Dr. Ibrahim Berisha
(Disa fjalë rreth librit “Identiteti Kosovar” të Mehmet Krajës, botuar nga Pen Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011)
Mehmet Kraja, shkrimtar, profesor, akademik, në librin Identieti Kosovar, botuar nga PEN Qendra e Kosovës, trajton një nga temat ende të memorizuara si tabu dhe fetish. Ai në librin prej 500 faqesh i jep përgjigje shumështresore detabuzimit, jo vetëm të temës qendrore, identitetit kosovar, por edhe minitemave tabu, që janë shtresuar në formën e mosprekjes së personaliteteve dhe ngjarjeve, edhe për arsye oportuniteti. E pazakonshme për një paraqitje të tillë shkrimi, për të thënë më të rëndësishmen që në fillim, megjithatë do theksuar, se nga leximi i librit të Krajës nxirret një kryepërfundim: ideologjitë qofshin ato edhe më ekstremet, tashmë nuk krijojnë identitete nacionale dhe se diveristet, ndarje dhe nëndarje, që kanë ndodhur edhe në shoqërinë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovës, kanë theksuar dhe thjeshtësuar dallimet, por nuk kanë zhbërë thelbin e përkatësisë së njëjtë. Pra A është e barbartë me A. Nuk mbetet asgjë e rëndësishme që ka të bëjë me identitetin historik, kulturor e politik e të mos ketë marrë në këtë libër përgjigje impresive.
Kraja i ka analzuar më një erudicion e kreativitet shumë çështje të lidhura me identitetin, ka dhënë gjykime kritike edhe ka bërë një rishikim konceptual të dukurive e fenomeneve identitare shqiptare, veçmas në kontekstin e Kosovës. Kjo qasje është e vërejtshme edhe kur bëhet fjalë për një pjesë të personaliteteve të njohura historike, politike dhe intelektuale shqiptare të Kosovës.
Natyrisht, se historia e parë në një kontekst kritik kulturor si prodhuese e identiteteve dhe minidentiteteve, njëherësh është edhe thelluese dhe treguese e ndarjeve.
Një trajtim kulturologjik mund të ballafaqojë dhe përmbyt disa nga konceptimet tradicionale mbi historinë, veçmas historinë më të re. Në këtë prizmë do parë edhe qasjen për idetë undifikuese dhe ndarëse, që ecin përkrah njëra-tjetrës. Relacionet e Shqipërisë dhe Kosovës mbeten edhe sot e kësaj dite të diskutuara nga të ditur dhe të paditur, nga kureshtarë dhe ambiciozë nga sharlatanë dhe spekulantë. Kraja me të drejtë sheh edhe përmasat e një inferioriteti brendashqiptar shprehur me dyzime që komplikohen veçmas mbas pavarësisë së Shqipërisë, për të mbërritur kulmin mbas viteve 40-të tashmë të shek. të kaluar. Lëvizja nacionaliste, LNC, Konferenca e Bujanit, Kuvendi i Prizrenit, masakrat komuniste, shpërnguljet për Turqi etj., janë analizuar me një qasje kritike duke dhënë një alternativë thellësisht intelektuale. Në analizë nxirren në pah improvizimet dhe glorifikimet ideologjiko-politike që mbytën realitetin publik të shqiptarëve në Kosovë.
Autori zhvesh nga aoreola mistifikues disa nga figurat me të njohura komuniste shqiptare, duke i parë në dritën e dukumentave dhe të njohurës së deritashme. Theksohet roli i liderëve komunistë në vendimet për Kosovën, veçmas për disa nga ngjarjet tragjike, misterin e heshtjes, për të cilat, siç vëren autori, asnjëherë nuk u pa e udhës të flitet në mënyrë të hapur dhe të tregohet e vërtetat tragjike që bëhet pjesë shoqëruese e shqiptarëve. Duke krijuar një konfiguracion të ri të brendshëm ideologjiko-politik, koncepti utilitar i komunizmit jugosllav, do të jetë dominues, pa humbur në Kosovë asnjëherë nga ngjyra e saj më të theksuar, shovenizmin serb. Pikërisht, ndarja administrative solli edhe koncepte të deformuare lidhur me identitetin shqiptar dhe e atë kosovar, si rrjedhojë e kësaj edhe në politikë dhe kulturë.
Qasja kulturologjike e Krajës, nxjerr pohimin “se elita intelektuale në Kosovë politikisht ishte autonomiste, por kishte formim thellësisht nacional”. Këtu duhet parë edhe një nga format më të rëndësishme të konceptit të paraqitur identitar, thuajse përgjatë gjithë gjysmës së shekullit XX. Intelektualët janë interpretues të ideve dhe jo krijues të tyre, pra në këtë gjendje nuk bëhet fjalë për disidencën politikë dhe ngjyrë dominuese e jetës publike ishte morali i dyfishtë.
Edhe në rrjedhat kryesore kulturore shqiptare, vëren autori, do të gjendet dora politikës mbi shqiptarët e Kosovës. E vërteta, edhe në kontekst të identitetit, nuk ka pasur një qasje krejt të qartë lidhur me identitetin e shqiptarëve të Kosovës nga vetë regjimi serb, përveç kur bëhet fjalë për spastrimin e plotë etnik. Shqiptarët, për këtë arsye, nuk janë konstituuar as komb dhe as minoritet, por kombësi, një dyzim politiko-socialo-kulturor që i lë pa identitet shtetëror. Dmth. nga ky identitet kulturor-etnik derivon edhe identiteti politk-juridik, autonomia në ish-Jugosllavi. Serbia ruan ndikimin e fuqishëm për të mos lejuar krijimin e identitetit shqiptar që do të pasohej me krijimin e republikës në federatën e ish-Jugosllavisë. Komunistët serbë janë ata që i rrinë mbi krye secilit proces në Kosovë.
Kraja vëren se interferimet e politikanëve kryesorë serbë duken jo vetëm në ngjarjet politike, por madje edhe në vendimet që kishin të bënin edhe me ngjarje të mëdha kulturore. Kjo kishte ndodhur edhe me pjesëmarrjen e intelektualëve shqiptarë në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, për çfarë leja e fundit ishte marrë nga kryekomunisti serb i kohës, Petar Stamboliqi. Pjesëmarrja ishte lejuar në konceptin kulturor të një pakice etnike .
Autori në këtë libër të rëndësishëm të anatomisë politiko-kulturore, elaboron gjerësisht idetë e tij mbi identitetin gjuhësor duke theksuar edhe pjesëmarrjen pasive të intelektualëve nga Kosova në ndërtimin e standardit gjuhësor. Megjithëse idetë e ndarjes janë stimuluar edhe përmes gjuhës mbas vitit 1972, vëren autori, gjuha shqipe në Kosovë tashmë kishte kornizën kulturore, koherencën dhe shtatin e formuar. Gjuha shqipe nga kjo periudhë nis përballjen me gjuhët sllave, mu në terrenin e saj. Një moment nxitës identitar, gjuha standarde bën që Kosova të përfshihet nga iluminizmi i madh, pastaj të zhvillohen fusha të reja të artit, të krijohen institucione kulturore dhe vetvetiu identiteti shqiptar merr dimensione shumë më të gjëra dhe të thella. Por, edhe në këtë periudhë, identiteti shqiptar gjendet në mes dyansisë kulturore, në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Me gjuhën, natyrisht, vjen entuziazmi po dhe deformimet, të cilat vazhdojnë të jenë të tilla pak a shumë, edhe sot e kësaj dite.
Nuk ka një dilemë nëse ka një gjuhë kosovare apo se gjuha e folur kosovare ka një identitet të veçantë që duhet kthyer në gjuhë të një kombi hibrid kosovar. Kosovarishtja, shkruan autori, është një gjuhë inkezistente, e paqenë. Alternativa gjuhësore që e ofrojnë ithtarët e identitetit kosovar nuk është gjë më shumë se një përmbledhjesh e gabimesh gjuhësore.
Në një pjesë të librit autori fokusohet në raportin ndërmjet kombit dhe fesë, duke u ndalur në një proces të konceptimit katolicizëm i ri (për shqiptarët) dhe atë të mercenarzimin fetar .
Kraja vëren se pothuajse në gjithë proceset që kanë ndodhur edhe mbas vitit 1990, është shprehur një vijë e theksuar e autonomistëve, që jo rrallë nuancohet si integrizëm jugosllav. Kjo lë të kuptohet se kishte një tendencë e ruajtjes së privilegjeve të fituara nga individë dhe e klane.
Pjesën e tretë të librit Kraja ia kushton identitetit politik. Duke i parë në kontekstin kronologjik ngjarjet kryesore që ndodhën në vitet e fundit, ai thekson kundërthëniet ndërmjet identitetit shtet dhe komb, përkatësisht shtetit të Kosovës dhe kombi kosovar. Edhe dokumenti i Ahtisarit e provizon një lloj identiteti të ri shtetëror, duke projektuar distancimin nga shtetet tjera dhe veçmas nga Shqipëria. Krijimi i simboleve identitare në Kosovë provokoi dualizmin e shqiptarëve, të cilët entuziazmin historik e ndanë me ndjenjën për shtetin e ri. Ky kontekst identitar duket më mirë në thënien e autorit, se himnin pa tekst duket sikur e duan vetëm ata që e kanë obligim ligjor dhe kushtetues, pra vetëm institucionet dhe njerëzit që janë brenda tyre.
Në rastin e Kosovës, megjithatë, nuk mund të vlejë projekti i krijimit të kombeve të reja, siç ishte rasti me Maqedoninë dhe Moldavinë, sepse kosovarizmi si identifikim etnik është i paqenë kundrejt patriotizmit shqiptar. Po kështu ai shprehet se, ndryshe nga toponimi Kosovë, etnonimi kosovar ka një shtrirje kohe krejt të ndryshme madje dukshëm më të reduktuar. Në periudhën e ish-Jugosllavisë banorët e Kosovës shumë rrallë e quanin veten kosovarë, ndërsa të shumtën shqiptarë të Kosovës. Kombi kosovar është një ide degjeneruese, sepse krijon konfuzion dhe nxjerr jashtë funksionin të gjitha forcat kohezive që mbajnë Kosovën të qëndrueshme.
Shqiptarët e Kosovës, duke qenë pjesë aktive e ngjarjeve të mëdha të kombit shqiptar, kanë bërë që baza historike e shqiptarizmës, por edhe ajo aktuale, të jetë shumë më e fortë se ajo e kosovarizmës. Kraja vë në spikamë se pikërisht separatizmi identitar kosovar është keqpërdoruesi dhe shkatërruesi më i madh i idesë së shtetit të Kosovës.
Do të përfundoja me një motosintezë të librit “Identieti Kosovar”: Identiteti është një institucion dinamik social kulturor, politik etj. dhe do të jetë pjesë e debateve të vazhdueshme në botën shqiptare, por në këtë proces prore do të ketë avantazh identiteti shqiptar ndaj atij kosovar dhe si ideal i bashkimit prore do të jetë më i fuqishëm emri Shqipëri se Kosovë.
Kosova eshte Procesi i Paperfunduar i Krijimit te Shtetit Shqiptar.
Vetem kaq eshte Kosova.Identiteti ”kosovar” do te jete vecse 1 burim frymezimi per Humoristet dhe per njerezit e dhene pas Barsaletave.
Biles edhe Serbet e dine shume mire,se kur vjen puna ke Kosova,nuk ka ”Kosovar”,por vetem Shqiptar dhe Serb.Ky problem o i zgjidhun,vecse ne mos doni edhe ju te krijoni 1 Identitet te Ri QESHARAK,sikur sllavet ne Maqedoni qe e konsiderojne vetveten si Maqedonas te Vjeter,por qe ne te vertet nuk jane gje tjeter vecse mbeturina Sllavo-Bullgare.
komb dhe identitet Kosovar nuk ka por Dardan PO !
O GJO E EGER ! O BARBAR ! O KAFSHE !
OK,Bravo!!!!!!!!
FLM O GJO E EGER !
ç’esht ky “identiteti kombetar Kosovar” nuk ekziston nje Komb Kososovar, ekziston Kombi Shqiptar…….
Kosovar,kosovarishtja jane dege te trungut meme njesoj si korcar,myzeqar,lab etj ku nendega gjuhesore perfaqesohet nga korcarja,myzeqarcja,laberishtja etj.Nese i krhasojme me gjuhet e tjera psh me italishten:ndryshimi i kosovarishtes me shqipen letrare eshte pothuajse zero ne raport me barezcen apo napolitancen ne krahasim me italishten letrare.Po brenda trungut te shqipes:kosovarishtja eshte thjesht nje variant(ne shume raste dhe me i zbutur)se gegerishtja.Psh ka zona ne Puke apo Diber qe jane shume me larg shqipes letrare se sa kosovarishtja
bravooooooooo1
nje dhurate per 100 vjetorin 2012!
LODHNI PENAT O BIJTE E MI-DERDHNI TALENTIN PER SHQIPERI!
NENA SHQIPERI!
Nuk ka kosovare, nuk ka kosovarisht, nuk ka gege, nuk ka toske. Por ka vlonjate, prishtinas, tiranas, shkodrane, korçare, tetovare e çfare te doni, por jane te gjithe shqiptare. Jane vetem disa te shitur qe u ka mbetur ora te “Bashkim – Vellazerimi” ose disa qe duan te tregohen origjinale dhe snobe, qe na flasin per dallime gjuhesore, kulturore etj ndermjet banoreve te ketyre trevave. Jane bishtat e famekeqit “Shalli” dhe teorise se tij te Prishtines se barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana
Nuk dua qe Kosova tw bashkohet me Shqiperin (edhe pse jam shqipwtar i Kosoves) sepse po te ndodhte kjo atehere nje gje e keni te sigurte; njeriu me anti kombetar i quajtur Sali Berisha do te mbetet perhere ne pushtet dhe nuk dua qe edhe ne Kosove te ndihet pushteti i tij. Ne rrethana normale, nornmalisht qe do te isha pro.
Mese e drejte, ste heq dot as nje presje.
Fiks Fare adri.
Erdhi ”kryeministri” i Shqiperise para 2 javesh ne Kosove per Inaugurimin e Autostrades dhe per cudi njerezit brohorisnin si te cmendur per 1 ”patriot” te rreme si ai.
As1 duartrokitje per Presidenten Jahjaga dhe per Hashim Thacin,megjithese jane udheheqesit kryesor te Kosoves.
Sado i ”keq” te jete Hashim Thaci,ai ka LUFTUAR per Kosoven me ndershmeri dhe ne lufte mund te humbasesh edhe jeten.Pra i ka dhene Kosoves,ndersa ky BANDITI yn ne ato kohera i shiste nafte Mark Miloshevicit dhe i rekomandonte shqiptareve te Kosoves te pranonin autonomi brenda serbise.Ja cfare ”TRIMI” kena per ”kryeminister” dhe sa shume ka bo ai per Kosoven.Vetem FJALEdhe GENJESHTRA.
Nuk ka hyre ndonje grek apo serb te hedhi helmin ketu,se vdesin per cik percarje ata.Apo po e ndiejne qe po afrohet bashkimi kombit ne nje shtet te vetem?
ka nje ndryshim thelbesor midis shqiptareve RSH edhe shqipfolesve te kosoves: te paret jane me mendjne ne evrope, te dytet me mendjne ne azi. Kjo eshte e mjaftueshme te flasesh jo vetem per 2 shtete por edhe per 2 kombe.