Krasniqi: Me ligjin për festat zyrtare, i kemi hy në “hak” 28 Nëntorit

27 Nëntor 2011, 16:14Rajoni TEMA

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, tha se me Ligjin për festat zyrtare i është hyrë në hak 28 Nëntorit.

“Sido që të trajtohet kjo, në ndonjë Ligj që është përpunuar shpejt e shpejt, 28 Nëntori mbetet festë me domethënie të veçantë në historinë e kombit”, tha Krasniqi në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën.

Sipas tij, pa marr parasysh se çfarë shkruan Ligji, shqiptarët duhet të jenë ata që 28 Nëntorin ta trajtojnë si festën më të madhe kombëtare.

“Festa e 28 Nëntorit nuk është një festë thjeshtë shtetërore, as një festë thjeshtë kombëtare, por është një festë me elemente të shumta shpirtërore, që është përsëritur dhe është përsëritur, dhe është një festë që vërtet popullit shqiptar, gjithnjë i ka dhënë të mira, i ka dhënë liri dhe i ka dhënë krenari”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

“28 Nëntori për mua, si individ, ka një rëndësi të madhe. Mirëpo, konsideroj që 28 Nëntori, ose ashtu siç ne themi shpesh-festat e Nëntorit, për shkak të grumbullimit të ngjarjeve të shumta të historisë sonë, festën e Nëntorit e bëjnë kryefestë të shqiptarëve: një kryefestë që shqiptarëve gjithherë u ka dhuruar gjëra të mira, gjëra që u kanë munguar pa të drejtë. Kjo, natyrisht, historinë e ka mjaft të lashtë por edhe të lavdishme, që nga Nëntori i kthimit triumfalisht në Krujë të Skënderbeut”, tha Krasniqi në këtë intervistë, duke shtuar se edhe koha jonë i ka festat dhe fitoret e nëntorit.

“Ne e dimë se më 28 Nëntor, edhe pse po varrosej një njeri, që ishte vrarë nga ushtria dhe policia serbe, ishte një fitore e UÇK-së në raport me atë polici. Një tjetër e veçantë është ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, e njeriut që formoi një instrument dhe institucion të lirisë, siç ishte UÇK-ja, ishte më 28 Nëntor dhe kjo ditëlindje ishte një paralajmërim se ajo lindje do t’i sjell fitore popullit shqiptar. Këtë fitore, Komandanti Legjendar nuk e ka përjetuar, por është një rast unikat në histori, që flijimi i këtij komandanti e masivizoi popullin shqiptar dhe e mobilizoi popullin për liri. Ky është rast unikat në historinë tonë”, theksoi Krasniqi, duke theksuar se “kur i marrim të gjitha këto ngjarje së bashku, nuk është vështirë të vishë tek përfundimi se shqiptarët në historinë e tyre shumëshekullore nuk kanë festë më të lavdishme dhe më kombëtare; nuk kanë ngjarje më të rëndësishme, e cila është një strumbullar kryesor që i bashkon shqiptarët kudo që janë. Çdo shqiptar e ka për nder dhe për obligim që në këtë ditë të ndjehet krenar dhe këtë krenari ta manifestojë me një respekt të veçantë”.

Në fund, Jakup Krasniqi uron të gjithë shqiptarët për këtë festë, duke thënë se duhet të angazhohemi me krenari për të ardhmen e vendit.

“Natyrisht, sa herë që vjen muaji nëntor njeriu nuk mund të mos i kthehet historisë dhe në këtë histori gjithnjë të shoh fitore, të shoh dhuratat që i ka marr nga angazhimi i brezave. Urimi shkon për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, që vërtet ata të jenë me të kaluarën, të sotmen dhe të angazhohen me krenari për të ardhmen e këtij populli dhe këtij vendi”, tha në fund, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. /Zëri/

3 komente në “Krasniqi: Me ligjin për festat zyrtare, i kemi hy në “hak” 28 Nëntorit”

  1. pjeter gjini says:

    more zoti krasniqi populli e di se ajo kushtetute eshte e nje shteti te pamvarur po uroj qe sa me shpejt kosova te jete e pamvarur ,se keshtu me ato kushtetute qe ka nuk ja lejon kto festa por uroj qe te ndyshohen sa me shpejt,,ky problem do tu zgjidhte nje here e prgjithmone me bashkimin e gjith shqipetareve ,,amanet edhe nga ,HEROI YNE ADEM JASHARI.

  2. raimondi says:

    Shume bukur ka folur zoti Krasniqi –

    -Ashtu eshte, Nentori eshte muaji yne me i dashur ,simbol krenarise sone,
    i ringjalljes sone kombetare ,i dashurise se pafund per cdo gje shqiptare
    dhe i urrejtes sone te pafund per armiqte e eger te kombit tone…..

    –Nendoriada, sic i ka quajtur Festat e Nendorit poeti yne i madh Dritero Agolli,
    eshte nje koncentracion i Lavdise sone historike….

    ….Sa here vjen ky muaj ,na kujton sakrificat e pafund te njerezve tane,
    te te pareve tane ne luften e tyre te paepur Skenderbejane kunder fqinjeve tane kriminale

    –I Perjeteshem qofte kujtimi i atyre te cilet falen jeten, rinine , femijet e tyre
    qe ne te shijojme sot Aromen e Lirise ne Kosove e Shqiperi

    –Ne kurre nuk duhet ti harrojme ata, Heronjte e Nendorit !

    —Ata na kane lene trashegim Nendorin qe eshte Shprehje e Shpirtit te tyre Heroik,
    i cili na ndihmon ,
    na jep Force e Kurajo , ne luften tone te perditeshme kunder fqinjeve armiqesore e kriminale… dhe kunder cdo veshtiresie tjeter qe na del peprara
    ne rugen tone te mundimeshme drejt ,progresit dhe lumturise..

    ___ GEZUAR FESTAT E NENTORIT gjithe shqiptaret kuo qe jane me nje Shqiperi dhe Kosove te Bashkuar !

    –Bekuar qofte Nendoriada !

  3. Votren says:

    Me vjen mire qe te pakten ti ke kurajen te flasesh hapur.Te pergezoj dhe te uroj pervjetorin e pavaresise sone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje