Hoxha A.K. nga Neredimja e Poshtme e Ferizajt, është mbajtur në ndalim për 48 orë, nën dyshimet se ka përdorur dhunë fizike ndaj një të sëmure, gjatë një seance të “shërimit”, që ai e zbaton me “klientët” e tij. Po mbi këto dyshime nga policia në Prokurorinë Komunale të Ferizajt është ngritur edhe kallëzimi penal, dhe tash kanë filluar hetimet ndaj tij.
Hoxha 32-vjeçar, imam në fshatin Prelez të Jerlive, ndihej i cenuar, për atë që kishte përjetuar këto ditë dhe nuk pranonte të kishte ushtruar dhunë ndaj asnjë rasti që ai i kishte marrë në trajtim, sikundër as ndaj rastit të fundit për të cilin akuzohet dhe tashmë është nën hetime.
“Jo, jo, unë nuk përdor forcë fizike, por për t’i dëbuar “egjinvet”, shejtanët nga trupi i të sëmurëve, ndonjëherë përdor ndonjë shuplakë të lehtë sa për këndelljen apo kthimin në vete të pacientëve, të cilit janë të thyer ndjenjash, janë në depresion apo edhe mund të jenë të alivanosur, ashtu disi siç bëjnë edhe mjekët”, fillon rrëfimin ai për gazetën, i bindur në punën e tij se u bën mirë pacientëve të tillë.
Ai kërkon të mos i përmendet emri në gazetë dhe as nuk lejon të fotografohet. Gjithashtu për asnjë rast nuk dëshiron të identifikohet me fallxhinjtë e ndryshëm. “Unë kam të mbaruar shkollën fetare, Medresenë në Prishtinë dhe mbështetëm vetëm në Kuranin edhe aftësia ime për shërimin e njerëzve buron nga aty, është dhuratë që Zoti ma ka dërguar”, shprehet ai duke shpjeguar se si ishte bindur se mund t’i shërojë njerëzit . /Koha Ditore
Ha ha ha ha ha ha LOOOL!
E o allvaninj, bota tutje ju tehu!!
Eh hoxha ka harruar se dreqi nje mije e nje dredhi ka!
Po ku mundet shejtani te deboje shejtanin mor jahu! Po ky hoxha, nje shejtan-e-gjysem qenka… Me Migjenin mund te themi vetem kaq: Kafshate qe s´kaperdihet ásht or vlla mjerimi – po pra, mjerimi i mendjes dhe arsyes.
Une mendoj se po i behet nje padrejtesi e madhe ketij hoxhe ,sepse ai ka pasur per qellim te mire , pra ti sheroje njerezit . Si eshte e mundur kur mbi 50 raste qe kan kerkuar ndihme nga hoxha d.m.th kane pasur sukses .Mund te them se ky hoxhe eshte nder me te miret ne rajonin e Ferizajit , une personalisht nuk kam kurfare dyshimi tek ai . ZOTI e shperblefttttt Hoxhen !
Ndonje njohes i mire Kuranit do te ishte i lutur te na sqaronte shkurt nese lejohen nga ana fetare keto praktika apo jo.
Nga shprehja “është dhuratë që Zoti ma ka dërguar” kam pershtypjen se hoxha ne fjale abuzon. Me kujton ata qe vrasin se i ka derguar Zoti… (flas per te gjitha religjionet).
Faleminderit paraprakisht per sqarimet.
Ju lutemi mos i keqkuptoni gjerat , me fjalen qe ”Zoti ma ka derguar dhurate – dhunti” nuk ka kurfare abuzimi por eshte e vertete qe qdo njeri qe zoti e ka fale i ka dhene prirje dhe veqori per diqka . Kjo eshte ajo dhuntia qe hoxha ka pasur per qellim ,qe zeri i tij kur kendon Kuraan i demton egjinet dhe i debon e pastaj i semuri sherohet dhe argetohet siq argetohet njeriu me zerin e nje kenduesi e nuk argetohet me kenduesit me kenduesit tjere dhe mu kjo eshte ajo dhuntia qe hoxha ka fole .
Bera pyetje te drejtperdrejte dhe jo interpretim. Nuk e kuptoj se per cfare keqkuptimi flet.
Une kam pasur nje rast te tille , qe pikerisht ky hoxhe e ka sheruar motren time . Prandaj mos i besoni ketyre trillimeve !
Dhe ZOTI e shperblefttttt!
Zoti ju ruajt!
Te lutem nese ke nje nr te telefonit me bej nje zile ne 0041 76 416 88 54 kam nevoj shum vetem ma cingro te thrras un
faleminderit vlla
Kush mundet me ma dhan nr te kti Hoxhes kam nevoj shum.. ju lutem
0041 76 416 88 54
Ju lutem kush e ka nr vetem tma cingroj ne ket nr thrras un pastaj.. e kam per nevoj te madhe ju lutem.