Kryeministri Thaçi dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë varrezave të kompleksit Ademi Jashari në Prekaz me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Pas homazheve kreu i qeverisë nuk është pritur si zakonisht nga vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari në odën e Jasharëve në Prekaz, raporton KTV-ja.
Kompleksin Memorial në Prekaz e ka vizituar edhe një delegacion i Aleancës Kuq e Zi. Me këtë rast, Kreshnik Spahiu i ka kritikuar politikën kosovare dhe atë shqiptare për mospunën dhe realizimin e ëndrrës së Ismail Qemailjit e Adem Jasharit për bashkim kombëtar. /koha/