Përdhosen varrezat e hebrenjve në Prishtinë

1 Dhjetor 2011, 12:21Rajoni TEMA

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka dënuar fuqimisht përdhosjen e varrezave hebraike në lagjen Velania të Prishtinës.

“Kjo vepër e urrejtjes përbën fyerje jo vetëm ndaj familjeve të të varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik në Kosovë dhe përtej, por po ashtu është fyerje ndaj shtetit dhe shoqërisë shumetnike kosovare. Kjo është një vepër e përbuzjes së normave më themelore të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit dhe nuk mund të tolerohet”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë, që e transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kohëve të fundit, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane, “studentët e Universitetit Amerikan kanë marrë pjesë në një projekt të restaurimit të varrezave dhe ne e shohim këtë vepër të përdhosjes së varrezave si sulm ndaj veprës së tyre të miqësisë dhe vullnetarizmit”.

Ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme lidhur me këtë incident dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.

Me tone të ashpra kundër përdhosjes së varrezave hebraike ka reaguar edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare.

Në një deklaratë për media kongresisti Engel i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të ndëshkojë autorët e aktit në formën më të rëndë që parashikon ligji.

“Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i përdhosjes së varrezës së hebrenjve në Prishtinë. Prekja e vendit të prehjes së anëtarëve të komunitetit të vogël hebraik në Kosovë është një akt urrejtjeje që nuk duhet të lejohet të hedhë rrënjë. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të hetojë imtësisht vandalizmin dhe të ndëshkojë autorët siç parashikohet me ligj”, ka thënë kongresisti Engel në deklaratën e tij.

Ai ka kujtuar se ka vizituar këtë varrezë me ish presidentin Ibrahim Rugova në vitin 2005.

“E kisha për nder që së bashku me të të shprehja respektin për komunitetin hebraik të Kosovës, të cilin ai e kishte përqafuar si pjesë të historisë dhe trashëgimisë së Kosovës”, ka nënvizuar kongresmeni Eliot Engel, që njihet si mik i madh i shqiptarëve.

“Ky akt në varreza është edhe më tragjik pasi vetëm kohët e fundit ajo ishte vendi i një projekti pune vullnetare të kryer së bashku nga studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës dhe Kolegjit Dartmouth në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që puna e tyre e mirë të mos humbasë nga ky akt përdhosjeje dhe varreza të restaurohet dhe të mbrohet që të gjithë në Kosovë ta dinë se sa njerëz kanë banuar dhe vazhdojnë të jetojnë në këtë tokë”, thuhet në fund të deklaratës së kongresmenit Eliot Engel.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

“Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli dënon ashpër veprimet e shëmtuara të vendosjes së mbishkrimeve në Varrezat e Hebrenjve në lagjen “Velania” të Prishtinës. Akte të tilla të shëmtuara nuk i përkasin shoqërisë kosovare dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë atë”, thuhet në komunikatën e Pacollit.

Sipas zv/kryeministrit, veprime te tilla të papërgjegjshme janë dënueshme dhe të papranueshme për Institucionet dhe popullin e Kosovës.

“Ata që kanë prekur Varrezat Hebraike në Kosovë, nuk kanë lënduar rëndë vetëm ndjenjat e popullit Hebre por kanë cenuar vlerat tona kombëtare, kulturën dhe traditën e vendit tonë”.

Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli shprehë shqetësimin e tij të sinqertë lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar dhe njëkohësisht kërkon që organet e drejtësisë dhe hetuesisë të veprojnë fuqishëm për gjetjen dhe vendosjen para drejtësisë të kryesve të këtij akti të shëmtuar./express

18 komente në “Përdhosen varrezat e hebrenjve në Prishtinë”

  1. Dean says:

    ”Bravo” djemte e Kosoves.Tani qe i keni shkaterru perfundimisht serbet meruni me te vdekurit ne emen te allahut.
    Sqarim per trashaniket e Dardanis:Bravo ne thonjza do te thote IRONI.
    Se mos e merrni me te vertet?

    1. Kastrioti says:

      cfare flet o BAL, ku shkrujnmuslimanet shenja naziste. mos trego injorancen tande, mbaje per vete mos e deklaro hapur qe je injorant.

    2. X says:

      mund ti bejne dhe serbet te tilla gjera o den shiko c kishin bere ca agjent serb ne kosove
      http://www.youtube.com/watch?v=kh5LfIDuYO8

  2. stalinsali says:

    Ja dhe bllofi i rradhes i serbeve. Perpiqen me cdo kusht e me cdo metode qe te arrijne te pakapshmen.
    SRBSKI = GRCKI = SLLAVSKI = TE PABESE !

    1. edis' USA says:

      Padyshim qe eshte loje e boshtit Serb + Filot qe po kapitullojne… Te hetohet dhe te denohen me varrje ata qe e kane bere. Jane veglat Serbe qe merren me kurdisje te tilla1

  3. Antitalebani says:

    Nuk mendoj se kete gje e kane ber shqiptaret. Edhe nese e kane bere shqiptar, per mua nuk jane shqiptar por shiptar te asimiluar nga talebanizmi. Jane talebane qe mendojne se e ardhmja e shqiptareve eshte myslimanizmi. Shqiptaret duhet te kuptojne, qe ka ardhur koha per nje rimekembje kombetare dhe ku feja duhet te mbahet larg. Do fillojme te percajme veten tone, sic e kemi bere perhere, nese fusim rryma te tjera kulturore, fetare, politike etj, qe nuk i perkasim unifikimit kombetar.

    Personalisht jame nje radikal kunder mendimit per integrimin e fese myslimane dhe feve te tjera ne kulturen shqiptare. Duhet te kuptojme dhe te luftojme fort per ti dhene ate qe merriton ekstremizmave fetare ne Shqiperi dhe kosove. Enveri ndoqi nje metode cnjerezore per heqjen e doktrines fetare nga mendja e shqiptareve, por gjate asaj kohe spatem mendime talebanesh qe te fusin friken. Sthem se duhet te ndiqet e njejta metode por ama duhet te punojme fort dhe te reagojme ndaj formave ekstremiste fetare. Do shikoni se si agresiviteti i talebaneve do te shtohet deri ne pasoja vdekje prurese. Per keto gjera duhet te pergatitemi, sepse eshte lufte dhe lufta nuk fitohet pa gjak. Agresivitetit taleban me agresivitet shteteformues.

    Izraelitet jane nje komb qe kane bashkejetuar me kombin tone. Kete sduhet ta harrojme. Ne si popull sdime shume nga historia, dhe kemi fiksuar vetem faktin qe ne i kemi shpetuar ne Luftene Dyte. I shpetuam, sepse gjithmone e kemi ditur te komunikojme me ata. Selaniku ka qene qyteti i shqiptareve dhe izraeliteve, dhe greket kane qene ne minoritetet ne ate qytet. Mesoni me shume. Talebanizmi grek (edhe pse kristian) solli dominimin e tyre ne kohen e Luftes se I dhe te II boterore.

    1. net says:

      muslimanet e kan te ndaluar te perdhosin varret…

      mos u lodhni te hidhni balte…

  4. sharri says:

    Ky lloj vandalizmi eshte per cdo gjykim. Shqiptaret e Kosoves duke filluar nga njeriu me i thjesht e deri te politikanet me te lart, duhet te bejne c`mos per t`a izoluar dhe gjetur vandalistin(vandalistet), kushdoqofshin ato dhe te denohen maksimalisht qe te jete shembull per te tjere potencial. Jam 70-vjecar. Asnjeher nuk kam degjuar qe shqiptaret te jene hakmar kunder te vdekurve qofshin ato musliman, kristian, bektashian ose hebraik. Te mos lejohet qe keta lloj djajsh te gjejne strehim ne asnje kende, ne asnje hapesire ku jetojne,banojne, punojne ose veprojne shqiptaret. Nuk eshte shpionllek nese e lufton te keqen qoft edhe te anetarit tende te familjes e lere me ma gjere, perkundrazi, i kontribuon kultures qytetare, kultures huanitare, patriotizmit kombetar, afirmimit te shoqerise dhe shtetit te kosoves. Pra, kushdoqoft qe mund te kete edhe njohuri me te vogla te cfardolloj kriminaliteti t`i lajmeroj organet perkatese se vetem keshtu mbrohet shoqeria nga e keqja.

  5. Cakalli7 says:

    i paska djegur by.. edhe Eliot Engel-lit, se u be cope per votat e mahmuteve ne new york po e di qe po ta prene bileten cifutet nuk hyn me ne politike

  6. tourkofagos says:

    eshte mese e qartese se, autoret jane extremistet myslimane shqipfoles.
    kujtoj se,me fitimin e pavaresise se Kosoves,extremiste te tille turkoshake,sulmuan kishat serbe,madje duke hipur ne maje te kishes duke shkaterruar kryqin.Ne nje kronike te tille nga Kosova,gazetari i kronikes,ne nje kanal televiziv,shoqeronte vidion me pyetjen se;A mund te pretendohet se keta perbindesh shkaterrues te kishes apo kryqit,mund te behen nje dite evropiane!!!!!??????

    1. plaku says:

      turko lepuri,
      More horr, para dhenjes se pamvaresise se Kosoves ishin trupat nderkombetare te cilet qendruan edhe pas dhenjes se pamvaresise. Si ka mundesi qe, nen hunden e ketyre trupave, te cilet zyrtarisht ishin per mbrojtjne e pakicave serbe ne Kosove te jene bere keto gjera. Kosovaret nuk jane aq budallenj si serbet. Ti dhe serbet nacjonaliste jene te fese ultra orthodokse dhe bota e pa se cfare beri perfaqesuesi i juaj ne Srebrenice. Xhelati i popullit mysliman te Srebrenices Mladic i cili, si injotrant qe ishte, deklaroi se vrasja nga ana e tij e 8mije burrave te Srebrenices ishte nje borxh qe ai i kishte popullit serb. Kjo sepse stergjysherit e ketyre 8mije te vrareve kishin nderuar fene, ne shekullin e pesembedhjete, nga feja orhtodokse ( si feja jote more derr e i biri derrit ) ne ate myslimane. Hik more genjeshtar i ndyre, more vemje, more percudnim gjenetik ne ndonje forum turk ose grek. Ik more zvaranik bukeshkale qe nuk di se cfare do te thote atdhe dhe komb. Ty greket te kane varur 300Eurot si nje karrote para syve te lepurit, se lepur je dhe jo burre. Na thuaj kur do jesh ne Tirane qe une vete me doren time came te te bej synet more derr e i birri i derrit.

      1. NUKI says:

        Amin, plaku… Te lumte goja !!!

  7. Shkupi says:

    Cdo shqiptar me mjeker duhet te debohet nga trojet tona etnike,destinacioni dihet-Iran,..

    1. Cakalli7 says:

      iranit i marsh te keqen, destinacioni katari ku-vajti edhe arapia saudite

    2. NUKI says:

      Hajde provoje lum baca, se nuk jemi shume larg!!!

  8. dritan74 says:

    TURP.PO BACA SALI VUCIDOLI CA TE BEJE TANI.E KORITEN VLLAZNIT.

  9. Albana L. says:

    Mban shume era Serbi ky akt vandalizmi, se vetem ketij shteti kriminel i sherben!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje