Ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell, ka kohë që është shndërruar në një mburojë “të çeliktë” për kryeministrin e vendit, Hashim Thaçin. Kështu vlerësojnë anëtarët e partive opozitare dhe analistët politikë, të cilët theksojnë se pas secilës deklaratë “me peshë” të kryeministrit, pason fjala nga “Dragodani”, e cila shumë shpesh i vë “kapak” qëndrimit të shefi t të qeverisë.
Personi që cilësohet si “më i forti” në Kosovë, së fundi është shfaqur në opinion me qëndrimin e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për të cilat ai ka thënë se mund të mbahen në vitin 2013, ashtu siç parapëlqen edhe kryeministri i vendit.
Anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Melihate Tërmkolli, thotë se është bërë “model” i punës së kryeministrit që të koordinohet me ambasadorin Dell para se t’i bëjë publike “dëshirat” e tij, e më pas Dell t’i përkrahë ato.
“Kosova edhe më tutje po sundohet nga të huajt. Bile-bile ndoshta do të mund të quhej një lloj neokolonializmi. Kosova është një vend i tillë, ka struktura politike kukulla dhe sa më shumë që njerëzit janë të nënshtruar, aq më tepër mbërrijnë në karrierën politike”, thotë Tërmkolli./zeri
Me ne fund burra shteti jane ambasadorat e usa.
Te kesh perjrahjen e Amerikes eshte sikur te kesh mbeshtetjen dyrekte nga zoti . Termkollka flet perqarte pasi ka humbur rrugen ne oborr . Betohej ne Rugoven si ne perendine , u largua nga ai e tash shikon rretherrotull !