Vetëvendosje: Qeveria po shkombëtarizon shqiptarët e Kosovës

25 Nëntor 2011, 12:21Rajoni TEMA

Subjekti i Albin Kurtit i ka akuzuar institucionet e Kosovës të enjten se po e shkombëtarizojnë shqiptarin e Kosovës. Provë për këtë është mungesa e 28 nëntorit si festë zyrtare në Kosovë – dita kur flamuri kuqezi i shqiptarëve u ngrit në Vlorë më 1912.

Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, ka thënë se institucionet e Kosovës sot nuk janë institucione shqiptare, por institucione shtetërore të Kosovës pa karakter shqiptar.

“Ky është një problem politik drejt mbulimit të së vërtetës së madhe për Kosovën që shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë. Në këtë drejtim, meqenëse shumica është shqiptare dhe e ka ambicien për bashkim dhe krijimin e një shteti shqiptar, atëherë mund të themi që këto institucione nuk janë reflektim i vullnetit të tyre: ato në vend se ta reflektojnë atë këto e ndrydhin atë”, ka thënë ai. “Një prej datave që ndrydhet më së shumti në Kosovë është 28 nëntori”. Ymeri ka thënë se 28 nëntori duhet të njihet si festë zyrtare në Kosovë. /koha

5 komente në “Vetëvendosje: Qeveria po shkombëtarizon shqiptarët e Kosovës”

  1. stalinsali says:

    Ju lumte “Vetevendosje” ju lumte !

  2. X says:

    hashim thaci bashke me ata trapat e qeverise se tij kur dolen me uck me 1999 dilnin me flamur dhe stema shqiptare sepse ja kishin nevojen shqiperise per arme mbeshtetje ushtarke dhe mbeshtetje politike dhe diplomatike me nderkombetaret.Tani qe nuk ja kane me nevojen kalova lumin te dhjefsha kalin vazhdoni keshtu sic e keni nisur se per 10-20 vjet prap province e serbise keni per te qene dhe te varur ekonomikisht prej saj.E pastaj mos na hajdeni te na qani prape si me 1999.

  3. keli says:

    meruni me kosovot se do ja shikoni cherin

  4. pjeter gjini says:

    sa te jete jeta kosova nuk do jete me nen ndikimin e serbise.

  5. Jorgo says:

    Turp per Thacin qe nuk e ka vene 28nentorin dite feste.Por turp dhe per Berishen qe nuk e ka vene 17shkurtin dite feste gjithashtu.Megjithate shpresoj qe te dyja keto te jene te perkohshme derisa te vije dita e Bashkimit dhe ajo do te jete me e madhe se te dyja keto….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje