Policia maqedonase ka arrestuar katër shtetas së saj shqiptarë, për shkak se kanë bërë grafit në rrugë. Bëhet fjalë për vizatimin e hartës së “Shqipërisë së Madhe”. Mbi këtë hartë të Shqipërisë etnike ata kanë shkruar “Një gjuhë, një komb, një shtet”.
Ngjarja ka ndodhur në Tetovë dhe të arrestuarit janë personat me inicialet T.P, V.K dhe V.I nga Tetova dhe R.S nga Dibra. Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se të katër këta persona janë të moshës 20 deri në 22 vjeç.
Ndalimi i tyre, sipas policisë është bërë për shkak se kanë vizatuar grafiti në hyrje të Tetovës me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Rrofte atdheu yne i perbashket.ARBERIA.
Nje te vertete absolute kani shkruar……..Bravo çuna.