Nesër në Preshevë e Bujanoc do të mbahet një protestë mbarëpopullore e shqiptarëve të Luginës kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, në të gjitha lëmenjtë e jetës që po e ushtron, ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, veçmas në lëmin e arsimit dhe përdorimin legal të simbolit kombëtar.
Me vendimin e Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës, gjatë muajit shtator janë mbajtur dy protesta njëra në Bujanoc e tjetra në Preshevë. Por, gjithashtu ky Kuvend pati marrë vendim që me 28 Nëntor, pikërisht në ditën e flamurit të mbahet një protestë mbarëpopullore e shqiptarëve të Luginës, e cila do të mbahet të hënën si në Bujanoc (në orën 12:00) ashtu edhe në Preshevë (në orën 13:00).
Organizatori i protestave kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, duke folur për rëndësinë e mbajtjes së kësaj proteste, shpjegoi se “do të shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë për kërkesat tona legjitime, përkatësisht të drejtën e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar, gjithashtu do të shprehim edhe shqetësimet tona se i njëjti flamur ka qenë i lejuar që të përdoret para tri dekadash.
Sipas Mustafës, mesazhi i protestës është shumë i qartë – liri, barazi, drejtësi dhe asnjë nga politikanët shqiptarë nuk do të kenë kompromis mbi këto vlera”.
Edhe përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës kanë vlerësuar të shtunën, se protesta është një vendim i marrë nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës dhe se janë zotuar se do të respektojnë atë vendim, duke apeluar njëzëri njëkohësisht që popullata shqiptare të dalë sa më masive në këtë protestë ku do të kërkohet liri dhe barazi e përdorimit të simboleve kombëtare.
Sipas tyre këtë protestë do ta mbajnë për qëllim të mirë, ku do të bëhet një presion jo vetëm ndaj qeverisë së Serbisë, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ngase sipas tyre, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se atë që po e kërkojnë serbët në Kosovë. /koha
Shume bukur -Patjeter duhet te protestoni ,te kerkoni te drejtat tuaja
–Por duhet qe perfaqsuesit politke te Shqiptareve ne Luginen e Presheves
te vijne ne Tirane dhe te kerkojne edhe ndihmen e diplomacise SHQIPTARE per kerkesat e tyre
Perpara vellezer per veten tone , per femijet tane ! -Zoti ju bekofte ne perpjekjet tuaja !
Mjere keta te shkrete qe ngelen ne gojen e ujkut.Shpresoj te bashkohen sa me shpejt me kosoven.
Pershendetje per nismen.Shqipetaret po zgjohen.Te lutemi te gjith te zgjohen dhe shqipetaret e Maqedhonis,separi politikanet.Roft aleanca Kuq e Zi.
Pershendetje, Presheve e Bujanovc.Shqipetaret po zgjohen nga gjumi.Uroi dhe lutem te zgjohet dhe populli shqipetar ne te quajturen Maqedhoni por separi politikanet.
Pershendetje,Presheve e Bujanovc. Shqipetaret po zgjohen nga gjumi.Uroi dhe lus te zgjohen nga gjumi dhe shqipetaret e vendit te quajtur maqedhoni,separi politikanete saj.Rrofte Aleanca Kuq e Zi.
Pershendetje Presheve e Bujanovc.Sqipetaret po zgjohen nga gjumi.Uroi dhe lus te zgjohen dhe shqipetaret e vendit qe duan ta quajn maqedhoni,separi politikanet e atjeshem.Rrofte Aleanca Kuq e Zi.
shqiperi duhet ti ve kushte serbise per shqiptaret e presheves bujanocit e metvegjes ,,munsisht edhe me lufte po te kerkojne ndihme shqiptaret e atyre zonave ,,sikur deklaroi ai bufi i serbise para ca ditesh per serbet e mitrovices se jemi gati edhe per lufte,,por nuk e di ai se nuk do te jete njesoi si ne 99 kur ato vrisnin gra pleq e femije te pa armatosur ,,
Pershendetje dhe urime per festen e flamurit, bashkatdhetareve tane te Presheves dhe Bujanovcit!
Populli patriot i atyre trevave ben shume mire qe e ngre zerin fort per te drejtat e veta; ndryshe çizmja e serbit do rendoje me shume. Shpresojme se nje dite do te jemi te gjithe bashke ne nje shtet te vetem te shqiptareve kudo qe banojne.
Per kete duhet te levizim te gjithe, por ne radhe te pare politikanet, qe jane te perçare. Duhet te kete nje parti dhe vetem nje, PARTIJA SHIPTARE.