Serbia nuk mund të zgjasë integrimin evropian nëse nuk ka mbështetje nga qytetarët, e ata nuk do të japin mbështetje në rast se shteti nuk i mbron interesat legjitime në Kosovë, ka thënë presidenti serb, Boris Tadiç.
“Serbia nuk ka asnjë iluzion se mund ta kthejë Kosovën në sistemin e Republikës së Serbisë, ashtu siç ishte para vitit 2000. Por, Serbia nuk heq dorë nga negociatat dhe kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Tadiç për ditoren maqedonase Dnevnik.
Duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk është një zgjidhje reale, Tadiç tha se Serbia e ka propozuar këtë ide që në vitet ’60 të shekullit të kaluar, “gjë të cilën e kanë mbrojtur edhe shqiptarët”.
“Por, kjo tani nuk ka mbështetje të mjaftueshme”.
Tadiç mendon se zgjidhja për Kosovën mund të jetë “sovraniteti i dyfishtë, por edhe ndonjë model që bazohet në zgjidhje ndërkombëtare, siç është modeli irlandez, Tiroli Jugor, apo ai në kohët e dy Gjermanive”. /Telegrafi/
po po serbovic! shih enderra me sy hapur. kemi nje shprehje ne nga anet tona, fshiu macja p….
Une personalisht falenderoj zotin qe per momentin serbet nuk kane ne krye te tyre nje visionoar. Ky fakt provon ata se sa larg mund te te coje nacjonalizmi i cfrenuar. Tadic nuk e kupton akoma se tani nuk jemi ne vitet 60dhjete. Kohet kane ndryshuar, harta gjeopolitike e ballkanit ka ndryshuar. BE dhe sidomos Amerika dhe Gjermania e kane bere te qarte se Serbia nuk futet ne BE ne se nuk njef republiken e Kosoves se pamvarur si shtet. Ky tren ka hikur tashme per Serbine. Koha punon per shtetin e pamvarur te Kosoves. Nuk arrij te kuptoj se pse serbet jane kaq gomere. Mos valle nga feja qe kane ? Nuk e di ?
Di vetem qe politikanet serbe nuk jane visionere dhe nuk shofin me larg se hunda e tyre.
E ke gabim,plako!Ata jane mjaft te mençur!Luftuan ne Bosnje dhe fituan gjithe ate teritor,tani po mundohen me çdo kusht te fitojne edhe veriun e Kosoves.Ata i smraps vetem forca dhe shembulli meifresket eshte operacioni “Furtuna” i Kroacise qe mbrenda 72 oreve ,gjithe serbet e Sllavonise lindore,ja beri peshqesh Serbise!
Leni denglat Tadic por prano Kosoven shtet te pavarur qe te hyni ne bashkimin europian perndryshe shkoni e bashkohuni federates Ruse
pamvaresia e kosoves eshte qeshtje e mbyllur. serbet duhen ta pranojn ralitetin ne teren