Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet

27 Dhjetor 2011, 11:58Rajoni TEMA

70-vjeçarja Marte Thaçi, nga Gllogjani i Pejës, ka shpalosur të hënën, në festën e Krishtlindjeve, guximin dhe trimërinë me të cilën gjithmonë është karakterizuar femra shqiptare, duke e bërë aktin më burrëror – faljen e gjakur për pesë anëtarët e familjes së saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin automobilistik që ndodhi në Lugbunar të Gjakovës, mëngjesin e 25 korrikut të vitit të kaluar.

Nënë Marta nuk e foli asnjë fjalë! Ajo, duke iu dridhur buza, por duke mos lëshuar asnjë pikë loti, e shtriu dorën e pajtimit, të cilën me admirim dhe falënderim e pranoi përfaqësuesi i familjes Sefsalihu, Zyberi, babai i Arifit, shoferit të autobusit, që e shkaktoi aksidentin tragjik.

“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje dhe lus Zotin e Madhërishëm që familja Thaçi e Sefsalihu, të mos kenë kurrë më të keqe në jetën e tyre”, tha ndërkohë ajo, pasi e kishte bërë aktin e faljes.

Iniciatorë për faljen e gjakur në këtë rast, kanë qenë udhëheqës fetarë të të dy feve, don Kelmendi e don Frani, si dhe hoxhallarët mulla Osman Musliu dhe mulla Minir Salkurti.

“Rasti ka qenë vërtet i rëndë dhe këtë nuk e mohon askush. Por, njerëzit që e duan zotin bëjnë vepra të mëdha, dinë të falin edhe kur është më së vështiri”, ka thënë don Frani.

Mulla Osmani ka shtuar se ky akt i bërë në ditët e festës ka domethënie edhe më të madhe.

“Me këtë akt që bëtë sot, festën tuaj të madhe, Krishtlindjet, e bëtë akoma më të madhe, ndërsa familja Thaçi dëshmoi zemrën e vet të madhe, pasi falja është virtyt i të mëdhenjve dhe i të fortëve”, tha Mulla Osmani.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka qenë edhe iniciatori kryesor për shtritjen e dorës së pajtimit.

“Ju falënderoj për këtë burrni, për këtë shtrirje të dorës së paqes, në festën e Krishtlindjes. Ne e shohim fuqinë tonë të madhe në falje. Kështu na kanë mësuar dy besimet”, ka thënë Lekaj.

Në aksidentin e 25 korrikut, patën humbur jetën 5 anëtarët e familjes Thaçi: Davidi 42-vjeçar, Tonja 42, Doruntina 11, Emanuela 10 dhe Magdalena 6-vjeçare./zeri

17 komente në “Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet”

  1. net says:

    nje akt me qellim te mire, por autoret e krimit edhe nese i fal ti nuk i fal Zoti…

    1. Kakruki says:

      Vetem Zoti i madherishem e di a e fal apo jo.Faljen e do Zoti.

      1. Antitalebani says:

        Une se kuptoj, pse duhet te falin gjak?
        Pse kane hyre ne gjak?
        Ai si ka vrare me paramendim, i ka vrare nga pakujdesia
        dhe shteti ka ligjet e veta per kete gje.

        Une se di ngjarjen apo rrethanat e aksidentit, por
        nese nje shtet ka ligjet e veta dhe mbi keto ligje
        merr edhe masat perkatese, atehere shteti vendos edhe
        per fajtorin, se cfare denimi duhet te marre.

        Ceshte ky mendim mesjetar akoma? Me shkojne edhe perfaqesues te
        shtetit ne ceremoni, turp. Perfaqesuesit e fese jane ne kete ceremoni. Jane keta plera qe i meshojne akoma ketyre rregullave.
        Ceshte ky turp? Nese jane burra me mend te perdorin fuqine qe
        i jep institucioni fetar, per ti ckisheruar(pra te japin denimet me te renda, sipas fese perkatese, per ata njerez qe vazhdojne te marrin gjak).

        Gjak marrja eshte nje turp qe na damkos si komb. Per mua ata qe jane ne gjak duhet tu vihen sangsione te renda. Per mua eshte tradhti kombetare respektimi i ketyre ligjeve. Ne si komb kemi nje kushtetute dhe mbi bazen e kesaj kushtetute, ngrihen te gjitha ligjet e tjera te shtetit Shqiptar. Si ne Shqiperi ashtu edhe Kosove. Gjakmarrja nuk ekziston ne ligjet e shtetit modern, por vetem ne ligjet mesjetare te kanunit. Ato ligje sjane me ne fuqi. Pra nese nje familje merr gjak mbi disa ligje qe sjane me ne fuqi, i bie qe ata persona nuk e njohin shtetin dhe ligjet e ketij shteti, dhe automatikisht akuzohet per tradhti kombetare dhe heqje te nenshtetesise se shtetit plus dhe denime me te renda ne kodin penal, qe per mua ne kete rast jane shume te lehta.

        Po veprojme akoma me ligje mesjetare. Pabesia po behet virtyt i shipetareve te shekullit 21. Po nuk vendosem te ndryshojme, nuk kemi per te hecur perpara, po do ngelemi nje komb me rrenje por pa trung.

        Hajde shendet dhe poshte njerezit talebanizmi kanunor.

        1. Shefqet Cela says:

          Nuk u heq asnje presje fjaleve tuaja. Ato shprehin thelbin e probllemit. Shpreh habine qe paska gjakmarrje edhe ne Kosove. Ne rrastin konkret, aksident automobilistik, duhet te veproje ligji dhe asgje tjeter. Edhe kur fal familja, ligji duhet te beje te veten. Vetegjyqesija (gjakmarrje ose edhe falje) nuk kane vend ne ligjet e shteteve, megjithse ndikojne.
          Tek ne plaga eshte teper e thelle. Une, perveç mentaliteteve tona, fajesoj edhe qeverine, sidomos Sali Berishen. Nuk me hiqet nga mendja pompoziteti tije, gjate paraqitjes se Kushtetutes famekeqe ( te sikterisur nga populli),ne vitin 1994, ne Dukagjin:
          KANUNI I LEKE DUKAGJINIT ESHTE KUSHTETUTA E PARE EVROPIANE. AI ESHTE KUSHTETUTA E KUSHTETUTAVE.
          Si gjithmone ne te paret. Me dengla e asgje tjeter.
          Me lemeris gjendja e te ngujuarve dhe pasiviteti i shtetit!
          Pershendetje!

  2. Avni says:

    Ka qene aksident komunikacioni ky rast dhe jo vrasje me paramendim.

  3. Rilind says:

    Eshte aksident, nuk eshte krim me dashje. Pse hakmerren per aksidentet? Eshte injoranci e madhe, si shume injoranci shqiptare. Aksidenti as falet as nuk falet por i nenshtrohet denimit nga ligji.

  4. kola says:

    Aksidentetndahen sias kategorive , nje i pire nuki falet aksidenti ,dhe po te duash ti , po te shohim denimin nga shteti do denohet viktima dhe jo ai qe e shkaktoj , perketerast se di se si ka ndodhur por pi te jete aksodent i rastesishem ska nevoj me hy ne gjak ,

  5. 1444 says:

    Vazhdojne kafsherite e malokerise,”TE KAM FALE GJAKUN” thote plaka!!!
    Po pse moj shpellare mesjetare cfare faji ka familja e shoferit qe te ti falesh gjakun,per nje gabim te nje njeriu u dashka qe ta paguaje gjithe familja,po a e di ti moj shpellare qe ka ligje dhe gjykata qe te denojne,se nuk jetojme me ne shpellat e mesjetes qe ligjin ta bejme vete !

  6. Antitalebani says:

    O kol, ti me duket se qenke nje taleban, qe pranon faktin e marrjes se gjakut. Ketu njerezit u pelqen te jetojne me dy ligje dhe konkretisht me dy standarte.

    Nese mendojne se ligji nuk i denon njerezit sic duhet, atehere kane te drejten te protestojne e te anokohen per kete gje, qe edhe shteti te vihet ne presion nga shtetasit e vete per te ripare ligjet. Bota jashte ka ligje dhe po ecin shume mire se ne.

    Nese je burr e merr gjak, e vret ate qe duhet te vrasesh dhe vazhdon jeten tende sipas rregullave. Por nuk ndodh keshtu, se pse vrasin e fshihen e arratisen, se i kap ligji. Pse se ka shtet ka rregulla. Po ketu te vrasin e sthone e vrava, sepse denohen. Ama e dine qe ne gjak jane. Popull i pabese totalisht. Ska me burrni, ska me bese, po ka pabesi. Ky popull po sndryshoi, ska per tu futur ne popujt e civilizuar, por do humbi nder shekuj si cjane zhdukur shume kombe qe skane dit te ambjentohen. Talebanizmi yne ashte ne akoma zbatojme ligjet mesjetare te kanunit.

    Edhe ti kole me dukesh nje i tille

    1. kola says:

      antitalibanit , uroj te mos te te ndodh ty ne familjen tende , por po te ndodh do te shikoje se si de veproje ,sdokete falje perkend

  7. dritani says:

    Morali i lajmit:

    Mos punoni shofere autobuzi se po bete aksident hyni ne gjak!!!

    ose

    Hipni pa problem ne autobuz se ne rast aksidenti shoferi do te jete ne gjak me ju!!!

    ose

    Gra mos u martoni me shofere autobuzi se nese beni femije meshkuj me ta, rrezikoni te humbi femijen per shkak te gjakmarrjes ne rast aksidenti te bashkeshortit tuaj!!!

    etj.etj.

  8. Tirona says:

    Ca malokesh mer jahu , hynke ne gjak dhe per aksidente pffffff
    Ndaj sbojm para ne se shi ca shofin loket

  9. Tropojani says:

    Interesant! Edhe viktimat per shkak te aksidentit u dashkan paguar me gjakmarrje?! E habitshme!
    Po sikur te ndodhte e kunderta: te vdiste shoferi dhe te shpetonin pasagjeret, a do te kerkonin gjakmarje familjaret e shoferit?!

  10. Aleksander says:

    Zoti e bekofte kete grua shqiptare me zemer te madhe,qe i duhej te ngrihej mbi dhimbjen por edhe mbi absurditetet tona shqiptare.Zoti i lehtesofte shpirtin !

  11. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Falja e gjakut eshte nje akt i kristianizimit me rastin e lindjes se krishtit. Zoti ju bekofte per sakrificen qe keni bere, edhe kjo eshte trimeri dhe dashuri per Perendine!!

  12. Epirioti says:

    Mullah…. sa fjale e rende, sa fjale boshe, Sa fjale pa lidhje per 1 Shqiptar, po me duket vetja ne Ahganistan me jahu me keta Mulla Omaret dhe Mulla Osmanet. Zoti rujt Albanistanin(Shqiperine Time te Dashur)

  13. Nadia Shabani says:

    Nje akt i madh human i cili duhet ndjekur nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Eshte nje akt qe tregon nje zemergjeresi te madhe dhe dergon nje mesazh te gjithe shqiptareve qe te falin gjakun qe te mos ngujohen me femijet e vegjel qe mbeten pa shkolle nga frika e gjakmarrjes. Nje zakon i mbetur nga e kaluar e cila u zhduk per 50 vjet me radhe dhe tani ka 20 vjet qe kercet plumbi, per nje gardh, per nje vije uji apo per nje lokal. Ka ardhur koha te heqim dore njehere e mire gjakmarrjen dhe t’ja leme ne dore ligjit. Ajo qe ne duhet te luftojme si popull eshte lufta kunder korrupsionit nga organet e drejtesis, se nuk mund te vrase tjetri gruan, te beje nje vit e gjysem burg dhe te dale nga burgu. Atehere del i jati apo i vellaj i vajzes qe e kane vrare dhe marrin gjakun e se bijes sepse ligji ka deshtuar. Keshtu qe me kete drejtesi qe kemi ne ne Shqiperi keshtu do te vazhdoje gjakmarrja por gjesti i familjes Thaci eshte nje gjest fisnik qe duhet ndjekur edhe nga familje te tjera qe te zhduket kjo gangrene e vjeter qe po e shkaterron kombin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje