Kacin:BE s’i ka kërkuar Serbisë të njohë Kosovën

14 Dhjetor 2011, 13:17Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, duke u përgjigjur në pohimet e zyrtarëve serbë se u është vënë një kushtëzim i tillë.

Sipas tij, deklarata e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daciç, e cila u pasua edhe me deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiç, se njohja e Kosovës është kusht për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është dhënë me për qëllime të brendshme politike, në kuadër të një fushate parazgjedhore.

“Parlamenti Evropian nuk ka asnjë informacion se Komisioni Evropian do të mund të kërkonte nga Serbia njohjen e Kosovës. Unë qëndroj prapa kësaj deklarate. Asnjë vend tjetër, vend anëtar i BE-së, nuk mund të kërkojë njëanshëm një gjë të tillë”, ka thënë Kacin.

5 komente në “Kacin:BE s’i ka kërkuar Serbisë të njohë Kosovën”

  1. plaku says:

    Cfare thua more njeri i mire. Une para nje jave kam pare dhe degjuar vete fjalimin e Merkelit ne parlamentin gjerman ku ajo beri te kjarte se Serbia nuk behet kandidat per tu futur ne BE pa zgjidhur me pare proglemet me Kosoven.

    1. analist says:

      Te zgjidhesh problemet nuk do te thote ta njohesh si shtet!
      Kosova duhet njohur urgjentisht si shtet; me kusht qe te mos i bashkohet KURRE Shqiperise!
      Edhe ate kemi mangut lum miku,ik nje Sali e hajde nje Berishe gjithe jeten pastaj.

  2. tony bruxell says:

    Po kush po kerkone bashkim o tunxh.

  3. enh says:

    cdoni,ju atje,kur nuk ju duan,beni neser nje simfoni ekonomike e ushtarake me rusine e kinen,dhe vetem atehere do ju kene zili dhe do humbasin kokrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje