Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka nisur veç e veç në adresë të 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së një letër, ku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, Serbisë nuk duhet dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim, shkruan “Koha Ditore”.
Kurti e ka bërë këtë, pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit.
Teksa shfaq drojën se Serbisë po i lehtësohet marrja shumë shpejt e statusit të kandidatit, Kurti ka bindjen se BE-ja beson, gabimisht, se kjo është metoda më e mirë për ta mbajtur Serbinë nën kontroll dhe në gjendje stabile. Kështu, sipas Kurtit, BE-ja mendon se do të forcojë klasën politike të moderuar në Serbi.
“Mirëpo, pikërisht nën udhëheqjen e ‘moderuar’ Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial duke i financuar dhe duke i drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda vendit tonë”, ka shkruar ai.
Të bisedohet me Serbinë, është sikur të bisedohet me dhunuesit. Pa marrë parasysh sa intelektual janë anëtarët e këtij kombi si përfaqësues politik, ata dëshirojnë legalizimin nga Kombet e Bashkuara për të dhunuar kombet tjera më të vogla. Këtyre ju duhet terapi profesionale, sikur edhe udhëheqësve nga Kosova të paguar nga këta.
eshte nje veprim qe duhej marre nga kohe dhe nga shteti yne( me vjen turp kur themi shteti yne,por…),por vetem heshtje.E njejta gje me opoziten.
Valle ne a jemi komb ?!
i lavderuar veprimi i Albin Kurtit,por eshte i vetem
More mik pse e kruan ? Pardje Merkeli tha shume kjarte se, Serbia NUK e mer statusin per kandidat per ne BE PA zgjidhur problemet me Kosoven me bisedime. Nuk arrij me te vertet te kuptoj se, pse ky zoteri e ngacmon kete muhabet. Mos ndoshta me kete do te marri vota ( nuk e di ne se eshte parti politike dhe merr pjese ne zgjedhje ), do te sfidoje qeverine, parlamentin dhe ministrine e jashteme te Kosoves apo si e ka hallin? Ne fakt une nuk kam asnje dijeni per kete levizje dhe kuptohet qe ky eshte faji im. Ju lutem atyre anetare te forumit qe e njohin brenda mundesive ne se kane kohe dhe deshire tju pergjigjen ketyre pyetjeve :
– A eshte kjo levizje nje pariti politike dhe e se po a merr pjese ne parlamentin e Kosoves dhe se perqind te deputeteve.
– A ka kjo levizje nje statut dhe cilat jane pikate kryesore ne kete statut?
– A ka kjo levizje nje plan afatshkurter, afat te mesem dhe afatgjate?
Ne se po kush jane qellimet per secilin afat ?
ti ke ber shume pytje relativisht te rendesishme. por une i pergjigjem 3 me te rendesishmeve. partia e albin kurtit eshte parti parlamentare, doli e dyta ne zgjedhjet e fundit. e ka krijuar si levizje adem demaci, dhe po ai e ka kthyer ne parti. piken me te rendesishme te programit ka bashkimin me shqiperine.
dua,
Shume faleminderit per pergjigjen.Pershendetje
dua
Partia e Kurtit doli e treta dhe joe dyta me zgjedhjet e fundit.Ky Kurti nese une kujtohem mire ishte ai qe bente demostrata kunder Amerikaneve disa kohe me pare
pershendetje
Tironci Lugano,
Kendej koha eshte shume keq. Shi dhe ftofet. Mendoj se ka te drejte kur thua se ky Kurti bente demostrata kunder amerikaneve. Ne se ke te drejte, mendoj se ky Kurti eshte mosmirenjohes dhe miop politik dhe jo visionar. More miq, interesat gjeostrategjike te USA u perputhne me interesat e drejta te popullit Kosovar ( gje qe ndodh nje her ne nje mije vjet ) dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
Lereni USA dhe BE te veproje, kini durim, treni i Kosoves si shtete i pamvarur po udheton drejt BE dhe nuk kthehet mbrapsht.
U beme ne te mesojme USA dhe BE !!!
plaku
Ke shuem te drejte e si shtoja sgje cka ke theen.Koha ketej em shi.Tani ka dal pak diell por eshte nga ato qe te genjejne.Po me mire shi se bore
pershendetje
keni shum te drejt qe i jeni drejtuar evropes evropa ka faje i thon nji fjale ,ruj jezuitin me tul simiti.nga ni on i thon hiqi administraten nga veriu e nga ona tjeter i japin lek evropa me pagu verin meni fjal edhe evropa eshte vegel serbis.po ashtu edhe me greqin qe eshte kunder nesh nga ni on thon me indihmuar e nga ona tjeter germania e franca kan ra dakort me i shit armatim luftarak sic duket duen me hap naj luft tjeter ne ballkan etjer e tjer….ju uroj shnet e pun me i liru shqiptaret presheves prej rrethimit te ushtris serbe se ket se kom ndigju prej asnjerit deri me sot as ti vizitoni nuk kan pas guxim e as ti ndihe kush ekonomikisht i keni len vetem si ne shtet rrethim e as amerika nuk po don me i liru a tu jape naj nenshtetesi amerikone sic po ben rusi me serbit e mitrovices
Mos ke ngaterruar “porte” mor djale se kjo nuk eshte specialiteti yt ti je per ate “te larten”
Ti ne fakt do qe Serbia te jete ne BE dhe mos u shqeteso do te jete ne BE bashke me Shqiperine me pare pastaj shume me vone edhe Kosova. Atehere nuk do vazhdosh me me gjepurat e tua
ALBIN KURTI PER KRYEMINSTER !
her tjeter mos shkruj budalliqe se vij ta kalli shpin me rob mrena
LOOOOOOOOOOOOOOL !
Shume levizje e bukur politke nga Albini
–Bravo Albin !
–Ashtu duhet te diskretitohen serbet ne EU
–Kjo qe ben Albini duhej bere nga politka e Tiranes,por Sala ka hallin se i zemerohet Fazllici ….
BRAVOOOOOOOOOOO!
JE VERTET TRTIM ,POR DHE ME PENE1
HARRAM JU QOFTE PSEUDOINTELEKTUALEVE QE DINE TE ZIHEN E TE PERCAHEN ..E ASNJE FJALE TE SHKRUAJNE PER KETE PROBLEM MADHOR-LIRINE E KOSOVES!
JU LUTEMI TEKSTIN ELETRES..NE MBESHTETJE TE SAJ TE NISIM DHE NE NJE FAX..