“Vetëvendosje” vendos flamurin kombëtar në Kuvendin e Kosovës

28 Nëntor 2011, 12:50Rajoni TEMA

Me rastin e festës kombëtare, 28 Nëntorit, në orët e mëngjesit, Grupi Parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje” ka vendosur flamurin kombëtar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme janë arrestuar edhe 4 aktivistë të saj në Drenas pasi kanë tentuar të zëvendësojnë flamurin shtetëror të Kosovës me atë kuqezi.
“Sot, më 28 nëntor, rreth orës 10:00, u arrestuan katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, të cilët ishin duke zëvendësuar flamujt e kaltër me ata kombëtarë. Ata janë duke u mbajtur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.
Sipas lëvizjes “Vetëvendosje” aktivistët e arrestuar janë: Petrit Bajraktari, Sokol Bylykbashi, Ismet Dibrani dhe Albert Ramaj.

8 komente në ““Vetëvendosje” vendos flamurin kombëtar në Kuvendin e Kosovës”

  1. agim says:

    Me qene se quhet e mbaruar lufta mire eshte be qe jane arrestuar.Dihet tani qe udhheqja ne Prishtine po vazhdon te zbatoje detyrat e vendimet e Beogradit.Shkurt Kosovaret e vertet duhet me ba dhe nje lufte me clirue Mitrovicen e Prishtinen.

  2. Landi- Sverige says:

    Gezuar festen e Flamurit. Te arestohen shqiptaret pse vendosin flamurin kombetar ne diten e pavaresise eshte tradheti kombetare. Ne Qipro cdo 25 mars qe eshte festa kombetare e Greqise, megjithese Qipro ka flamurin e saj ashtu si edhe Kosova, ngrihet flamuri grek. Eshte me se normale, kur je i njejti komb do e festosh me ngjyrat kombetare.

  3. stalinsali says:

    Ju lumte “Vetvendosje”, shqiptare te vertete

    1. Po ti moj stalinke e ngrite flamurin sot ? Ade o tu mbyllte, Taqkua e ngriti tre here sot flamurin me dy koka ne mes te athines

      1. stalinsali says:

        Taqke, me duket se te jane dukur kernackat si shqiponja me dy koka. Mos pi kaq shume o tu mbullte.

  4. meti says:

    ate qe po ben thaci sote e ka ber milloshevici me pare ndaj midis tyre nuka ka dallime jane anti shqiptare

  5. geno says:

    Sipas politikave te Thacit, te kalkuluara me Saliun Kosov4 eshte akoma nen vartesine Serbise. Pse flsmur eshte ai qe ka Kosova si amablazh arke bananesh, pa asnje simbol kombetar shqiptar? Ndaj i arrestojne djemte dhe vajzat e vetvendosjes se ata duan liri, nderkohe qe lirine e pavaresine e ka shitur Thaci tek serbet dhe kurva plake europe per te mbyllur hetimet per krimet qe ka bere me vrasje gjate luftes, me tradheti te luftetareve te UCK dhe me trafiqe kruvash, organesh njerezore e droge.

  6. Neorealizmi says:

    Respekt per ata djem qe bene nje gje te thjeshte por kuptimplote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje