“Ikën” prokurori që hetoi Limajn për korrupsion

9 Dhjetor 2011, 12:16Rajoni TEMA

Nëse EULEX-i e ka konsideruar Fatmir Limajn “peshk të madh”, ka gjasa të vogla për ta kapur atë. Pesë muaj para përfundimit të afatit ligjor të hetimeve kundër ish-ministrit të Transportit, prokurori gjerman që ishte ngarkuar me këto hetime, Eduard Gürrof, po i jep fund misionit prej prokurori në Kosovë.

Burime nga EULEX-i kanë thënë për “Kohën Ditore”, se prokurori gjerman që ka ushtruar detyrën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale prej largimit të kryeprokurores Isabelle Arnal, nuk ka mundur të siguronte prova të bollshme “për t’i çuar në burg” të dyshuarit në rastin e Ministrisë, edhe pse ka pasur mbështetjen edhe të kolegut të tij, Johannes Picker.

Largimin e prokurorit Eduard Gürrof, tërthorazi e ka konfirmuar edhe EULEX-i, të enjten, nëpërmjet një përgjigjeje të shkurtër me shkrim. “Misioni nuk komenton për stafin i cili është duke dalë në pension”, ka thënë EULEX-i, dhe ka shkruar se “hetimet janë duke u bërë dhe do të vazhdojnë në të ardhmen”.

Por hetimet nuk do të mund të kalojnë përtej 23 prillit të vitit të ardhshëm. Me këtë datë bëhen 2 vjet nga nisja e hetimeve. Deri atëherë prokurorët kanë afat ose të ngrenë aktakuzë ose të pushojnë hetimet. Por burime nga EULEX-i kanë thënë se gjasa më të mëdha ka që hetimet të pushojnë.

3 komente në ““Ikën” prokurori që hetoi Limajn për korrupsion”

  1. naimi says:

    qellimi per te denuar komandantet e uck eshte veper e serbise dhe synon te godase popullin e kosoves

  2. nastradini says:

    Ne Hage i shpetoi prangave se ja hodhi fajin varteseve te vet. Qe kishin vrare njerez dhe kosovare te pafajeshem si zogj pule. Per qef. Se ashtu i kishte thene truni dallkauk dhe kriminal. Qe tani keta vartes po vuajne denimin ne qelite hollandeze. Ne Prishtine i shpetoi prangave te EULEX-it se ja hodhi fajin e kuserise dhe hajnise makaber te fondeve publike vartesve te vet. Qe tani keta vartes po vuajne denimin ne qelite e burgut kosovar. Deri kur do te vazhdoje ky kriminel t’i shpetoje Drejtesise? Duke u hequr si Patriot dhe Atdhetar?

  3. Je ne rregull nga trute o`nastradin.Nuk me besohet se jeni nga Kosova.Perndryshe,nuk mund te shkruhen keto rradhe per herojte e luftes se madhe clirimtare.Evropa plake,duhet t`i ngreje nje monument 15 m te larte Adem Jasharit,se ishte i pari qe i vuri pushken Jugosllavise se bashkim-vellazerimit dhe e shperberi.Ndersa,ylli polar i kesaj lufte eshte,komandant “celiku”.Cfare behet keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje