Pacolli: Sao Tome së shpejti njeh Kosovën

21 Nëntor 2011, 13:36Rajoni TEMA

Në kuadër të angazhimeve institucionale për lobim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar në Sao Tome me kryeministrin e këtij shteti, Patrice Emery Trovoada si dhe me ministrin e punëve të Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos.

Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi për medie lëshua nga zyra e zv/kryeministrit Pacolli, ky i fundit informuar edhe njëherë kryeministrin Trovoada me arritjet demokratike që Kosova ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Në këtë kontekst, Pacolli ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, dhe fillimin e bashkëpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

“Në anën tjetër, kryeministri Sao Tome dhe Principe, Patrice Emery Trovoada, i premtoi zëvendëskryeministrit Pacolli, se shteti i tij, ka filluar procedurën për njohjen e Republikës së Kosovës dhe se kjo njohje do të vije shumë shpejt”, theksohet në komunikatë.

Ky është takimi i dytë që Pacolli zhvilloi me kryeministrin Trovoada. Me 30 tetor në Paris, ata kanë zhvilluar edhe një takim tjetër, në të cilin po ashtu temë kryesore ishte kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Ndërkaq, sipas agjendës, sot (e hënë), zëvendëskryeministri Pacolli do të qëndrojë në Guinenë Ekuatoriale, ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Teodoro Obiang./zeri

10 komente në “Pacolli: Sao Tome së shpejti njeh Kosovën”

  1. Kalorsi i zi says:

    Po ik o pacoll se kosova nuk ju nje ju si patriot, po ashtu nuk njeh as veten cfare eshte

    1. V.F.L.P says:

      Ku eshte sensi i ketij komentit tend or trap?! O Kali, o ti shpirti i kundershtimit, rishikoe qendrimin tend prej Idioti e mundohu ti shikosh gjerat nga nje pike me e larget, e qe te kuptosh vetveten me komentin tend te qelbur o gomar Kavaje! Nese Pacolli s’ka nje (gje), ka ate gjene tjeter,qe Dores se trete i nevojitet shume,(paraja),dhe ne Shqipetareve na duhen NUMRAT e njohjeve si te DOMOSDOSHME…. Por e keqja eshte,se (ne) duhet te tregohemi me patjeter kritike, (inteligjente primitive leshi) vetem per vete faktin e thjeshte se duhet me patjeter te shnderohemi ne shpirtin e kundershtimit,ore edhe aty ku s’ka vend per kundershtim ne duhet me patjeter ta kundershtojme se kemi ate inercine e injorances…… edhe se ne te vertete ne kete rast ka vend vetem per merite nga ana e biznesmenit z-Pacolli!

      1. Kalorsi i zi says:

        Ore kaqol, a e kupton ti more Veja Lopes Pjellesh Kalin, a e kupton qe nuk te njeh njeri si shtet kur nuk pranon identitetin tend. Kosova ka ngatarruar kembet ne llum dhe jo pacolli qe nuk e nxjerr dot nga llumi se eshte vet llum. Po nuk vendosi kosova nje qeveri te hapur me fqinjet e jo nje qeveri qe mbulon krimin me patriotizmin e felliqur fetar. Nuk te njeh askush as i jevgu ku ka shkuar per lobing as ti o partizan as une

  2. Tironci Lugano says:

    Bravo Pacolli.Shtet i madh apo i vogel njesoj e ka voten.Pak nga pak do behet numeri i duhur.

  3. kola says:

    ku i gjejn aman dhe keto shtete , Sao Tome , po shikoni dhe gjeni ndonje shtet tjeter me te madh dhe me me potencjal.

    1. IH1992 says:

      Po çrëndësi ka emri i shtetit rëndësi ka numri qoftë SHBA qoftë Monako njëlloj votojnë në asamblenë e OKB-së. Bravo Pacolli!

  4. Hektor says:

    Perpara se te hynte ose sapo hyri na politike nuk kisha ndonje pershtypje te mire per Pacollin.Por me ka impresionuar qofte me kurajon per te mos e fshehur patriotizmin,qofte me doreheqjen dhe sidomos me perpjkjet dhe strategjite per te futur ne “xhep” vendet e vogla dhe te panjohura ,por qe kane nje vote ne OKB.Te lumte Pacoll

  5. Tan_Tironci says:

    Se emrin e ka Sat’ome, apo, sic mundohen disa ketu ta misspellin, lol…. rendesi ka, qe numri po shtohet…. do mbetet vetem Serbia, Spanja, dhe rumania, ahhh, harrova, edhe Cekia pa e votuar, e kujt i plasi!!? Kal-ores i zi, apo i kuq… Tauq Lalakuqi, ta ngul, bash qa’ty…ku ty sta merr mendja brej budallit, :).

  6. vlonjati says:

    Bravo Pacollo, le te grijne sallate guzhinjeret, shteti me 2 mije banore apo 20 miljone banore njelloje jane per Kosoven, Perpara Pacollo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje