Shkupi renditen në metropolet më të shtrenjta për blerjen dhe dhënien me qira të pronës së patundshme.
Kjo bëhet e ditur sipas portalit Bussines Insider dhe Global Property Guide, ku konstatohet se Maqedonia ka rroga të vogla, mirëpo qira me çmime të larta. Në të kundërtën, shumë metropole evropiane që kanë standard dhe rroga të larta, kanë qiratë e ulta.
Në këtë raport, Shkupi radhitet në vendin e dytë, menjëherë pas Budapestit. Fitimi vjetor nga ky biznes në kryeqytet arrin në 7,38 për qind, nga të ardhurat e përgjithshme vjetore. Gjithashtu vlerësohet se në Shkup, 1 m2 e një apartamenti apo shtëpie ka vlerën prej 1064 euro.
Pas Maqedonisë për nga përfitimi nga qiratë e pronës së patundshme, radhiten Amsterdami, Stambolli, Zagrebi, Berlini, Roma dhe 15 metropole të tjera evropiane. (INA)
E PSE QENKA SHKUPI SI METROPOL I SHTRENJTE NE EUROPE,KUR NE TIRANE 1m2 KA VAJTUR 1300 EURO?
Futja kot i thon ksaj pune..
Ne Tirane cimi varion nga 400- 3000 Euro metri/katror.. Kshuqe Shkupi eshte shume me mbrapa ne krahasim me Tiranen, per te mos permendur Parisin qe 1 m2 = 10000 Euro ..