"Lulëzimi" i shqiptarëve në Beograd

29 Nëntor 2011, 14:12Rajoni TEMA

Një komunitet shqiptar plot energji po “lulëzon” në kryeqytetin e Serbisë dhe është një pjesë përbërëse e imazhit kozmopolit të qytetit. Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në Beograd është i paqartë. Autoritetet e qytetit thonë se ka 1.492 shqiptarë që jetojnë në Beograd, shkruan SETimes.

Të përzier me stilin e jetesës urbane të Beogradit jetojnë shumë shqiptarë që janë vendosur aty kryesisht nga Kosova, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Beogradi i mirëpriti ata krahëhapur dhe sot ata punojnë si doktorë, avokatë ose gazetarë.

Numri i tyre është i paqartë — autoritetet e qytetit thonë se ka 1,492 shqiptarë.

Njëri nga më të famshmit, aktori Bekim Fehmiu, zgjodhi të jetojë në Beograd deri sa vdiq, vitin e kaluar.

Lekë Gjokaj është student i mjekësisë në Universitetin e Beogradit dhe dëshiron të vazhdojë traditën e familjes. Ai tha për se të jesh shqiptar në Beograd nuk është sfidë.

“Prindërit e mi punojnë si doktorë në Beograd. Megjithëse origjina jonë është nga Peja në Kosovë, kam qenë atje vetëm pak herë dhe ndihem më shumë në shtëpi në Beograd. Këtu kam familjen dhe miqtë,” tha Gjokaj.

“E di që ekzistojnë stereotipat, por në të vërtetë nuk është problem të jesh një shqiptar të shkosh në shkollë ose të ka miq. Sigurisht, disa përpiqen të ta vështirësojnë jetën, por nëse ke jetën tënde nuk ka shumë rëndësi,” tha Gjokaj. “Këtu kemi historinë dhe jetën tonë.”

Universiteti i Beogradit ka një departament të gjuhës shqipe, një nga më të vjetrit në botë, të themeluar më 1925. Që nga ajo kohë, është zhvilluar dhe zgjeruar. Tani ka 50 studentë që studiojnë shqip dhe rreth 15 studentë të rinj regjistrohen çdo vit.

Ndihmësja e departamentit Merima Krijezi, një shqiptare e lindur në Beograd, tha se ka interes në rritje për programin e tyre. Shumica e studentëve janë serbë dhe pak shqiptarë e studentë nga martesa të përziera, të cilët e shohin si mundësi për të mësuar gjuhën amtare të tyre.

“Një numër në rritje të rinjsh shohin një të ardhme në mësimin e kësaj gjuhe dhe një mundësi për të fituar mirë prej saj. Studentët që diplomohen nga departamenti ynë kanë një mundësi të mirë punësimi në institucione shtetërore si ushtri, polici, parlament, gjykata, në vetë fakultet, e deri në OJQ të ndryshme,” tha ajo.

“Beogradi është padyshim një metropol dhe një qytet ku mund të gjesh vetveten,” përfundoi Krijezi.

Familja e Shqipe Sylejmanit, me origjinë nga Tetova e Maqedonisë, u transferua në Beograd në vitet 1980, për shkak se prindërit e saj punonin për qeverinë ish-federale të Jugosllavisë.

“Për mua, problemet politike nuk ishin të rëndësishme. Nuk kanë luajtur kurrë ndonjë rol në jetën time, por sigurisht ndikimet mund të ndiheshin gjatë viteve 90-ta, kur në fuqi ishte Miloshevici. Ishte e vështirë sepse njerëzit e shihnin familjen time si armikun që nuk duhet të jetonte këtu”, tha Sylejmani.

Ajo thotë se emri i saj Shqipe dhe kombësia e saj i kushtoi nota të dobëta gjatë bombardimeve të NATO-s, gjatë konfliktit të Kosovës më 1999. “Por marrëdhënie të tilla nuk ekzistonin me miqtë e mi në klasë, të cilët më respektonin shumë,” tha ajo.

Sylejmani tha se nuk do të largohet nga Beogradi për asnjë arsye.

“Prindërit i kam këtu; miqtë dhe të afërmit jetojnë këtu dhe më shumë se kaq, kam lindur këtu dhe e dua këtë qytet. Gjatë kohës së Miloshevicit, disa persona u përpoqën të na detyronin të largoheshim, por nuk patën sukses dhe nuk shoh asnjë arsye të largohem tani pasi kemi qëndruar këtu edhe në periudhën më të vështirë”, rrëfen ajo.

Problemet politike mund të bëjnë që disa komunitete të harrohen, megjithëse ato mund të jenë një urë mirëkuptimi, tha komentuesi politik në Prishtinë, Fatlum Sadiku.

“Ndryshimet politike mes Kosovës dhe Serbisë kanë një ndikim negativ në jetën tonë. … Në Beograd, disa mund t’i shohin ata si tradhtarë ose diçka tjetër, thjesht sepse janë shqiptarë. Por kjo do të ishte e vërtetë edhe për Prishtinën, ku të tjerë i quajnë ata tradhtarë sepse qëndruan në Beograd kur ishim në luftë,” tha Sadiku.

 

12 komente në ““Lulëzimi” i shqiptarëve në Beograd”

  1. Ramy says:

    Rrnoft Serbia atdheu i tere demokrateve dhe doktor Birishes.

    1. Pelasgian says:

      mire qe e din qe te gjithe ata si birisha jan serb muti

      1. raimondi says:

        Ca genjen ky ne kete artikull–Beogradii pret me krahe hapur shqiptaret–looooooooooooooooooooooooooooolhahahahahaha

        –Une i kam ketu ne Amerike ,dhe ata ,serbet,jane Popullisa me e lige dhe me Armiqesore e shqiptareve

        –Me ata behesh mik e shok vetem nqs i shan shqiptaret–nrdyshe me ta je armik

        –Serbet jane edhe shume primitive –Ata jane komplet popullsi shume e prapambetur,injorante dhe te paqyteteruar aspak
        –Nuk kane nivel fare–

        —Or ti qe ke bere kete artikull –NUK KA NE BOTE KOMB ME TE FELLIQUR SE SLLAVET–Pike.

        –Mos na trego perralla se na fyen intelktin e bythes kur mundohesh te na besh serbet njerez te mire

        ——-Absolutisht ne me serbet nuk duhet te bejme asnje lloj maredhenie, as ekonomike dhe as gje fare

        –Te krijosh miqesi me serbet do te thote se nuk ke repsekt per ndjenjat e popullit shqiptar

        –Serbeve ju ben propagande te perditeshme feja qe te urresh shqiptaret eshte nje detyre per serbet, ndersa ju ketu na flisni per Beogradin

        –Ata jane nje shtet dhe nje komb Antishqiptar deri ne vdekje–dhe ne absolutisht duhet ti injorojme ata ne cdo aspekt..

    2. tourkofagos says:

      hallall,arap shqipfoles,,,,,

      1. hajriu says:

        ……….lluku babashta moj harixheshke greqie

  2. ROBERT PRIFTI says:

    Kush kerkon edhe gjen,por mvaret se ç’fare kerkon ??!!!!!!Kerkon sherrin do te gjesh sherr!!Kerkove miqesine do te gjesh miqesi;Pyll pa derra nuk ka, por m’varet se ç’pyll eshte, se nga perberja e pyllit varet dhe niveli i emancipimit te derrit,se ka dhe “derr derrash” qe nuk i shkojne as zgarres e as hellit.

  3. daja says:

    KUSH KA PATUR TE BEJE ME SERBET PSH NE TREGETI E DI FORT MIRE SE ATA JENE BURRE DHE JANE KORREKT. PROVOJENI TE BENI TREGETI ME KOSOVARET E QELBUR E DO TA KUPTONI PSE SERBET NUK JANE TE KEQIJ.

    1. bili says:

      daja-aj serbi ti as per njeri ste logarit,dhe ti i perkrah ore qoban

    2. Votren says:

      D,ti e meriton ate shprehjen angleze -f*** you!

  4. pjeter gjini says:

    o daja ,vazhdoe tregtine, e pun te mbare me vllezrit serb, ok

  5. Shkupi says:

    Rrofte SHBA-ja.Amerikanet me force i ndan Kosovaret nga Serbia,per nje arsye te thjeshte se Kosovaret deshin me mish e me shpirt te vazhdojne bashkejetesen me Serbet.

  6. Toni says:

    O Daja ti kishe martu motren me ata Serbet e qelbur malok,motra yte te beri nje nip , nje Serb te vogel,te te rroj pra……ska gje motra dhe 2000 shoqe te saja po bejn Serb te vegjel ne gjitha fshtarat e Serbise ,ju lumte pra ….beju Dajo i mire i Serbit te vogel se Serbi plak ta sjell motren ne shtepi………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje