Pas zgjedhjeve spanjolle, në të cilat ka fituar partia e djathtë e qendrës, Partia Popullore e Mariano Rajoy, Spanja mund ta njohë Kosovën.
Ignacio Mollina, analist i lartë për Evropën në Institutin Mbretëror Eclano, organizatë e njohur për studime në marrëdhëniet ndërkombëtare, shpjegon se kishte disa arsye për refuzimin spanjoll.
Ditë më parë, në një bisedë për Gazetën JNK, Mollina kishte vlerësuar se zgjedhjet mund të ndryshojnë qasjen spanjolle, transmeton QIK-u njoftimet.
Së pari, deklarata e pavarësisë së Kosovës ishte ndërlidhur me kohën e zgjedhjeve parlamentare të kaluara në Spanjë, pastaj Madridi kishte problem në vazhdimësi pasi ishte deklaruar se ndërhyrja e aleatëve në Irak më 2003 ishte kundër të drejtës ndërkombëtare, problemet me nacionalizmin në rajonet katalunase dhe baske si dhe negociatat e Qeverisë me organizatën separatiste ETA.
“Rol kanë luajtur edhe lidhjet personale të Ministrit të Jashtëm Miguel Anhel Moratinos (i cili ishte në këtë pozitë deri më 21 tetor 2010) me diplomatët serbë”, tha Mollina për Gazeta JnK. “Ai kishte qenë në fillim të karrierës së tij diplomatike në Serbi”.
Mollina, i cili ishte i pranishëm në konferencën “EU talks Kosovo” të organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe British Council, thotë se megjithatë tash Spanja është më pragmatike me Kosovën pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) më 2010. Ai shton se në kuptim afatgjatë, Spanja do ta njohë Kosovën.
Po ashtu dihet se Anhel Moratinos ishte një mik dëshmuar i Serbisë. Ai është shpallur edhe qytetar nderi i Beogradit./koha
hajde ombre !
Djema, me vjen keq por mos harroni problemet qe ka qeveria spanjolla me nacjonalistet katalane dhe baske qe duan te shkeputen nga Spanja.
Kjo eshte aresyeja perse Spanja nuk njef Kosoven. Une mendoj se me ardhjen ne fuqi te se djathtes se qendres, problemi i njofjes se Kosoves eshte keqesuar dhe jo permiresuar.Cfare do te thone nacjonalistet baske dhe katalane ne se qeveria spanjolle njef pamvaresine e Kosoves.
Shpresoj qe kjo dite te jete sa me e afert
perseri duke u bere duva kaureve ti hajrie? ska rroge arapi as per kete muaj, ike ha mu.. kshu supe tek mahmuti