Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se Pacolli ka në zhvillim një plan, me të cilin princit të Kentit, Michael, do t’ia japë “të drejtën ekzekutive” për ta regjistruar si kompani në Londër gjigantin ekonomik të Kosovës, por edhe për ta regjistruar në bursë. “Trepça”, sipas planit, do të funksiononte edhe në Kosovë, si kompani operacionale. Vite më vonë do të ndodhte privatizimi i pjesshëm. E anglezët, sa edhe shteti i Kosovës, do të mbanin aksione.
“Ideja është që të krijohet një ‘floating company’ – një ndërmarrje e re që regjistrohet në Londër. Ajo duhet të marrë garanci prej bankave dhe atë ndërmarrje të re, e cila do të regjistrohej në Londër do ta qesë në bursë. Pastaj, me u mundu me ia rritë vlerën e aksioneve”, ka thënë burimi i gazetës. “Që ideja të realizohet, britanikët duhet ta kenë të drejtën ekskluzive për ta përfaqësuar ‘Trepçën’ në bursë”.Princi Michael, bazuar në uebfaqen e familjes mbretërore, menaxhon vetë biznesin e tij dhe ndërmerr punë të ndryshme komerciale nëpër botë. Princi ka qenë vitin e kaluar në Kosovë, ka vizituar “Trepçën” dhe kishte zbritur edhe në horizontin e 10-të të minierës. Burime të gazetës kanë thënë se ai edhe sivjet ka vizituar Kosovën, por kjo vizitë nuk ishte bërë publike, ndryshe nga 2010-a. /KD
I shkreti Pacoll dhe Princi bashke. O nuk di gazetari cfare shkruan, ose Pacolli dhe Princi jane te cmendur.Nuk di i shkreti njeri se si listohen kompanite ne burse???? Ha,ha,ha,ha…. Genjen Pacolli me gjithe Princin, o Mero!!!!!
Injorant.