Presidentja në këmbë, Vlora me veturë

19 Nëntor 2011, 11:44Rajoni TEMA

Vlora Çitaku është më e re në moshë se Atifete Jahjaga por e demonstron të kundërtën. Ministrja e Integrimeve është e dhënë pas veturës zyrtare, madje edhe në 100 m distancë ajo e shfrytëzon atë. Përderisa Presidentja Atifete Jahjaga e bën të kundërtën. Adhuruese e përshkrimit në këmbë të këtyre distancave të shkurtra.

Indeksonline ka filmuar rrugëtimin e Çitaku dhe Jahjagës nga zyrat e tyre drejt ish hotel Iliria ku po mbahet konferenca ndërkombëtare “Germia Hill”. Çitaku siç duket edhe në video, distancën prej 100 metra nga qeveri tek hoteli e përshkruan me makinën zyrtare.

Ndërsa Presidentja në këmbë e shoqëruar nga stafi i saj i drejtohet konferencës. Mund të jetë punë dembelizmi, adhurimi të makinave me 00:01 apo vetëm rastësi!(indeksonline)

Video e improvizuar me foto ku shihet udhëtimi i Vlora Çitakut me veturë

http://youtu.be/6wM6iQX9ZIo

2 komente në “Presidentja në këmbë, Vlora me veturë”

  1. jeton says:

    PO shife ne shqiptaret e kemi si semundje per te shfritezuar doni send .

    1. Shefqet Cela says:

      Ndoshta i ruhet ndonje kokerr plumbi. Nuk e di a perdor jelek antiplumb si njeri ketej nga ana jone.
      Gjiriz politikane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje