Maqedonia i kërkon Shqipërisë që t'i vërë në dispozicion portin e Durrësit

23 Dhjetor 2011, 14:33Rajoni TEMA

Maqedonia i kërkon Shqipërisë që ti vërë në dispozicion portin e Durrësit në mënyrë që të zëvendësohet porti i Selanikut i cili ka qenë pikë kryesore për shkëmbimet tregtare të biznesit maqedonas. Në një takim të realizuar në ministrinë e ekonomisë mes dy homologëve ministri maqedonas Valon Saraçini deklaroi se duhet që mes dy vendeve të rriten shkëmbimet tregtare në mënyrë që të zëvendësojnë mallrat e huaja.
Biznesi maqedonas duhet të vijë në Shqipëri për të bërë pjesë e procesit të privatizimeve e të investojnë në fushën e turizmit dhe të minierave. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço deklaroi se marrëdhniet tregtare mes dy vendeve janë shumë të mira por ato duhet që të intensifikohen më shumë.
Për tre mujorin e parë të vitit 2011 marrëdhëniet tona tregtare janë rritur me 30 për qind por edhe importet e Maqedonisë në drejtim të Shqipërisë janë rreth 46 milionë euro, gjë që tregon se ndryshe nga një vit më parë, për shkak dhe të krizës globale, ekonomitë e dy vendeve tona kanë filluar të kenë më shumë zhvillime tregtare./ora-news

12 komente në “Maqedonia i kërkon Shqipërisë që t’i vërë në dispozicion portin e Durrësit”

  1. shoh nga larg says:

    po jepjani more port koti eshte ai vetem per transport refugjatesh eshte por kam bindjen se vetem per politike te dyanshme behet sepse porti i durrsit eshte larg rrugve tregetare dhe si rrjedhim pa interes,bile shumica e mallrave qe vijne ne shqiperi nga azia shkarkohen ne selanik e pire e jo ne durres sepse nuk ka leverdi

    1. Greko-maskara says:

      @shiko nga larg ,,,,,,
      iu ajo kohe ,tani greqia te ngrohet ne diell kur ai te do mund ta “ngrohi”.

      1. raimondi says:

        Absolutisht te mos e lejojne fare Maqeonine te kaloje mallrat ne portin e Durresit

        –Maqedonia eshte nje shtet qelbesire qe i urren shqiptaret per vdekje ,
        dhe nuk duhet ti ndihmojme ata ne asnje menyre –

        -Ti leme te ngordhin atje brenda shteti te tyre qe te mos kene asnje daljene det dhe ai shtet te shkaterohet fare …

        ——-Ne portet tona ne duhet te lejojme vetem biznesmenet maqedonas qe jane SHqiptare
        –por ne asnje menyre sllavet maqedonas –
        -Sllavet maqedonas kur vijne ne portet tona te kthehn mbrapsht –Te mos lejohen!!

        Ata jane shtet shumei felliqur — Ata nuk te lejojne te vesh ne Maqedoni kur ne kemi 1 milion shqiptare atje —

        —–Ne kete menyre ne mundesojme fuqizimin ekonomik te shqiptareve ne Maqedoni

  2. plaku says:

    Nuk arrij te kuptoj se me cfare lekesh do beje investimet ne portin e Durresit, Maqedonia. Me sa di une ata bejne vetem statuja te familjes se Aleksandrit te madh. Jane rritur maredhenjet tregetare midis dy venderve thone horrat. Jane informacjone te pa verteta qe qeverite e te dy vendeve i perdorin per konsum te brendeshem. E kane mira horrat se shifra nuk botojne. Ballkan hesapi.

    1. korcari says:

      Kur vij nga Italia nga Bari ne Durres dhe me pas vazhdoj per ne Korce shoh shume maune maqedonase,turke apo bulldare qe bejne te njejten rruge qe bej une deri ne Q.Thane apo Kapshtice
      Me ato qe kam pare me syte e mi them se rruga Durres-Q.Thane-Kapshtice eshte shume e trafikuar dhe ndoshta ka nevoje per me shume investim nga shteti.

  3. enh says:

    esaj i thone,per hater te sime vjere do shkoj te fle me mullixhine,personalisht ju uroj sukses ne bashkepunimin tuaj,dhe besoj se edhe ju do shkoni me zhvillimin e larte qe ka shqiperia,dhe me siguri greqia do ju kete zili te madhe.

  4. Porti i Durresit dhe rruga “Egnatia” ka qene dera e dikurshme europiane e maqedonasve dhe bullgareve, per te mos permendur popujt e tjere. Por mund te behet edhe Vlora, po te mos ishte aq kokeforte… Turizmi? Nuk eshte ndonje pune e madhe tuneli ne Karaburun drejt parajses se Palases e me tej.

  5. hajriu says:

    Nuk arrij te kuptoj se ç’presin , pse nuk e japin? Jane miliona euro ne vite per ne dhe ç’eshte me e forta pa as me te voglin sforcim. Apo mos valle ja ka bere greku rrup sup berishes qe nuk do?

  6. Kanina says:

    Kjo puna e portit eshte histori e vjeter…Para se t,jua hapim (se eshte bere edhe here te tjera), i duhn marre ca garanci, per te drejtat e shqipetareve, gjuhen shqipe, flamurin, etj etj… Ata sapo marrin portin i mbushin muret e ndertesave ne Maqedoni me mbishkrimet “Makedonija bez skipetari”(maqedonia pa shqipetaret). Nuk jane burra te beses , prandaj i duhet shternguar litari….

  7. nastradini says:

    Keto kerkesa te vazhdueshme nga ana e Maqedonise per te drejta portuale kontenjeresh ne Durres bejne te qarte di drita e diellit qe Sali Berisha gaboi me rrugen dallkauke te Kombit Durres-Kukes. Ku me shume levizin gomere dhe lope sesa makina dhe maune me mallra. Sepse Kryeministri yne Famoz po te kishte dy pare tru ne koke do te investonte ne Korridorin 8. Ku mund te vidhte njesoj fonde publike bashke me Bashen si ne rrugen e Kombit. Por qe ne kete Korridor Historik 8 do t’i hapte mundesine Shqiperise me portet e veta te konkuronte portet greke te Selanikut, Aleksandropulit dhe Pireut. Sepse rruga detare per ne Perendim eshte me e shkurter dhe si rrjedhimisht taksat e trageteve dalin me te ulta. Qe do te thone me fjale te tjera me shume maune me mallra varavingo ne dy drejtimet respektivisht me shume taksa te mbledhura nga shqiptaret per buxhetin e shtetit. Sepse pas Maqedonise do te vinin me kerkesat e tyre edhe shume shtete te tjera. Qe dine t’i bien mire lapsit te biznesit dhe kostos se transportit ne rrugen e mallrave. Por me pare Shqiperia duhet te ndertoje per se mbari Korridorin 8 dhe te hape me se fundi tunelin e Krrabes. Dhe jo pa rendesi te garantoje levizjen e mauneve nga TALEBANET albaneze. Qe gjate aksit Prrenjas-Librazhd-Elbasan i hypin mauneve persiper si majmune xhungle dhe vjedhin per nje cast sa te hapesh dhe mbyllesh syte cdo gje qe ka brenda. Para shume vitesh enver Hoxha i tha JO keesaj ideje. Me justifikimin se Armiku i Shqiperise do ta kishte me te lehte pushtimin e “Parajses se vetme Komuniste” ne Bote. Po keshtu beri Saliu kohe me pare pa mare mundimin te jape nje pergjigje sagllam. Prandaj o komentues mos u beni as si Enveri dhe as si Saliu, por shikoni LEKAT. Qe do te sjelle ne buxhetin e shtetit kjo nisme e vonuar.

    1. Albann says:

      Po ke pare ti te punohet me plan gjate ketyre 20 viteve…Ketyre u duken qesharake planet 5 vjecare te socializmit…po Amerika nedon se c do beje pas 20 vjetesh…Korridori 8 duhej te ishte prioritet i cdo qeverie ne kete vend…sepse ofron me shume treg sec mund te ofroje cdo rruge tjeter ne Shqiperi….Puna eshte qe politikanet kane biznese qe importojne nga Greqia dhe…Jo me kot keto 20 vjet greket kane investuar …per te krijuar nje varesi ekonomike qe reflektohet ne marjen e vendimeve…..pro greke…..te te gjithe qeverive shqipetare,jo vetem te Saliut.
      Do rritemi dhe do mesojme ca nga ca…:P

  8. Avni Rustemi says:

    Sa here qe Maqedonia eshte ne hall nga bojkoti grek kthehet nga ne e kerkon dalje ne det dhe ne ja kemi dhene here te tjera kete frymemarrje.Por qeverite shqiptare asnjehere nuk kane pare reciprocitetin,nuk e kane kushtezuar sjelljen e mire te vendit tone me sjelljen e mire te qeverise FYROM-it ndaj shqiptareve atje dhe sidomos ndaj dobise reciproke,sic eshte rasti i lidhjes se hekurudhes Lin-Struge.Eshte koha t’u tregojme megallomaneve mnaqedonas se fqinjesia e mire ka disa rregulla dhe mbi te gjitha kerkesen per drejtesi e marrdhenie te shendosha e te qendrueshme te fqinjesise se mire,guri i proves se te ciles eshte qendrimi ndaj nje popullsie te madhe shtet-formuese shqiptare qe jeton ne trojet e veta nden Maqedonine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje