Serbia: Kosova mund të marrë pjesë në forumet rajonale

29 Dhjetor 2011, 12:55Rajoni TEMA

Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të rinisin pas Krishtlindjeve ortodokse.  Rezultatet e negociatave do prezantohen në janar, tha një zyrtar i Beogradit. Siç raporton Balkan Insight, Serbia do të lejojë që Kosova të përfaqësohet në forumet rajonale. Më parë, Serbia ka braktisur të gjitha forumet ku ishte e pranishme edhe Kosova si shtet i pavarur. Po ashtu, në janar do bisedohet edhe për çështjen e heqjes së barrikadave në veri dhe reduktimin e taksave ndërkufitare.

Edhe pse një marrëveshje për qarkullimin e lirë është arritur, sërish barrikadat nuk janë hequr në veri. Një problem i tillë mund të marrë zgjidhje në janar, shpresojnë palët.

9 komente në “Serbia: Kosova mund të marrë pjesë në forumet rajonale”

  1. sadushi says:

    Thjesht per sqarim .KRISHTLINDJET jane me 25 Dhjetor per te gjithe te krishteret.Nuk ka Ortodokse ,Katolike apo Protestane .(Nje gazetar duhet ta dije kete ).

    1. Dean says:

      Ruset dhe Serbet i festojne ne Janar.
      Boll u bone si specialist!

    2. Landi- Sverige says:

      Sllavet dhe ruset i festojne Krishtlindjet me kalendarin e vjeter, pra ne janar. Gazetari eshte i sakte.

  2. Sumeja says:

    hahahh..keni mosmarveshje me daten e lindjes se Zotit tuaj.
    Shyqyr qe Zoti im as nuk lind dhe as nuk vdes ? AllahuEkber

  3. Luani says:

    “Serbia do të lejojë që Kosova të përfaqësohet në forumet rajonale?!”
    Natyrisht që qeveria serbe e lejon qeverinë shqiptare nga Prishtina që të përfaqësohet si qeveri rajonale dhe jo si shtet i pavarur. Turp për qeverinë nga Prishtina, dhe turp për qeverinë nga Tirana.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Luan e ke keqkuptuar njoftimin.Ky eshte nje sukses per Kosoven dhe nje terheqje e Serbise.Ky “lejim” nga ana e Serbise,eshte ne fakt njohje zyrtare e shtetit te ri te Kosoves,perndryshe,nuk ka aresye qe Serbia te lejonte nje “minoritet”,si e ka quajtur deri tani Serbia Kosoven,te marre pjese ne takimet ndershteterore rajonale(sepse me gjere askush nuk e pyet Serbine)Pra,aty marrin pjese shtete dhe jo minoritete kushdo qofshin ato.Aty,Kosova do te prezantohet si nje shtet i pamvarur me te drejten e nje vendi pjese e ketij rajoni.

    1. Luani says:

      Kërkoj falje për keqkuptim dhe reagimin tim të gabuar në këtë rast!

  5. enh says:

    gezohuni edhe nje cike,se afroi afer turqise kuznjecovi,po ja u mban by..a,kruajeni njecike tani me ruset dhe pastaj,do flasi bashke ti nga tirana,edhe une ketej nga te shkruaj,dhe do ndodhe nje dite kjo,boll prefa moret dikush duhet tju ndale,edhe sikur te humbase,por te pakten ju sdo ndiheni me kure,vetem jashtetokesoret kur do kalojne ne kohen tuaj do shikojne cju ka pjerdhur b….

  6. Vergil says:

    Luani ka te drejt!
    Nuk mund te titullohet ky lajm keshtu, Serbia nuk eshte ne gjendje te lejoj apo ta pengoj kosoven ne keto takime.

    Serbia eshte e detyrar vet te mos bojkotoj keto takime ku shkon kosova dhe kaq.

    Duket sikur po u lejoka Serbia dicka kosovareven ato kohe kan ikur me kohe se serbia tani eshte vend morracakesh dhe skam me dhemb me kafshu kosoven e keshtu nuk i mbetet na i alternative tjeter se ta pranoj kosoven.
    hajt gezuar vitin e ri te gjithe shqiptarve ne te gjithe boten kudo ku jane e ca do feje qe kane.
    Kosova dhe Shqiperia nuk jane vetem ata na kane ne shqiptaret neper bote keshtu qe Servia do pranoj akoma me shum gjona se sa ka pranu deri tani…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje