Akademia e Kosovës vazhdon ta nderojë Titon

24 Nëntor 2011, 13:59Rajoni TEMA

Biografia nuk i është plotësuar ende, por emri i figuron në faqen e internetit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) (www.ashak.org). Ish udhëheqësi komunist i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, ende vazhdon të jetë anëtar nderi i ASHAK-ut, në një listë të përbashkët me humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza dhe shkencëtarin shqiptar me famë botërore, Ferid Murati.

E vendosur në një objekt të ri karshi Ministrisë së Arsimit, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës vazhdon të kritikohet për mospërfshirje të njerëzve të rinj dhe për mbajtjen në radhët e saj të njerëzve të vjetër, e sidomos për nderin që u bën figurave sikur ish udhëheqësi komunist Josip Broz Tito.

Josip Broz Tito, i lindur në vitin 1892 në Kumrovc të Kroacisë ishte një ndër prijësit e luftës partizane në Luftën II Botërore, kurse pas saj e dizajnoi federatën e shteteve të Jugosllavisë, nën modulin e vëllazërim-bashkimit, të cilën e udhëhoqi për gati gjysëm shekulli. Gjatë kësaj kohe, shumë shqiptarë të Kosovës si krahinë në kuadër të Jugosllavisë, u vranë, u burgosën dhe u dëbuan për në Turqi.

Akademik Rexhep Qosja, ka thënë për Kosovapress se janë një varg njerëzit që nuk do duhej të ishin anëtarë të asaj akademie.

“Unë mendoj se një varg njerëzish, anëtarë nderi dhe anëtarë të rregullt, s’do duhej të ishin anëtarë të asaj akademie. E shikoni, disave u ka kaluar koha, disa nuk e meritojnë. Kjo a do ngjajë, unë nuk e di”, ka thënë Qosja.

Ndërkaq, akademik Nexhat Daci ka sqaruar për Kosovapress se për t’ia hequr dikujt titullin anëtar nderi duhet të themelohet një këshill apo komision dhe duhet të dokumentohet që ai person me një ndonjë veprim ka bërë një vepër të caktuar, për shembull gjenocid dhe me këtë vepër ka cënuar të drejtën elementare të një kombi apo një populli.

“Rrugë ka, por askush nuk i ka ndjekë. Krejt këta që flasin rrugëve e rrugicave e kanë të drejtën me shkrim ta bëjnë atë. Asnjë qytetari të Republikës së Kosovës dhe askujt në botë nuk i ndalohet ajo që të organizojë, të mbledh dokumentacion dhe të thotë se një person duhet të hiqet. Nuk ka pasur ndonjë propozim kurrë. Kanë mendime individuale, por ajo mbetet aq”, ka thënë Daci për Kosovapress.

Akademik Qosja nuk dëshiron të flas për atë se pse nuk i hiqet Titos titulli i anëtarit të nderit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, por për këtë çështje ai rekomandon që të pyeten udhëheqësit e Akademisë.

“Pyetini ata të Akademisë. Shkoni pyetni udhëheqjen e akademisë. Ata e kanë statutin e akademisë, të punuar duke u mbështetur në statutet e akademive të tjera, kryesisht në statutin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Ata do t’u japin përgjigjen e merituar”, është shprehur Qosja.

Kosovapress ka bërë përpjekje të marrë një përgjigje nga drejtuesit e ASHAK-ut, mirëpo kjo ka qenë e pamundur. Ndërkaq akademik Daci, i cili nga viti 1995 deri në vitin 2002 ishte kryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Akademisë, mohon të ketë qenë në dorën e tij që të marrë një veprim të tillë për t’ia hequr titullin e nderit, Titos apo dikujt tjetër.

“Inicimin nuk e bën kryetari i Akademisë, as kryesia. Ai iniciohet me dokument shkencor dhe i dërgohet udhëheqjes, e nëse e refuzon atëherë e merr përgjegjësinë udhëheqja”, ka thënë Daci.

Ndryshe, për dallim prej Akademisë së Shqipërisë, e cila në faqen e saj zyrtare ka të publikuar 27 emra të ndryshëm si anëtarë nderi, shkencëtarë nga SHBA-ja, nga shtet evropiane, pastaj nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, në faqen zyrtare të Akademisë së Kosovës figurojnë vetëm tre emra, mes të cilëve spikatë edhe emri i Titos, figura e të cilit, nëse mund të jetë e nderuar për ASHAK-un, nuk është për shumicën e shqiptarëve të Kosovës./Express

14 komente në “Akademia e Kosovës vazhdon ta nderojë Titon”

  1. Pelasgian says:

    ata Kosovar qe duan kte mutin jan nipat e atyre qe dolen dhe priten MILLOSHEVIQIN NE 1989 A 1988 SE MBAJ MEND MIRE DHE STERNIPAT E ATYRE QE PRITEN SULLTANIN NE 1911
    PRA – TRADHTAR TE FLLIQUR !

    1. X says:

      Ai vend kosova eshte mbushur me sllavofile dhe turkofile.

    2. Bardhi72 says:

      Akademia e shkencave dhe e arteve te Kosoves eshte e mbushur me komunista e udbash te cilet sot jan aneter te LDKJ,LDKJ gjat vIteve te 90 beri mashtrimin,tradhtin e madhe gjoja se po bejm rezistence paqesore e ne fakt u nenshtruan turpeshen dhe i sherbyen politikes serbomadhe.Te gjithe anetaret e akademise kan qen anetar madje edhe funkcionar te lidhjes komuniste te jugosllaveise,e tere kryesia e LDKJ kan qen anetar dhe funkcioner te LKJ,LDKJ qe nga themelimi ka zgjedh tre kryetar Rugoven,Sejdiun,Mustafen te tret anetar te LKJ,shmuca e kryesis dhe deputetet e LDKJ kan qen komunista.Tani keta “akademiket”thon se duhet pas argumente per ndonje veper te keqe te titos qe ti merret titulli akademik ,a thua nuk mjafton masakra e te rinjeve shqiptar ne TIVAR,DRENICE,SREM dhe debimi i rreth 300.000 shqiptareve te KOSOVES&IRJM per ne TURQI.Titulli akademik duhet tu merret te gjithe “akademikeve” udbasho-komunist sepse kete titull nuk e kan per art e shkence por per sherbimin qe i ben rexhimit kriminal te titos-rankoviqit dhe fadil hoxhes.

      1. albert says:

        E harrove Rexhep Qosjen,ai ua kalon te gjitheve sa i perket ideologjise komuniste.

  2. anticensurë says:

    Nexhat Daci thotë se nuk e bëka kryesia?!por e bëkan studimet!duhet shumë për të studjuar krimet e titos???
    or dac unë nqs i urrej sërbët nuk i urrej se i kanë flokët të krehur ndryshe nga unë,por për krimet që kanë bërë kundër shqiptarëve të kosovës!kundër atyre njerëzve që kanë të njëjtin gjak si unë!kurse ti mor debil kapesh pas rregullash e rregulloresh!mor debil çfarë studimesh paska bërë tito për të qënë antar nderi?ishte një titull i dhënë për arsye politike dhe kur këto arsye nuk qëndrojnë më, i hiqet!

  3. Pashtriku says:

    Oooooo mos fol ma shum se vetem q’ka e prish komentin se mendim me vend ke dhenun oooooo PELAZGIAN.Spiunllyku dhe Tradhtija nërë Shqiptare me Tradite është,gjyshi te baba e baba te i biri si te Sali Fazlliqi o vlla

  4. shpati says:

    Mbajeni Titon,se nje pjese e madhe e juaja i ka sherbyer atij per te vrare e prere pjesen tjeter te kosovareve!!!Ne se Titua paska qene i denje per ANTAR AKADEMIJE TE KOSOVES,perse AKUZONI SERBET PER GENOCID???Po Titua ishte per 50 vjet strategu i tyre,qe organizonte VRASJET MASIVE TE SHJQIPTAREVE SI ATI TE TIVARIT etj!!!PO ISHULLIN FANTAZEM TE GOLI OTOKUT KU U BURGOSEN ME MIJRA SHQIPTARE TE ISH JUGOSLLAVISE E PASTAJ U VRANE,A E MBANI GJE MEND.O KOSOVARE???!!!PO 660 DJEMTE E VAJZAT PARTIZANE TE USHTRSISE NACIONAL- CLIRIMTARE TE SHQIPERISE,QE RANE DESHMORE PER CLIRIMIN TUAJ NGA NAZIZMI ME URDHER TE ENVER HOXHES,A E MBANI MEND,O KOSOVARE???PO QEVERINE SOCIALISTE TE PANDELI MAJKOS,QE JU PRITI E STREHOI SI VELLEZER,NE LUFTEN E 1999-tes,KUR BERISHA FURNIZONTE TANKET SERBE ME NAFTE,PER T’JU VRARE JUVE,A E MBANI MEND????Jo?ATEHERE NUK JENI SHQIPTARE,POR SERBE!!!MBAJENI BERISHEN PER HERO,SE KESHTU JENI MESUAR,T’I BENI TRADHETARET HERONJ DHE HERONJTEVB TRADHETARE!!!

  5. gadafi says:

    Druzhe Tito miti se kunemu.

  6. gashi/Kosove says:

    Akademia e Kosoves eshte shtepia private e nostalgjikve te titos.
    Shumica kane jetu e studiu ne beograd, e nje pjes edhe jane martu me shkina, njesoj sikur saliu i juaj qe e keni edhe udheheqes shteti!
    ketyre te tanve ju ka dalur moda,kan vdekur per se gjalli.Ai i juai hala po merre vendime!!!He si thoni kesaj pune miq te nderuar.

  7. besim says:

    O nanen me gjith titen po qka po ju vyn kjo flliqesire e komunizmit ah plas shqiptare plas se hala duhet me pastru vendin nga flliqesirat serbe e turke bre nanen jav …. se na e kan pru shpirtin ne fyt disa njerz te piste

  8. Cakalli7 says:

    mund te thoni cte doni po titoja u beri me autonomi edhe universitet, “vellau” turk nuk ua lejoi asnjehere ato. Faktet jane fakte.

  9. ben says:

    Hiqni Titon dhe veni Salen ne akademi.

  10. liri says:

    Hiqni Titon o titiste jugosllave me zemer dhe mendje te ASHAK ndryshe skeni ku veni sepse jeni betuar ;”druzhe Tito mi ti se kunemo da sa tvog puta nece da se krenemo”kjo eshte vazhdimesia e juaj LKJ=LDK e gezofshi per jete!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje