Albin Kurtit nuk iu refuzua viza

16 Dhjetor 2011, 13:35Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se liderit të tyre, Albin Kurtit, nuk iu është refuzuar viza për në SHBA nga abmasada amerikane në Shkup, por sipas tyre, bëhet fjalë për zgjatje të procedurave.

Dardan Mulliqi, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk bëhet fjalë për refuzim të vizës, por për një procedurë më të gjatë, raporton RTK.

E nga ana tjetër, Shaip Muja nga PDK, njëkohësisht anëtar i Komisionit për punë të jashtme, ka thënë se një refuzim të tillë të mundshëm të vizës, mund ta shkaktojë politika që ndjek kjo lëvizje.

Sipas Mujës, nëse ka ndodhur një gjë e tillë, që i është refuzuar viza për në SHBA, sic tha ai, kjo është një mesazh i reflektimit që udhëheq z. Kurti me Vetëvendosjen.

Muja ka shtuar se ata që nuk janë mirë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, nuk janë mirë as me shqiptarë.

Këto ditë, mediat kanë raportuar se Kurtit i është refuzuar viza për në SHBA.

14 komente në “Albin Kurtit nuk iu refuzua viza”

  1. kastrioti says:

    I plasi trapi Albinit per vize amerikane,populli kosovare i ka dhene nje vize qe e ka zili edhe vete amerika.Hallall ja befte zoti per trimerin qe tregon,popullit shqiptar kudo ku ndodhet i duhen djem trima e pateriot si Albin Kurti.

  2. Sadiku nga Kruja says:

    Zoti Albin, Amerika mund të lutet po e pa se ti nuk i servilosesh as asaj as dollarit tyre dhe që nuk shitesh dhe vazhdon të sillesh si patriot si nacionalist për tu ka nevoj e gjith Kosova dhe Shqipëria ju përshëndes fort.

  3. Eltoni nga Elbasani says:

    Shqiperia ka nevoje per njerez si Albin Kurti.Bravo Albin.Ke fatin e keq qe je “Dhe i vetem trim ne lufte” nga politikanet,por ke popullin pas vetes

  4. Labi Vlore says:

    Komentuesit te me falin,por mua me ka ngelur ora tek marrevshja detare Shqiperi-Greqi.A ka ndonje mbeshtetes te Saliut te shprehet per kete teme,sepse ata e dine me mire se c’fare po gatuan Saliu.

    1. xhoni says:

      Berisha,si MALOK KOKE-GDHE,qe eshte,i ka ngelur GOZHDE,qe u anullua MAREVESHJA TRADHETARE PER FALJEN E DETIT ME GREQINE!!!Ai nuk do lere GUR,qe ajo te realizohet ne ndonje forme tjeter!!!PO OPOZITA,PSE NUK ULURET,KUR E DINE,QE KY BANDIT ANTI SHQIPTAR PASKA NXJERRE FIASKO LIDHIN PER KUFIJTE DETARE????KJO ESHTE TRADHETI E MADHE!!!!KU JE EDI RAMA!!!DIL NGA [email protected] DHE NXIRRI NJEREZIT E TU ,QE KE ZGJEDHUR VETE.QE RRINE SI MUTI NE SHI PARA KRIMEVE TE BERISHES???KUSH E MBULON KETE CESHTJA,PRA KUFIRIN DETAR???MERRNI KOLONEL MYSLIM PASHEN KESHILLTAR PER MBROJTJEN E JO TE MBANI CA DORDOLECE QE NUK NGA LIDHET GOMARI!!!MOS SHKONI PAS SALIUT,POR TE LUAJ MENDSH AI NGA CARQET TUAJA,QE DERI TANI JANE BOSH!!!JENI DUKE BERE OPOZITE SKOLARESKE!!!NUK PYET BERISHA PER KAQ GJE,BILE AS NDERKOMBETARET!!!ME KETE METODE AS NE 3013 NUK MERRNI PUSHTETIN!!!

  5. ALB1912 says:

    Je legjende Albin. Ky popull kurre s’do te harroje. Duhet te ishte ne krye te gjithe shqipeve.

    1. Feim says:

      Qe ta kuptosh vella, albin kurti me ato qe ben do te destabilizoje Ballkanin e keshtu do te kete lufte ne Ballkan e keshtu te vriten barbarisht kosovaret e shqiptaret. Maskarenjte e shitur qe te bejne qe shqiptaret te vriten me metodat me barbare njesoj si ne Irak, nuk e kane te gjate. Edhe Milloshevici ishte nje i shitur, por nuk ia doli dot me drejtesine Europiane. KosovA do apo nuk do albin kurti nuk behet pre e maskarenjve te shitur qe te vriten perseri kosovaret se bashku me vellezerit e tyre shqiptaret. Do apo nuk do albin kurti Kosova dhe Shqiperia do te jene pjese e Bashkimit Europian.

      1. ALB1912 says:

        Vella,
        Para se te flasim duhet ta njohim mire dike. Ky njeri jo vetem qe ka nje inteligjence te mprehte, po di ta perdore ate edhe ne dobi te vendit. Albin Kurti nuk ka qene asnjehere kunder integrimit ne BE te Kosoves dhe Shqiperise, por perparesi i ka dhene integrimit te brendshem te shqiptareve para se te ndodhe intgrimi i jashtem, duke sjelle argumenta bindese se perse keshtu do te ishte me mire. Nuk e di ku mund ta kesh degjuar/lexuar se Albini nuk deshiron qe Shqiperia dhe Kosova te jene ne BE. Po citoj nje thenie te tij gjate takimit me Ramen ne Prishtine (Albini eshte nje nga ata zyrtare qe me shume se askush tjeter ka thenie te mencura per t’u cituar).

        “Integrimet e jashtme evropiane dhe botërore janë shumë të mirëseardhura dhe të domosdoshme për shqiptarët, mirëpo nuk janë zëvendësim për integrimet e brendshme”.

        Te Pershendes.

  6. visi says:

    ne shqiptarve na mungon nje njeri qe mban gjalle frymen nacionale.boll kane vendosur te tjeret per ne pse jo vete-

  7. Xhovalini prej Shkodre. says:

    Z.Albin do ju ftojne vetë amerikanet dhe do ju kerkojne miqësi se ata nuk kanë turp mendojnë se jeni si Hashi Thaqi vetëm të mbani karriken.

  8. Kadri says:

    albin kurti kerkon t’u beje keq shqiptareve dhe te destabilizoje Ballkanin. Destabilizimi i Ballkanit do te thote lufte e vrasje e shqiptareve, por shqiptaret nuk jane per t’u vrare ne menyre barbare apo per te perseritur Irakun. Lajmet e mosmarrjes se vizes duket se kane qene nje mashtrim i radhes i albin kurtit. Do apo nuk do albin kurti apo maskarenjte qe e mbeshtesin ate ne Bote, Kosova do te hyje ne Bashkimin Europian ashtu si edhe Shqiperia.

  9. Bazarxhevap says:

    Po kujt i plasi trapi per nje Islamik Kosovar si ky Albin Kurti.

    Habitem me Temen se pse ju a vare fare ketyre pseudonacionalistave te trashe prej Kosove, qe tallin menderen me Shqiptaret!

    1. TR says:

      Bazarxhevap
      duket qe nuk ja ke idene se kush eshte Albin Kurti. te keshilloj te degjosh ato qe thot Albini per rreth 20-30 min. nuk eshte nje pseudonacionalist i trashe sic thua ti, por eshte nje djale ekstremisht inteligjent i cili e perdor inteligjencen e tij ne te mire te kombit. nese kombi jon e ka nje shprese per tja dale, Albini eshte ai qe duhet te na udheheqi. pata mundesine ta degjoja javen e kaluar ne universitetin ku studioj ketu ne Tirane dhe me la me te vertete pershtypje me ato cka tha, per te disaten here..

  10. Coni says:

    Albini eshte me te vertete djale inteligjent qe te impresionon me nje te degjuar dhe eshte bindes.Ku i shikoni ju o “lepuj” shkaterrimet ne ballkan?Kush do filloje lufte dhe pse?Serbia?Po akoma nuk e ka marre veten nga lufta .Maqedonia?Nuk mban dot breket e saj.Kosova do dhe 20shtete dhe hyn ne OKB.Pastaj behet nje referendum per bashkimin dhe kaq ishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje