Presidenti rus Dmitrij Medvedev e ka shqyrtuar kërkesën e serbëve të Kosovës për shtetësi ruse, por, sipas Ligjit për shtetësi të Rusisë nuk mund t’iu përgjigjet kërkesës së tyre, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug zëdhënësi MPJ të Rusisë Aleksandar Lukasheviq.
Ai po ashtu ka thënë se Rusia do të dërgojë të gjitha llojet e ndihmave për serbët në veri të Kosovës ndërsa përmes UNESCO do të ndihmojë objekte fetare serbe.
Ambasadës ruse në Beograd më herë i kishte shkuar kërkesa serbe me 22 mijë lutje për shtetësi ruse.
Njëri nga iniciatorët e kësaj kërkese dhe kryetar i organizatës së ashtuquajtur “Stara Srbija” (Serbia e Vjetër) kishte thënë se serbët janë të pakënaqur me bisedimet në Bruksel dhe se marrja e shtetësisë ruse “do ta pengonte islamizimin e Kosovës” .
Në komunat serbe të veriut të Kosovës në javën e shkuar ka filluar nënshkrimi peticionit “Mitrovdansko proshenije”, (Lutjet e Shën Mitrit) me të cilin serbët nga veriu kërkojnë shtetësinë ruse dhe luten që vetëm Moska t’i përfaqësojë nëpër botë”./koha
Serbet kerkojne qe vetem Moska ti perfaqesoje neper bote!!
Po pse vete nuk dine te perfaqesohen serbet!?
Moska apo Rusia eshte nje vend ku pluralizmi politik nuk egziston me qe prej marjes se pushtetit nga Putin!
Rusia eshte kthyer ne nje shtet qe ndodhet ne duart e Putin dhe klanit qe ai drejton, e kjo nuk ka lidhje me demokracine.
Sa per nenshtetesine ruse, keta serbet e Kosoves me duken idiote, pasi shtetesia jepet ne baze ligjesh, dhe keshtu i bije sikur 22 amrikane qe jetojne ne Amerike, e kurre nuk kane vene kembet ne Kine te kerkojne nenshtetesi kineze..
kerkesa e serbeve eshte thjesht politike,dhe sikur tu jepej nenshtetesia ata nuk do te shkojne kuure te jetojne ne Rusi.
Problemi eshte tjeterkund,sikur mos te ishte USA kush do te ishte fundi yne?
kjo eshte pyetja dhe eshte nje problem kryesor.Nuk jemi ne gjendje as me mbrojt veten dhe kerkojme te diskutojme politiken boterore.Shiko rastin e Limajt,ka luftu si patriot por sot ne Prishtine perballe gjykates jane apo sjane dhjete vete ne perkrahje te tij.Jemi nje popull i squllet dhe pa te ardhme,ne rastin me te pare do te na fshijne nga faqja e dheut dhe nuk do kemi me as kohe as mundesi me be komente pa kuptim ketu.
Shiko serbet,shtetin qe kane,njerezit qe kane.Kane muaj ne barrikada dhe nuk duan tja dine.Popullsi sa ne jane por sherbyesin e politikes se tyre e kemi kryeminister dhe gjysma e quan patriot.Serbet megjithese na i kane be te gjitha te zezat,prape armiq na thone,ndersa nje pjese e jona i quan miq,degjon muziken e tyre,perhap kulturen e tyre,etj,etj.Gjysma tjeter e jone ka vellezer turqit e keshtu me rradhe.
Mjaft te permendim rastin e kryefamiljarit mirditor qe u detyrua te ankohej ne ambasaden USA,per nje problem qe mund te ja zgjidhte fare mire dhe nje punonjes i thjeshte policie.Mjaftonte kjo ngjarje per ti thene mjaft ekzistences shteterore,turpit i te qenit shqiptar,ku grate goditen si pa te keq dhe askush nuk u del ne mbrojtje.Ne shek.xv nuk guxonin te ndodhnin keto ngjarje se kishte ligj,kishte nje Kanun,qe sot shume te paditur e permendin per keq.Ne sot jemi kthyer si ne shek xv,por jo ne Arberi por ne Pakistan.
Ne jemi turpi i botes dhe ekzistenca e jone eshte ekote dhe artificiale.
fundi do ishte me 1919 dhe sot shqiptaret do ishin si kurdet ne turqi ca ne greqi ca ne serbi.
o preng miku,koment me te goditur,rralle te kete shkruar njeri ketu,ishallah e lexojne shume shqiptare e ti vene gishtin kokes,hajt tung…