Mediet serbe njoftojnë KFOR-i nuk ia doli të heqë një barrikadën te Zveçani dhe rreth orës 01.30 të natës janë tërhequr nga pengesa e ngritur në Kërshin e Dudit. Serbët gjatë kësaj kohe kanë gjuajtur me gurë pjesëtarët e KFOR-it dhe pas largimit ushtarëve ndërkombëtarë me kamionë kanë sjellë zhavorr dhe e kanë përforcuar edhe më shumë barrikadën.
Pp ashtu njoftohet se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, vonë pas mesnate. Disa makina janë dëmtuar, por dëme në njerëz nuk ka. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës afër Tre Rrokaqiejve të banuar me shqiptarë./koha
o KFORI O TU THAFSHIN DURT !