Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i komunës së Medvegjës, është lënduar pasi që, në shtëpinë e tij, një polic e ka goditur me armë, thotë kryetari i bashkësisë lokale, Faik Hajdari, transmeton FoNet.
Sokoli fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, prej nga më pas është dërguar në spitalin e Leskocit.
Mjekët kujdestarë e kishin parë të drejtë që ai të dërgohet në qendrën Emergjente të Leskocit.
Sipas Hajdarit, dy policë kishin shkuar në shtëpinë e Sokolit dhe kishin kërkuar nga ai që të shkoj për të fikur një zjarr në fshat. Sokoli kishte refuzuar duke thënë se nuk mundet të shkoj pasi që është i sëmur, pas së cilës, siç është thënë, është goditur disa herë nga një polic.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq, por ai nuk ka mundur të flas për detalet. Ai mbrëmë ka vizituar familjen e Sokolit, ndërsa ka thënë se pret nga policia që të zbardhin rastin.
Ndryshe, në lidhje me rastin, ka reaguar edhe Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) – Dega në Medvegjë – të cilët, rrahjen fizike të policit ndaj Sokol Ismajlit dhe familjes së tij në Gerbac, në shtëpinë dhe pronën e tij, e ka dënuar ashpër dhe ka kërkuar nga organet policore dhe të drejtësisë “që polici i inkriminuar të marr dënimin e merituar, konform ligjeve në fuqi”.
Nga Drejtoria Policore e Leskocit është thënë se në Medvegjë është dërguar një ekip i cili duhet ta hetoj rastin. /Zëri/
ftyren ja ke pa o Sokol , merr hak e mos nigjo pallavrat e komunes !
vrit ate edhe krejt pjestart e familjes tij !
Nuk ka si te marri hak Sokoli se atje eshte ne mes te armiqve por ju aty ne Shqiperi
shkoni tek ata serbet ne Fier dhe ju thyeni brinjet
Te pakten e paskan derguar nje ekip per te hetuar, sic i ka hije nje shteti demokratik.
Kete ne Rrumpallistan as qe do p*rdhte njeri
turp per shtetin ton shqiptar qe e lejon me sy hapur shtypjen dhe dhunimin e bashkombasve te vet, turp turp tradhtaret tone qe qeverisin.
pjeter,bravo per komentin
Nuk e kan fain qeveritaret por kanalet televizive qe te ikin direket atje dhe te sjellin lajme te forta nga atje te pasqyrojne per qdo raste qe ndodhe atje dhe te mos mi bejne lajmet qe duhet te marrim nga presheva ne progreme 6 mujorshe por ta bejne te madhe lajmin nqfse serbet nuke i lejojne atje te ankohen te shtypi i lire evropjane jo te ankohen ne tirane te ambasatat se ju mungon lirija nuk e kame kuptuar kurre ate lirin qe ju mungan sepse lirija ne greqi nuk ju mungon ne serbi jo ne maqedoni jo ne mal te zi jo po qa jeni ju gazetar e pa mundur ME SHPJEGONI PAK PSE GAZETARET IKIN NE VENDET E RREZIKSHME PER TE VRAR VETEN JO PER TU BERE I FAMSHEM PRA POR JU QE JENI ATA TIRONSIT E MAMIT NUK KENI MUNDESI JU TE BINI GJERA TE TILLA PO TE SILLI NEPER TIRANE SA TE PROKURORIA GJYKATA TE PARLAMENTI TE ZURA E SHTYPIT PD PS JENI BA SI TOP SHOU JO SI GAZETARI FJALA E BESUSHME E NJE SHOQERIE JU SE KUPTONI DETYREN QE KENI NUK E IMAGJINONI .
mire bodh ja kane ba .
Nga shkrimi qe ke bere , ti nuk je shqiptar !
Te tradheton shkrimi.
Nuk thuhet ” mire bodh” ne shqip, as “mire both” as “mire byth”…
por thuhet “mire boll”. Shkronjat ” dh” dhe “ll” nuk mund te ngaterrohen nga shpejtesia ne tastiere..por ato mund te ngaterrohen nga mosnjohja mire e bazave te gjuhes shqipe.
epo na duhen edhe keta qe shkruajne me “dh” edhe nja 5 milione turq qe te bejme arnautistanin e madh me 15 milione milet
D-malesia eshte person sllav,dhe vetum sllavet perdorin shkronjen ll ne dh,nuk jav gatuan gjuha germen ll ,sa i perket rastit,kjo dihet boterisht se gjithmon reprezaljet ndaj shqipetareve serbet i bejn permes organeve shteterore d.m.th shteti eshte ai qe sponzorizon dhunen ndaj shqipetareve,me pas ndodh e kunderta ndonje serb te rrahet ne ket menyr,serbet edhe ne OKB kishin mrri,duke informue duke qajt,kurse qeverit shqipetare ,ajo shqipetare ajo e kosoves dhe ata burrat ne maqedoni ,qe marrin pjes ne qeveri,skan koh me u marr me probleme reale.jan duke llogarit perfitimet nga tenderat,skan koh mu marr me kesi raste indivisuale.