Jeremiç: Kërkesa për pasaporta ruse, thirrje për ndihmë

18 Nëntor 2011, 13:29Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se kërkesa e serbëve të Kosovës për shtetësi ruse, është “thirrje për ndihmë”.

“Kjo nuk është aq shumë një përpjekje për emigrim, aq sa është një thirrje për mbrojtje”, tha të premten Jeremiç, në një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit.

Ai më tutje theksoi se “komuniteti ndërkombëtar u ka garantuar serbëve të Kosovës mbrojtje nga shtypja, por ata nuk e kanë këtë”, tha Jeremiç, dhe shtoi se serbët e Kosovës kanë vendosur se “mbrojtësi i tyre më i mirë dhe agjencia më e fuqishme në këtë çështje, mund të jetë partneri ynë dhe miqtë tanë, e kjo është Federata Ruse”.

Ditë më parë mijëra serbë të Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë shtetësi ruse dhe e kanë filluar dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e jashtme të Rusisë. /rel/

5 komente në “Jeremiç: Kërkesa për pasaporta ruse, thirrje për ndihmë”

  1. ujk marsi says:

    tu jape greqia pasaparta, se vellazen me fe jane , megjithese rusia i terheq si elektrokalamite , se helbete andeje kane dhe prejardhjen

  2. albaniafirst says:

    Shume mire e keni. Rusia eshte jo vetem miku juaj, por edhe shtepia e juaj e vertete nga ju felliqesira keni ardhur per te futur zjarrin ne Ballkan

  3. Mentor Lame says:

    Dhenja e shtetsis Ruse serbve te Kosoves se veriut,muk do te thot se ata do te shperngulen,por duke qendruar ne veriun e kosoves me shtetsi Ruse te mbrohen nga Ruset dhe ketyre(Rusve) tu lind e drejta ne nje te arthme te nderhyne per te mbrojtur te ‘drejtat; e tyre.Duhet shume kujdes.

  4. enh says:

    kujdes zoti jeremic,me taktikat qe po ndiqni,se duket se ja keni hipur kallamit,dhe vini edhe shoket me te ngushte ne dyshim,jo per gje po si thote nje fjale e urte pop.kur svete muhamedi ne mal vjen mali te muhameti,dhe po erdhen ata lumi qe ju mori te gjitheve ne rajon.

  5. Vllazeni says:

    Ç’ne këta me Rusinë? Djepi i kulturës së serbëve sikur ishte ishte Kosova…
    Apo i doli boja mitit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje