet ortodokse rikthejnë përsëri në Kosovë presidentin serb Boris Tadiç. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e tij, Jasmina Stojanov e cila ka theksuar se presidenti Tadiç do të vizitojë nesër Kosovën ku do qëndrojë për dy ditë në Pejë e Deçan.

Tadiç pritet të mbërrijë në Patrikanën e Pejës mbrëmjen e së premtes, ku edhe do të kalojë natën, ndërkaq të shtunën do të marrë pjesë në meshën e mëngjesit, në Manastirin e Deçanit.

Pas këtij riti fetar, është planifikuar edhe një deklaratë për mediat, ku sipas zëdhënëses Stojanov presidenti nuk do të flasë për çështje politike.

Edhe në vizitat e tjera presidenti serb ka premtuar të njëjtën gjë, por ai nuk ka mundur të përmbahet pa thënë se Kosova është pjesë e Serbisë. Ndërkohë edhe këtë herë për sigurinë e tij do të jenë përgjegjës KFOR-i dhe EULEX-i.

6 komente në “Presidenti serb Tadiç viziton nesër Kosovën”

  1. Glauku says:

    Besoj se zoti Tadiç èshtè njè person i pa dèshiruar nè Kosovè pèr shumè arsye qè i di gjithè bota. Thjeshtè, qeveria , apo parlamenti le ta provojnè ndalimin e hyrjes sè Tadiçit nè Kosovè. Kètu duhet tè theksohet si president i Serbisè. Pèrsa i pèrket pelegrinazhit le tè sjellè dhe ‘murgeshat’ po tè dojè.

  2. Frank says:

    Une them qe Zoti Tadic ka te drejte te shkoje atje dhe te festoje Krishtlindjet me bashkekombasit e tij, ne paqe, pa mesazhe politike ! Per punen e murgeshave ti shoku glauk, KFOR dhe EUlex duhet te marrin masa per sigurine e tij, nga ato murgeshat islamike kamikaze, qe nen mbulesa,callma kane ndonje bombe, se ashtu u ka thene zoti dhe feja e paqes !

  3. I.Troplini says:

    Festoji Krishtlindjet ne vendin tend mor Zoteri dhe mos provoko shqiptaret me keto “vizita”. Nese vertete kerkon te besh dicka te mire para Zotit, mos humb kohen ne ato germadha por jepu atyre prinderve shqiptare, kufomat e femijeve qe i kane vrare ushtaret e tu kriminele dhe askush nuk e di ku jane hedhur. Dita e lindjes se Krishtit nuk festohet duke mbjelle hasmeri por duke reflektuar mbi veprimet e bera gabim. Kosova nuk ka qene kurre Serbi dhe si e tille nuk do te behet kurre. Shqiptaret, mbase akoma nuk kane aftesine profesionale te te berit shtet, por i njohin rrenjet dhe tokat e veta. Per keto gjera, ata nuk kane nevoje per nje qeveri te Sali Berishes qe ju e keni ne sherbimin tuaj.

  4. mucua i tanes says:

    VARGJET E BEN DUKES MOS I HARRONI!

    XHAMADANI VIJA VIJA
    ESHTE KOSOVA DHE SHQIPERIA,
    XHAMADANI VIJA VIJA
    SHKUMBINI E POSHTE
    ESHTE GREQIA…….

  5. enh says:

    jo vetem tadic por edhe te tjere qofte nga serbia,ose nga jashte duhet te vizitojne ato troje dhe tu japin guxim njerezve,dhe mos ti lene te hallakaten rrugeve,mbi te gjitha autoritete te vendeve ortodokse,politike ose fetare duhet ta bejne ate krahine autoban,kaq me shume per vende qe kane autoritet dhe diplomatet e tyre qe snjohin kufinj.emegjithate njeqindehere bravo tadicit.

  6. Cakalli7 says:

    he mre merrni ca trima nga vetevendosja edhe levizja keq e nxi edhe ike ndalojeni kete me lare po ua mbajti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje