“Përdorimi i forcës mund të jetë i paevitueshëm”

24 Nëntor 2011, 22:02Rajoni TEMA

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë përjashtuar mundësinë që dhuna të përshkallëzohet në veri për shkak se nuk po gjendet alternativë për të hequr barrikadat të vëna nëpër rrugët e veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka thënë Radio Kosovës se përdorimi i forcës mund të jetë i paevitueshëm për të garantuar lirinë e lëvizjes në veri.

Heqja e barrikadave nëpër rrugët e veriut dhe funksionimi i organeve të sigurisë atje duket se nuk do të mund të realizohet pa përdorimin e forcës.

Ky është perceptimi që ka aktualisht ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në kohën kur tentimet për largimin e barrikadave nga trupat e KFOR-it vetëm sa po shtojnë rezistencën e serbëve dhe numrin e ushtarëve të plagosur.

“Duket se pa përdorim të dhunës nuk do të mund të ketë pastrim të rrugëve sepse përditë tentimet për të larguar barrikadat po përcillen me sulm ndaj ushtarëve”, ka thënë Rexhepi.

Një nga opsionet e KFOR-it për të lënë çështjen e heqjes më masive të barrikadave është përmendur dhjetori apo janari, pasi koha të ftohet edhe më shumë dhe njerëzit të mos mund të qëndrojnë gjithë kohën pranë barrikadave.

Por, ministri Rexhepi është skeptik që ky opsion mund të funksionojë. “Ata mund ta mendojnë kohën e ftoftë si opsion, por serbët atje kanë sistem alarmi dhe aktivizohen shumë shpejt”, ka theksuar Rexhepi, raporton RTK.

11 komente në ““Përdorimi i forcës mund të jetë i paevitueshëm””

  1. Kalorsi i zi says:

    Epo sic tha Saliu ; Palestina duhet ta zgjedhe me izraelin problemin e shtetit Po ashtu po na thote dhe ne, ta zgjedhim vete me serbine problemin e Kosoves. Ne jemi shtet i fuqishem ekonomik dhe serbia do leshoje per nje jave.

    1. taulant says:

      Puna e kosoves nuk eshte ne dore te shqiperise hic fare ,lene kosoven po shqipnia nuk ka bythe me fakte historike te huaja te mbroje historine e herojte e vete ,lene ma per gjera jetike te kombit apo shtetit-qe ta thote haptas ok gjerat jane keshtu por hesht gjithmone ne arenen nderkombetare kjo eshte nje gje shume negative ,politike pa karaktere pa plane nuk sjellin asnjehere zgjidhje ,te na rrojne te huajt qe na mbrojne se per ne kishim ikur per leshe-ne nje dy edhe nje gje dime lufte edhe na e fusin sa krahu pastaj -ndjej keqeardhje se historia shqiptarfolese eshte me te vertete botrore ,,

  2. pjeter gjini says:

    te lumte z.regjepi se ato sllavet e m…. vetem plumi i rregullo.

  3. Vasilika says:

    Qofte edhe me force!!!!!!!!! Kosova tashme eshte shtet i lire dhe si shume po i duron zullumet e serbeve. Bjerini “qenit”

  4. enh says:

    te njejten gje thone edhe serbet,thua edhe rusia te mendoje te njejten gje.

  5. pjeter gjini says:

    rusia nuk ka force per asnje gje ,,sepse ato nuk kan force ekonomike ,,plus qe ato kan shum probleme ne gjirin e vet dhe nuk mund ti zgjidhe ,dhe as nuk do ti zgjidhe kurre ,,plus qe nje fillim lufte dhe futja edhe e rusise do ti bente gropen vetes .

  6. brace says:

    Pjedha e tyre e ndyre,serbet mbajne shprese teke rusia,pore gabojne rende,rusia eshte si puna e atije kalit te ngordhur,qe i hekin patkonjte,ndjese me mute paste rusia e ruset.

  7. plaku says:

    Djema, me vjen me te vertet keq per miopine politike te ministrit te brendeshem kosovar. Anglezet thone mos i zgjo qente qe flene. Mendoj se, ministri nuk duhet te bej bla bla bla kot. Ai duhet te lere KFORIN te beje ate qe ai do te beje. KFORI eshte derguar aty dhe financohet nga BE dhe USA per te mbrojtur shtetin e ri kosovar. KFORI ka leke dhe mjete ushtarake te beje ate qe duhet te beje. Me cfare ushtrie do largojme ne serbet nga veriu ? Mos harroni se ne se, perziehet faktori kosovar ushtarakisht ne kete ceshtje do ti japi te drejte edhe ushtrise se Serbise te perzihet. Cfare ushtrie ka Serbie dhe cfare ushtrie ka Kosova.
    Zoti ne i ka dhene trute qe, te mendojme nje qind here dhe pastaj te veprojme. Mendoj se, qeveria kosovre duhet te beje nje tabelle dhe te shenoje se cfare fuqie ekonomike, ushtarake, njerezore etj. ka Serbia dhe Kosova dhe pastaj te bej bla bla bla. Kosovaret duhet te falenderojne zotin qe, interesat gjeopolitike te USA perputhen me interesat e Kosoves. Me falni por ne shqiptaret kemi nje proverbe te bukur : Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.Kosova nuk ka breke ne bythe dhe do te hyje ne valle kot se koti.Me cfare do perdoresh forcen ti more miop politik, me morra. Apo mos valla je nje provokator i shitur tek Serbia.

    1. EDI DETROIT says:

      Plaku,si njeri me mend dhe i zgjuar( kryesorja qe je patriot), them qe e ke gabim.Pse??.Ministri kosovar nuk flet pa u konsultuar me USA dhe Europen, por kryesisht me USA, Europa si gjithmone eshte e paafte dhe e pafuqishme.Ai kur thote per nderhyrje nuk flet per nderhyrje te forcave kosovare, por te Umnikut( apo cfare quhen).Ju e kuptoni qe aqi nuk flet per nje nderhyrje kososare.Plaku;Amerika ben politike te jashtme me qitje te larget, 50-100 vjecare,dhe nuk ndikohet nga ndryshimi i Presidentit( jo si thote ndonje Jorgo ketu, qe presin te ndryshoje politika amerikane ndaj Shqiperise, me ndryshimin e presidentit),dhe ku futet Amerika nuk iken pa realizuar qellimin e saj, qe ne kete rast eshte;Nje Kosove e pavarur dhe pas jo me shume se 15-vjeteve nje Shqiperi natyrale.Me beso mua por, kryesorja :you should trust USA.Plaku te uroj shendet dhe gjithe te mirat familjarisht.

  8. Kalorsi i zi says:

    Plaku, kemi folur njehere per kete situacion. Situacioni socialo-politik i shteteve te medhenj nuk i lejon te nderhyjne per zgjidhjen te nje konflikti rajonal qe mund te kete konsekuenca te nje lufte boterore. Kjo eshte dhe per konfliktin Izrael-palestine. Problemet qe do luftojne jane Mafia rajonale per fitim kohe deri ne zgjedhjet e ardheshme ne USA. Shqiperia dhe Serbia mund te bien dakort mbi ndarjen e territorit te kosoves dhe plani i Sali Berishes mund te funksionoje, gjithashtu ndarjen e territoreve me Maqedonine duke mos harruar dhe jugun. Kjo formule i siguron pushtetin Saliut dhe mund ta ngreje flamurin e Haxhi Qamilit ne Tirane duke u veteshpallur ”Mbret”. Kjo hipoteze egziston, por te shohim si do vazhdoje.

  9. bili says:

    serbet e veriut luajne me kforin,,miu-maca,edhe kjo e gjithe pershkak te zhagimit te te njejteve per largimin e barikadave,kjo,.perrdhosje,edhe kuptohet si dobesi nga serbija ku kohen e fundit njihen edha deklarata per lufte per kosoven e tere e jo vetem per verin ,pere mendimin tim duhet edhe me ashper te reagohet qe te mer funde kjo situat ku disa dhjetra serbe ,,luajne ,, me bashkesin nderkombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje