Lojërat e fatit shihen si e vetmja zgjidhje për t’i ikur realitetit socio-ekonomik për shumë kosovarë. Me shpresën e rrejshme se në këtë mënyrë do t’i japin fund varfërisë, qytetarët më shumë po shpenzojnë nëpër bastore se për bukë. Me pagat që marrin, thonë se nuk i mbulojnë shpenzimet e muajit, por as ekonomistët nuk po mund t’ia qëllojnë si po ia dalin në krye kosovarët.
Janë më të varfrit në Evropë. Por për nga mënyra e jetesës, pak dallojnë prej qytetarëve të këtyre vendeve të pasura. Kosovarët, edhe pse vështirë sigurojnë bukën për familje, janë më optimistët në gadishullin ballkanik. Por edhe këtë të fundit, një pjesë e madhe del se e blejnë me pare.
Burim G. 23-vjeçar nga Prishtina, është njëri nga ata që gati çdo ditë të javës shpenzon qindra euro për të blerë shpresë për jetë më të mirë. Paga që merr si kamerier, nuk i mjafton asnjëherë deri në fund të muajit për shpenzimet që bën. Por, siç thotë ai, “s’di qysh po e sjell Zoti”. Kështu si Burimi, edhe një pjesë e mirë e të rinjve shpenzojnë më shumë se që marrin.
Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se shkalla e varfërisë në Kosovë vazhdon të jetë 35 për qind, ndërkaq, varfëria e skajshme i ka prekur 12 për qind të popullatës. Të rinjtë thonë se pak moshatarë të tyre mund ta konsiderojnë veten të pasur, ndërkohë që shumica e shohin veten si të varfër.
“Rrogën e kam rreth 300 euro e ban vaki i harxhoj ma shumë se 500”, tregon Burimi që ka 5 anëtarë të tjerë të familjes, të cilët varen nga para e tij.
Është për t’u habitur se me gjithë këtë barrë të rëndë, ai gjen mundësi që të shpenzojë para edhe në lojëra të fatit.
“Çdo ditë, më së paku nga 5 euro i la në bastore. Po maj ymyt se ma rrokë, e po dal prej krize”, thotë ai.
Kaq para ai nuk shpenzon për bukë gjatë ditës. Madje rrëfen se shumë rrallë ndodh që të fitojë. Por, shpresa se një ditë do të dalë fitimtar, e nxit që një euro të bukës ta lërë anash për bastore.
Sociologët vlerësojnë se lojërat e fatit janë bërë një dukuri masive në të gjitha shtresat dhe kategoritë sociale të shoqërisë kosovare.
Fadil Maloku, sociolog, thotë se histeria apo pasioni për të provuar”fatin” në këto lojëra, në një mënyrë mund të ndërlidhën pa dyshim me realitetin apo gjendjen sociale, ekonomike shoqërore që është krijuar dhe mund të cilësohet si një gjendje e padurueshme ekzistenciale për këto kategori njerëzish e mentalitetesh sociale.
“Në fakt, realiteti i këtillë i zymtë në sferën sociale dhe atë ekonomike, pa dyshim që është një mekanizëm i fuqishëm nxitës (por edhe i shpresës së rrejshme!?) që njerëzit i shtynë të provojnë fatin në këto tipe lojërash të fatit”, pohon Maloku.
Sipas tij, kjo “ikje” nga realitetit i tillë i paperspektivë dhe tejet i zymtë për qytetarin e pasigurt në vetveten e tij dhe mbi të gjitha institucionet që janë duke i ndërtuar elitat politike, e bënë joshëse dhe tejet provokative lojën e fatit që të shumtën e rasteve e thellon edhe më tej këtë gjendje dhe status të tyre social e ekonomik.
“Por shpresa e rrejshme është ai mekanizmi që joshjen e qytetarit e shndërron shumë lehtë në pasion…dhe kështu i gjendur në një rreth vicioz të joshjes dhe pasionit, qytetari vazhdon të luajë “lojën e fatit” edhe për shkak që kjo atij i ofron një mundësi fiktive të largimit nga jeta e përditshme e pasigurt dhe e mundimshme”, thotë Maloku.
Lojërat e fatit janë bërë vend pune dhe shprese për rreth 45 për qind e qytetarëve që llogariten si të papunë me statistika në Kosovë.
“Në përgjithësi, për të rinjtë, është katastrofë. Punë nuk ka. Një i ri, për të mbijetuar, vetëm për të veten, pa 200 euro nuk mund t’ia kalojë. Së paku në bastore po e kalojnë kohën tuj mendu se do të fitojnë diçka”, thotë një i ri nga Ferizaj.
Të dhënat e raporteve, vendëse dhe ndërkombëtare, tregojnë se edhe ata që janë të punësuar në Kosovë, nuk jetojnë mirë dhe me të ardhurat që realizojnë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet elementare për jetesë. Qytetarët ankohen për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare. Ndërkaq njohësit e ekonomisë vlerësojnë se nuk ka ndonjë studim të saktë që tregon se a janë të mjaftueshme paratë që marrin të punësuarit për jetë standarde.
“Tregu kosovar në përgjithësi karakterizohet me çmime të shtrenjta, të cilat janë shumë më të larta se shumica e tregjeve në rajon, ndërsa paga mesatare është ndër më të ulëtat në rajon”, thotë Alejtin Berisha, nga universiteti Universum.
Sipas përllogaritjeve, kosovarët më së shumti nga paga e tyre shpenzojnë për bukë. Brenda një viti, në Kosovë supozohet se shpenzohen rreth 423 mijë tonë bukë, që në para i bie mbi 40 milionë euro.
Ndërkaq, shifrat e parave që shpenzojnë për lojëra të fatit, thuhet se janë më të mëdha. Por, në Administratën Tatimore të Kosovës nuk kanë të dhëna se sa janë të hyrat apo qarkullimi mesatar për lojërat e fatit në Kosovë.
“Nuk kemi të dhëna të ndara vetëm për këtë veprimtari, pasi që disa subjekte merren edhe me aktivitete të tjera dhe kjo na pamundëson të kemi të dhëna të ndara vetëm për lojëra të fatit”, ka pohuar për Express, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.
Ndërkaq, ajo tregon se të hyrat për lojërat e fatit nga taksat e licencimit prej 01.01.2010-31.10.2010, janë 1,248,000 euro.
Këtu përfshihen të gjitha bizneset bastet, automatet në klube të veçanta dhe tombollat bingo në lokale të mbyllura, nga vazhdimi i licencave, licencat e reja si dhe nga zgjerimi i aktiviteteve si pika të reja. Kurse të hyrat nga gjobat e lëshuara deri tani për këto veprimtar, sipas zyrtarëve të ATK-së, janë inkasuar gjithsej 155 mijë euro.
Paga mesatare në Kosovë
Të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2011, paga mesatare në Kosovë ishte 374 euro.
Sipas ESK-së, pagat më të larta janë në shërbimet e përgjithshme, 428 euro, siguri e rend, 403 euro, pastaj në sektorin e ambientit, 360 euro, në shëndetësi 374 euro, në arsim 347, po aq edhe në sektorin argëtimit dhe të kulturës, ekonomia 319 euro, dhe në fund është strehimi, ku paga mesatare është 309 euro.
Krahasuar me disa vende të tjera të rajonit, Kosova tash nuk është në vendin e fundit.
Pas saj janë Serbia, ku paga mesatare ishte 353 euro dhe Maqedonia, 330 euro.
Paga mesatare në Shqipëri është afër 400 euro, në Slloveni 970 euro, Kroaci 736 euro, Mal të Zi 581 euro dhe në Bosnjë e Hercegovinë, 400 euro./Express
Paga mesatere te ne 400 euro? Haha, po dilni e pysni njehre. Duket si shifer e dale nga ISTATI i Sales.
Qytetarët e Kosovës paguajnë shumë më tepër në një lotari tjetër, tek trafikantët kosovarë me njerëz.
Këta kriminelë marrin deri pesë mijë euro për person, për udhëtim ilegal deri në njërin nga shtetet e Evropës perëndimore. Kosovarët shesin gjithçka që kanë, shpesh edhe shtëpinë e tyre, me shpresë se kur dalin jashtë shtetit e gjejnë një parajsë sikur që e kanë ministrat e tyre në Kosovë. Për fat të keq, edhe tek kjo loto, disa kthehen të zhgënjyer prapë në Kosovë, dhe disa bëhen vegël e kriminelëve të ndytë.
Kosovarët nuk duhet të ëndërrojnë lumturi të shtrirë në shpinë, por duhet të shkundin zinxhirët e tyre të robërisë deri sa e gjithë bota ta dëgjoj atë zë. Vetëm kështu e fitojnë ata betejën për liri dhe barazi të plotë si komb etnik në shtetin e tyre.
A nuk e keni kuptuar ,o te shkrete se KAPITALIZMI kaq e pati punen sa nderroi sistemin???Tani lumturohuni se jeni bere kapitaliste ,pavaresisht se nuk keni buke te hani!!!NJERIU I RI I KAPITALIZMIT eshte me i lumtur se NJERIU I RI I SOCIALIZMIT!!!Ai i Socializmit punonte gjithe diten,te dielen aksion per mbjelljen e pemeve,ne vere aksion per ndertimin e hekurudhave e pemtoreve etj,ndersa ky Kapitalisti ben qejf:Edhe nuk punon edhe HA E PI E…!!!RROFTE KAPITALIZMI,qe nxjerr pare me DROGE,PROSTITUCION,VRASJE ME PAGESEnTRAFIK NJEREZISH etj!!!Ja ky eshte NJERIU I RI KAPITALIST!!!Le te punojne PENSIONISTE PO DESHEN SE RINIA KA MARRE RRUGET E SHEJTANIT!!!
Eshte e vertet ajo qe ka shkuar shpati njeriu ne kapitalizem nuk behet i pasur edhe pse punon shume , i pasur behet ai qe punon me droge , prostitucion .U qam nga shiu rame ne bresher i thone kesaj pune .Kjo tregon si sistemi socialis dhe ai kapitalist jane te deshtuar .
Pse në Shqipëri bastomania nuk po lulëzon?!.Adresimi i njerëzve tek llotot ,është shprehja me e qartë e degradimit të ekonomisë së një vëndi.
400 Euro!!!!!!!!!???????????
Ne Shqiperi paga mesatare eshte rreth 220 Euro . Mos i genjeni kosovaret sepse mendojne se Shqiperia eshte bere kopesht me lule nen udheheqjen e Baces S.