Barrikadat në “dorë t’Zotit”

19 Nëntor 2011, 10:56Rajoni TEMA

Barrikadat e ngritura nga serbët në veri të vendit pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, më 25 korrik, të cilat kanë paralizuar lëvizjen e lirë në atë pjesë të vendit, janë “harruar” përfundimisht edhe nga KFOR-i.

Ky mision, i vetmi i cili ka fuqinë për t’i hequr barrikadat nga rrugët në veri të vendit, që sa ditë nuk e ka bërë as përpjekjen më të vogël për largimin e tyre.

Barrikadat nuk i ka “harruar” vetëm KFOR-i. Tash e sa ditë as institucionet e Kosovës nuk e kanë thënë as më të voglën fjalë për to. Të heshtura kanë qenë edhe partitë opozitare. As ditët në vazhdim KFOR-i nuk pritet që t’i largojë barrikadat nga rrugët që çojnë për në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të vendit.

Përfaqësues të këtij misioni thonë se nuk kanë plane konkrete. “Ne nuk po presim të ndodhë diçka për të larguar barrikadat. Nuk po presim as dialogun, por diskutimet politike janë në vazhdim nga të cilat mund të ketë rezultate pozitive”, tha zyrtari për informim në KFOR, Frenk Martin.

I pyetur për pasivitetin e tyre kohët e fundit në largimin e bllokadave, Martin tha “nuk ka pasivitet, por nuk kemi asgjë për të thënë në këtë drejtim për momentin”.

As misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë (EULEX), nuk ka përgjigje për barrikadat…/zeri

1 komente në “Barrikadat në “dorë t’Zotit””

  1. Albann says:

    E kam une pergjigjen.Evropa eshte bere pishman qe nderhyri ne kosove.Po te shohesh se c ndodh ne Shqiperi dhe Kosove e kupton se sia vlen te ndihmosh Shqipetaret.Tani duke supozuar qe u kane rene ne qafe serbeve po krijojne kushtet per te ndare Mitrovicen.Problemi i tyre eshte bosnja dhe maqedonia.Ashtu sic serbet marin mitrovicen,ashtu dhe shqiptaret e maqedonis mund te kerkojne shkeputje nga maqedoni.Eshte cudi qe nuk ngrene barikada si ato te serbeve.Po nuk bere remuje s fiton gje.mbase kur te shohin barikadat ne maqedoni do ndergjegjesohen Evropianet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje