Edita vetë i 13-të = 8853 euro mëditje

23 Nëntor 2011, 14:18Rajoni TEMA

Raundi i shtatë i dialogut me Serbinë, vetëm për mëditje i ka kushtuar buxhetit të varfër të Kosovës afër 9 mijë euro, duke përjashtuar këtu shpenzimet e udhëtimit e të tjera.

Kjo ka ndodhur pasi në ekipin kosovar kanë marrë pjesë gjithsej 13 veta. Përveç stafin të ekspertëve, zëvendëskryeministrja Tahiri ka marrë me vete pesë anëtarë nga kabineti i saj.

RTK ka raportuar se sipas udhëzimit administrativ të Qeverisë për udhëtime zyrtare, për në Belgjikë, çdo zyrtar merr nga 227 euro mëditje në ditë, pa shpenzimet e udhëtimit.

Delegacioni kosovar prej 13 anëtarëve nga 227 euro mëditje në ditë bëjnë 2951 euro, ndërkohë tre ditë të tyre, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës gjithsej 8853 euro.

“Mirëpo, përveç këtyre mëditjeve, sipas një udhëzimi administrativ të nxjerr në vitin 2009, zyrtarëve të lartë u garantohet edhe një kredit kartelë. RTK jo zyrtarisht, ka mësuar se shuma që mund të përdoret në këtë kredit kartelë, është deri në 10 mijë euro për zyrtarët e lartë e deri në 5 mijë për stafin përcjellës”, ka raportuar RTK.

Emrat e pesë këshilltarëve politike të Tahirit: Dren Zeka – Këshilltar kryesor politik i Edita Tahirit; Arjeta Rexhaj – Këshilltare politike; Gazmir Raci – Lëshilltar politik;

Elona Cecelia – Këshilltare politike; Visar Xani – Këshilltar politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje