KFOR-i ka identifikuar protestuesit serbë të cilët kanë shtënë edhe me armë zjarri ndaj ushtarëve të NATO-s në Jarinë, në fund të muajit të kaluar.
Komandanti Erhard Drews, tha se pas sulmeve qëndron Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij. Veselinoviç njihet si njëri nga njerëzit kryesor të krimit të organizuar në veri të Kosovës.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews këto vlerësime i ka bërë duke iu referuar xhirimeve që posedon ky mision, derisa biznesmenin kontradiktor serbë e etiketoi si përgjegjësin kryesor në dhunën ndaj KFOR-it, në një takim me grupin e gazetarëve nga Serbia të cilët po vizitojnë Kosovën.
“Kemi xhirimet nga ky sulm. Po ashtu kemi xhirimet e sulmit në Jagnenicë, ku sulmi është organizuar nga vëllai i tij”, citohet të ketë thënë Drews, raporton Telegrafi.
Sipas tij, xhirimet i janë dorëzuar EULEX-it si mision që bashkëpunon ngushtë me autoritetet serbe.
Drews po ashtu citohet të ketë thënë se ushtarët kanë pasur autorizim që të kundërpërgjigjen me armë, por këtë nuk e kanë bërë sepse nuk kanë arritur që qartësisht të identifikojnë personat që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe të cilët janë përzier me protestuesit.
Me dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë plagosur në dy rastet e sulmeve gjatë fundit të muajit të kaluar në veri të Kosovës, kur ushtarët kishin provuar të hiqnin barrikadat e vendosura nga serbët./zeri
Mbase nga ajeri ok, po nga toka keta te Natos nuk u kruakan dot me Serbet. Se mos vetem Nato…