Politika e çmendur editoriale e gazetës ‘Blic’ (e afërt me Partinë Demokratike -DS) vazhdon me fushatën e fëlliqur kundër ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell. Duke i shërbyer pa fjalë sektit pushtetar në Beograd, pandani medial i “Politikës” së dikurshme të Milosevicit, e tani i DS’it, plasoi teorinë e çmendur, sipas së cilës, ambasadori Dell angazhohet për pavarësinë e shtetit – në të cilin është dërguar si shef i misionit diplomatik të SHBA’ve – vetëm për shkak të interesave personale afariste.
Në tekstin e publikuar në ‘Blic’, dhe të nënshkruar nga njëfarë Zeljka Jevtic, përmendja e ambasadorit Dell gjatë debatit të paradokohshëm në Kongres, autores i shërbeu për ardhje në përfundimin e pakuptimtë se, pas përfundimit të misionit në Prishtinë diplomatit amerikan do t’i përfundojë edhe karriera diplomatike. Përmendja e ambasadorit Dell në Kongres, megjithëse në një kontekst krejt tjetër, e inspiroi imagjinatën e Zeljka’s së Blicit, e cila në jermin e saj erdhi në përfundimin se Washingtoni u çua në këmbë sapo mori vesh “për punët e fëlliqura të ambasadorit Dell”.
“Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, jo vetëm që aktualisht është diplomati më kontrovers në Ballkan, por edhe rekordin e tij në arritjen ose në kurdisjen e punëve të dyshimta vështirë se do të mund t’ia thyejë dikush së shpejti. Deri më tani aranzhmanet e tij të dyshimta ishin vetëm tema të opinionit të këtushëm, por puna e ambasadorit për herë të parë u dënua publikisht edhe gjatë debatit për Ballkanin në Këshillin për Politikë të Jashtme të Kongresit amerikan”, thuhet në hyrjen e artikullit të fëlliqur të gazetës beogradase.
Në tekst pastaj nënvizohet se, në fund të këtij apo në fillim të vitit të ardhshëm, kur ambasadori Christopher Dell ta braktisë Kosovën, pas tij do të mbetet një “Administratë e SHBA’ve, e konfrontuar thellë jo vetëm me bashkësinë serbe, por edhe me një pjesë të diplomacive perëndimore”.
Edhe pse Zeljka “e mirë informuar” tërthorazi e pranon se ambasadori Dell në Kongres u përmend në lidhje me qëndrimet e shprehura për hetimet për tregtinë ilegale me organe në Kosovë, ajo si çështje të ditës e apostrofon atë që Dell duhet dhënë përgjegjësi për ashpërsimin e situatës në Kosovë, sepse mbështeti Qeverinë e Prishtinës për dërgimin e njësitit ROSU në veri, duke nënvizuar në fund se “as punët e ambasadorit nuk janë aq të panjohura për shefat e tij”.
Sipas pohimeve të Blicit “të mirë informuar”, Dell ishte i përzier në eksportimin e mbetjes së xeheve nga Trepça, për shkak të së cilës gjë “edhe shpërtheu lufta e ftohtë ndërmjet administratës amerikane dhe asaj britanike në Kosovë”.
“Me këtë punë, por edhe duke u mundësuar njerëzve të caktuar të Hashim Thaçit që të marrin një pjesë të tortës, Dell në fakt siguroi një biznes të mirë edhe për firmën e afërt me kompaninë në pronësi të Madeleine Albright”, i zbulon gazeta ‘Blic’ “shkaqet e vërteta” për pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç misterit të shkaqeve të vërteta për pranimin e Kosovës së pavarur, gazeta e regjimit beogradas “i zbërthen” edhe arsyet e fshehta prapa krizës së fundit rreth vendkalimeve ‘doganore’ në veri të Kosovës.
“Kështu, përveç interesit politik, ambasadori ka edhe interesin e tij personal për vendosjen e kontrollit të Prishtinës në vijën administrative ndërmjet veriu të Kosovës dhe Serbisë qendrore. Biznesi që është drejtpërsëdrejti i lidhur me të është lidhja tepër e afërt afariste e tij me korporatën amerikane që po merr pjesë në ndërtimin e autostradës nga Tirana deri në Merdar. Nga pagesa për këtë punë ambasadori Dell përfiton përqindje. Autostrada ndërtohet nga kompania amerikane Bechtel dhe nga partneri i saj turk Enka”, nënvizon tutje ‘Blici’ i çmendur.
Se çfarë lidhje ka autostrada e projektuar deri në Merdar – një vendkalim ky në të cilin veprimet e shërbimit doganor të Kosovës Beogradi zyrtar nuk i konteston fare – me trazirat në vendkalimet Bërnjak dhe Jarinë, këtë me gjasë e di vetëm redaksia e ‘Blicit’ dhe gazetarja përplot imagjinatë e tij.
Sa për përkujtim, gjatë periudhës së kaluar gazeta ‘Blic’ u specializua në udhëheqjen e fushatave të fëlliqura të drejtuara kundër kundërshtarëve të regjimit aktual në Beograd. Si shembuj të një gazetarie të pandershme dhe të një poltronizmi, sigurisht që në anale do të hyjnë pamfletet e kësaj gazete shënjestër e të cilave ishin Stanko Subotic, dhe myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorlic./express
Qenka per t’u cuditur. Se edhe ai ambasadori amerikan ne Tirane, te njetjten gje eshte duke bere. I ben fresk kryeministrit te Shqiperise, edhe kur ky kryeminister vjedh, edhe kur ky kryeminister vret, edhe kur ky kryeminister hedh ne ere nje fshat te tere dhe vret 26 njerez, edhe kur vret 4 te tjere para zyres se tij, etj., etj. Pra njelloj, te dy te shitur, te korruptuar. Shohin interesat e tyre private dhe jo ato te demokracise dhe te popujve ku ata jane ambasadore. Ja, te tille jane ambasadoret amerikane ne Kosove dhe ne Shqiperi. Turp per Ameriken!
Sna ka faj Amerika, se ata respektojne vullnetin e popullit. Ne i kemi zgjedhur, dhe shume mire te na behet!
Kur 1 komb i tere bie ne duart e vraseve.Do kisha deshire qe ENVER HOXHA te zgjohej vetem 1 dite per keto vrases.
cte keqe ka qe ambasadori te merret edhe pak me bisnes, fundi i fundit gjithe bota ekonomi tregu eshte, pastaj me thuaj ndonje te huaj qe ka ardhur ketej edhe nuk e ka ngjyer pak gishtin ne m..jalte. Ne kete mes me i besueshem eshte blici sesa kunderblici
nuk e di ca behet andej por me duken te besueshme ato qe thote gazeta.
Ne rradhe te pare falenderojme “kunder-Blicin”qe na informoj se ç’shkruhet per ambasadorin DELL (ne shqip tingellon pak si keq ne i thonim DELL ndonje trapi “leshko” qe nuk hante pyka),pasi sdo kishim rast te informoheshim per bemat e tij.Kunder-Blici ne te vertete perveç thonjezave shtuar gjate citimit te BLICIT nuk na jep asnje argument kundra te “pavertetave” apo “akuzave” qe gazeta Beogradase mundohet tia atribuoj DELL-it.Pra anti-Blici perveçse bla blave ne tym i ben nje mbrojtje me nje super autogol (pa dashje) DELL-it,duke na krijuar idene se keto “akuza” dhe “pavertetat” marrin jete si te verteta ne artikullin e “anti-Blicit”.Dua ti kujtoj “anti-Blicit” se teoria e interesit te pergjithshem mbi ate personal eshte teori Komuniste dhe nuk gjen vend tek DELLI (politika Amerikane)qe per moto kapitalizmi sidomos ai Amerikan kane moton “secili per vete zoti per te gjithe” perkthyer shqip-shqip “interesi personal mbi ate te pergjithshem”,pra se DELLI ka pare dhe interesat personale me rastin ne fjale nuk ka ndonje gje te keqe, perse u shqetesuaka kaq shume anti-Blici ,kete nuk arrij te kuptoj!!!???
Interes eshte kjo bote dhe ambasadori Dell ka te drejte te beje biznes.Me mire te beje biznes nje Amerikan,se sa nje Fazllic.Kosova i ka ca borxhe Amerikes,se fundja pa Ameriken ,Kosova nuk mbijeton si shtet as 24 ore.Edhe Arvizuja le te beje biznes,vetem mos te justifikoje vrasesit e 21 Janarit se medemek mbrojten ‘institucionet’
Mire na e bejne neve si popull.