Opozita fiton në Kroaci, qeveria ndëshkohet për korrupsionin e papunësinë

5 Dhjetor 2011, 12:48Rajoni TEMA

Një koalicion opozitar i qendrës së majtë mundi konservatorët në zgjedhjet parlamentare të Kroacisë të dielën, duke nxjerrë zemërimin e votuesve ndaj korrupsionit dhe papunësisë së lartë të këtij vendi që është afër për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Me rreth 70 për qind të votave të numëruara, rezultatet zyrtare tregojnë se koalicioni kroat opozitar “Kukuriku” do të marrë 78 vende në Parlamentin 151 vendësh të Kroacisë. Ndërsa, partia konservatore “Bashkimi Demokratik Kroat”, i njohur si HDZ, do të marrë 48 vende.

Edhe para zgjedhjeve, konservatorët e njollosur me korrupsion, pritej të humbnin për shkak të rënies së standardit jetësor dhe papunësisë së lartë në vend.

Fituesit pritet të marrin vendime të vështira për shkurtime të buxhetit, për të trajtuar rënien ekonomike të vendit.

“Edhe në opozitë, ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Kroacisë, ata nuk na kanë vënë në dy gjunjët”, ka thënë liderja e konservativëve, kryeministrja në largim, Jadranka Kosor.

“Trendi në Evropë është se votuesit janë kundër atyre që janë në pushtet”, tha analisti politik, Sllaven Letica, për të shtuar se “e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kroaci”.

Presidenti kroat Ivo Josipoviç përgëzoi fituesit, duke thënë se “është e qartë se Kroacia po kthehet nga e majta”.

Rezultatet nënkuptojnë që kryeministri i ardhshëm kroat do të jetë Zoran Millanoviç, 45-vjeçari  udhëheqës i Partisë Social Demokratike – ish komunistët që u kthyen në demokratë pro perëndimorë dhe po kërkojnë reforma ekonomike dhe sociale.

2 komente në “Opozita fiton në Kroaci, qeveria ndëshkohet për korrupsionin e papunësinë”

  1. Pelasgian says:

    sikur te ndodhte edhe ne Shqiperi kaq lehte si ne Kroaci lum si ne !
    O ZOT I MADH PSE NUK NA NDIHMON ?? PSE NUK JA CON NJE RRUFE SALI GOMARIT E TA BESH SHKRUM E HI SE AS TOKA SE PRANON ATE COPE BAJGE !
    po s’bie rrufeja ne hale , mire kan then te vjetrit !

  2. Rani says:

    Pse ju duket çudi qe ka fituar opozita ne Kroaci, siç edhe emri i tyre e thote vete, ata nuk kane jane shqiptare budallenj qe ndjekin Sali Berishen qe po i vdes per buke dhe po i shkreton perdite e me shume. Koka e ben ndryshimin kudo, vetem se shqipet e kane te mbushur koken te mbushur me mut dhe nuk kutpjne ndersa keta dhe te tjere jane ne terezi nga koka dhe e bejne te ditur me vota. Edhe sikur t’ju ishte grabitur vota kroateve jam mese i bindur se do te ishin ngritur me force per te drejtuar veten e tyre dhe nuk do te kishin ndenjur duarkryq si populli trim shqiptar. Nuk e kam kuptuar akoma pse e quajme veten trima, mos e quajme trimeri qe kemi qene gjithmone te pushtuar e s’kemi pushtuar askend. Disa thone jo se ne kemi qene popull paqedashes, po kam frike se mos problemi ka qene krejt tjeter…………….ose me troç s’kemi pasur bythe te pushtojme askend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje