Derisa shtetasit në mbarë Bashkimin Evropian janë ose të papunë ose të shqetësuar për sigurinë e vendeve të tyre të punës, kursimeve dhe pensioneve, liderët e BE-së, këtë të premte, mund të kenë pak oreks për t’u marrë edhe me çështje të jashtme.
Megjithatë, një çështje do të jetë në agjendë, pas diskutimeve pa konkluzione në mesin e ministrave të BE-së, ditën e hënë.
Marrëveshja, sipas së cilës Kroacia do të bëhet vendi i 28-të anëtar i BE-së, në korrik të vitit 2013, do të nënshkruhet, ndërsa rekomandimet e Komisionit Evropian për lëvizjet kah anëtarësimi për Serbinë dhe Malin e Zi, janë të hapura për diskutime.
Zgjerimi mund të jetë politika më efektive e jashtme e BE-së, duke pasur parasysh se tashmë është bërë shumë për bashkimin dhe lirinë e kontinentit, por nuk është saktësisht karakteristikë mujore e Evropës së kapluar nga kriza.
Siguria dhe stabiliteti në Ballkan ende nuk mund të merren si të garantuara. Për disa muaj, serbët e Kosovës i kanë barrikaduar rrugët, duke mos i përfillur forcat e NATO-s, pasi Prishtina qartazi e ka pohuar të drejtën e saj për kontroll të kufirit me Serbinë.
Disa barrikada së paku kanë filluar të largohen nën presionin e Bashkimit Evropian, por situata mbetet jostabël.
Veriu i Kosovës po bëhet i paqeverisur, meqë serbët atje refuzojnë autoritetin si të Prishtinës, ashtu edhe të Beogradit.
Bosnjë e Hercegovina mbetet e paralizuar për shkak të konfliktit etnik. Ka pasur konflikte civile në Shqipëri, ndërsa perspektiva e Maqedonisë për në BE dhe NATO është bllokuar nga kontesti për emër me Greqinë.
Kjo përzierje eksplozive është mbajtur nën kontroll kryesisht, pasi i gjithë rajoni ka ambicie për integrim në BE.
Shumë popuj në Ballkan ende e shohin anëtarësimin në BE si rrugë të vendeve të tyre për në shpëtim.
Prandaj, shtrohet pyetja se a mund të jetë Ballkani viktima e ardhshme e krizës së euros? Nuk duhet të jetë.
Nënshkrimi i marrëveshjes për pranim me Kroacinë do të dërgojë mesazh te i gjithë rajoni, se përkundër krizës së euros, Bashkimi Evropian i mban premtimet e veta ndaj vendeve që i kanë bërë reformat e domosdoshme.
Ky mesazh duhet të mbahet edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, që janë të parat në rend.
Por, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, po heziton të pajtohet për bisedime për anëtarësim me Malin e Zi, pasi zgjerimi i BE-së në Francë mbetet çështje e ndjeshme, ndërsa zgjedhjet presidenciale në këtë vend mbahen pas pesë muajve.
Zoti Sarkozi nuk dëshiron të japë dritë jeshile për Malin e Zi të vogël, për aq kohë sa rruga për në BE e Serbisë – miku kryesor francez në Ballkan – mbetet e paqartë.
Serbia aktualisht meriton të lëvizë drejt BE-së, pasi ka bërë progres të theksuar në plotësimin e standardeve të BE-së për demokraci dhe paqe.
Nën presionin e BE-së, Serbia përfundimisht i ka zënë kriminelët e luftës, Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq, dhe i ka dërguar në Tribunalin e Hagës për gjykim.
Po ashtu, Serbia ka marrë pjesë në tetë raundet e bisedimeve me Kosovën, të sponsorizuara nga BE-ja, duke arritur marrëveshje për një numër të çështjeve praktike, të ndërlidhura me kontrollin e kufirit, pasurinë, lirinë e lëvizjes dhe procedurat doganore.
Por, përse BE-ja heziton të ndërmarrë hap simbolik duke e bërë Serbinë kandidat zyrtar?
Për të qenë të saktë, marrëveshjet ekzistuese me Kosovën duhet të implementohen. Ka edhe çështje të tjera të rëndësishme, si: gatishmëria e serbëve dhe e kosovarëve të ulen së bashku në organizatat rajonale, që punojnë në fushën e energjisë, transportit dhe tregtisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron garantime se Serbia është serioze për pajtimin, nëse statusi i kandidatit i jepet të premten.
Zonja Merkel ka të drejtë për ta përdorur levën e BE-së, për ta obliguar Serbinë që të kryejë punë. Kjo është ajo që forca e butë e BE-së mund të bëjë.
Duhet të përfundojë dhuna në Kosovën Veriore dhe barrikadat e mbetura duhet të largohen. Kosova, po ashtu, duhet të bëjë më tepër për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për ta luftuar korrupsionin.
Por, ekziston edhe rreziku se presioni më i madh i jashtëm kundër Beogradit mund t’i ndalë ose t’i kthejë prapa të arriturat aktuale në reforma. BE-ja mund të pendohet për këtë, nëse ish-lideri nacionalist, Tomisllav Nikoliq, duke bërë fushatë në dështimin e qeverisë për të arritur kthesë në rrugën për BE, i mund mbështetësit e presidentit reformist, Boris Tadiq, në zgjedhjet parlamentare në majin e ardhshëm.
sigurisht,qe stabiliteti ne ballkan nuk eshte igarantuar,edhe nje here ballkani ,nuk ershte vetem lidhja midis lindjes dhe perendimit,por edhe pasyra,dhe zigji i mardhenieve midis tyre,dhe shume duhet te kujtojne kur sulmuan serbine,dhe kur ministri i puneve te jashtme ruse,u kthye nga mesi i atllantikut per rusi,shume harojne lojnen e turqise ne egje,pasi me ndihmen e masonise duke ei dhene strategjine rajonale,per shekullin e tanishem,e kane bere vegel te tyre,dhe mish per top,per te kontrolluar rruget gjeostrategjike ne rajonin nevrargjik te kaspikut,dhe nje nga faktoret me destabilizues te rajonit qe i shpreh hapur iluzionet per nje rilindje te perandorise otomane,dhe per nje mikrosuperfuqi rajonale,qe ne opinionin tim seshte gje tjeter vecse nje vegel ne duar te masonise,per te tentuar,apo provokuar rusine,ashtu si ka vepruar gjithmone perendimi te provokoje ,te lodhe te tjeret dhe pastaj te nderhyje,vetem se kete rradhe,rruset e kane kuptuar lojen e perendimit ,dhe nje provokim sado i vogel nga turqia mund te ndryshoje pergjithmone harten e lindjes,dhe te derdhin gjithe dufin mbi ate,ta bejne shembull apokaliptik.