Ferizaj, “shpulla” për t’ia prishur magjinë, përfundon në spital

12 Dhjetor 2011, 12:25Rajoni TEMA

E vetmja gjë që e mundonte prej kohësh ishte dyshimi i fortë se i kishin bërë magji. Duke parë se shumë shoqe të vetat, kishin shkuar nëpër ca njerëz që kanë mbushur Ferizajn e qytete të tjera duke u hedhur si shenjtorë që prishin magjitë, ka vendosur që të shkojë edhe ajo tek një burrë në Ferizaj.

Por ajo që ndodhi, e ka turbulluar aq shumë dhe për më tepër e ka lënë shakull në vend duke u përmendur vetëm në spital ku po mjekohet.

Agjencia e lajmeve NOA raporton se incidenti ndodhi në rrugën “Ramush Shatrolli” në qytetin e Ferizajt.

Vajza nga ky qytet, ka shkuar tek prishësi i magjive, ka dhënë disa euro si shpërblim ashtu si bëjnë plot të tjerë, dhe ka pritur që ta ndihmonte.

Këtu ka nisur sporja sa komike aq dhe dramë më tej: Burri magjiprishës i ka thënë se asaj i kishin bërë magji dhe më shumë se një herë.

E i ka thënë më tej se për t’u larguar magjitë duhet t’i binte me shuplaka.

Vajza e ka pranuar duke dashur shumë që t’i prisheshin magjitë. Atëherë, “shenjtori” i ka hyrë më shpulla, fut e bjer duke e hedhur në tokë pa ndjenja.

Vajza është tronditur dhe ka marrë në telefon policinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Ferizajt tha zyrtarisht se “një mashkull, shqiptar i Kosovës, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore një femre, gjithashtu shqiptare të Kosovës, duke e goditur me shuplaka kinse për t’i larguar magjitë”.

Pas incidentit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ai tani duhet të përgjigjet jo vetëm për dhunë fizike të shkaktuar por edhe për mënyrën si ai pretendon se prish magjitë. Dhe kjo është vepër penale, mashtrim i njerëzve për qëllime përfitimi.

E pra. Në këtë pikë, këshilla për shumë të tjerë që nuk lënë njerëz pa shkuar për të prishur magjitë, është një: Të paktën mos i lini t’ju gjuajnë me shpulla./zeri

10 komente në “Ferizaj, “shpulla” për t’ia prishur magjinë, përfundon në spital”

  1. net says:

    Keshtu e gjen te gjithe ata qe pretendojn se dijne…

    Te tere ata qe kerkojn ndihme tjeter vetem se prej Zotit mashgtrohen, ju merren parate dhe edhe rrihen…
    ——–
    Magjia prishet vetem me Kuran.
    Keta dervishet apo hoxhallaret fallco, keshtu ta bejn.

    1. Shqip. says:

      Mirë e ke ti vetëm me kuran prishet se është libër i rënd e të lë plasur në tokë me një të rën..hahahahaaa..A për mëndjen tuaj ore sa të paparë që jeni.:D

      1. qarte says:

        hahahahahahaha!!! epic win! ?

  2. S says:

    SA PRAPA QE I KA LENE TURKU KETA MOR ……VER DHE NJE SHAMI NE KOKE SE ME SHAMI NE KOKE NUK TE BEJNE MAGJI…..

    1. Cakalli7 says:

      po ai qe ka komentuar para teje si te duket. e ka cuar ne shekullin e 22-te arapi ate?

  3. Baba says:

    Po ky magjistari duhet te denohet,si ju gjuka me shpulla goc e botes mor gamor bjeri mor me palloshin qe ke posht e te shikosh se si i ikin xhindet asaj,hajd tung.

  4. genc says:

    Po ajo mbase per pallosh kish shkuar po a kuptonte gje ai duduku?

  5. gallata says:

    AI i ka bere nder asaj shushke,e ka mare me shpulla qe ti vije mendja ne vend. Pas kesaj ska per ti shkuar kurre me mendja per tu drejtuar tek ndonje “hoxhe” tjeter per gjithe jeten.

  6. Drini says:

    Atje ku nuk hyn libri, hyn feja dhe besimi ne magjite. Kosovaret shquhen per te tilla besime . Sa per librat kan dhimbje koke dhe ne biblioteke ne vend te librave gjen turrshi me speca (somborka)

  7. sami says:

    po qishtu pi bojke budalle edhe ajo falltorja shtriga plak e zaskokut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje